Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të festivalit të filmave “Kinomania”

Nga 12 deri më 29 nëntor adhuruesit e artit të shtatë në Sofje do të kenë mundësi të shikojnë filmat e përfshirë në edicionin e 29-të të festivalit të filmave “Kinomania”.

БНР Новини
Foto: arkiv

“Festivali “Kinomania” lindi në vitin 1987, i krijuar atëherë nga Bashkimi Shtetëror “Kinematografia Bullgare”, që udhëhiqte tërë procesin e krijimit të filmave – na tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë Vlladimir Trifonov, i cili përgjigjet për programin e festivalit. “Kinomania” ishte një ngjarje, e cila shumë vite me radhë pritej nga të gjithë shikuesit, sepse arrinte të tregonte shumë filma të rinj. Pas ndryshimeve politike te ne, kur tregu i filmave u liberalizua dhe udhëhiqej kryesisht nga kompanitë private, “Kinomania” kishte disa vite shumë të vështira. Në vazhdim të 10-15 viteve të fundit përpiqemi ta zhvillojmë festivalin në mënyrë të tillë kështu qe të tregojmë filma të rinj dhe, kuptohet, të bukur. Theksi kryesor është zhvillimi i kulturës së filmave, duke u paraqitur filma klasikë të lidhur me historinë e kinemasë.”

Ndër filmat e seleksionuar ka vepra me çmime nga festivalet e sivjetshme botërore në Kan, Berlin, Venecie etj. Në programin e sivjetshëm merr pjesë filmi i ri bullgar “Të pafatët” me regji të Ivajllo Hristovit. Para pak kohe ai fitoi çmimin e madh në një Festival prestigjioz ndërkombëtar të filmave në Moskë. Vepra tregon për të rinj të pafat nga një qytet provincial – ata janë të fatzinj, por kanë dëshirë të madhe për sukses. Në festivalin e filmave në Varna “Dashuria është marrëzi” filmi fitoi akoma dy çmime. Me siguri në programin e “Kinomania” do të paraqitet edhe vepra dokumentare “Buzëqeshja e kinemasë bullgare” e regjisorit Ivan Georgiev-Gec, i cili për fat të keq u nda nga jeta në moshën e re.

Theksi në programin e festivalit është pjesa teatrale e “Hamlet”-it, por në variantin e saj kinematografik. Në rolin e princit danez mishërohet aktori i talentuar Benedikt Këmbërbaç (Benedikt Kumburbach). “Të gjitha recensionet, të cilat i kemi lexuar për të, janë të jashtëzakonshme, jo vetëm sepse ai është një aktor i jashtëzakonshëm, por sepse arrin të rikrijojë një Hamlet modern, bashkëkohor, të ri" – tregon Ljubov Kostova, drejtoreshë e Këshillit Britanik në Bullgari. Me “Hamlet” fillon dhe një program të madh kushtuar shënimit të përvjetorit të 400-të të vdekjes së Shekspirit – një ngjarje globale kulturore e vitit 2016. Ajo përfshin shfaqje arsimore, kinematografike dhe koreografike gjatë tërë vitit.

Një theks tjetër në “Kinomania” është filmi “Roxhër Uotërs – Mali”. Sipas Mirosllav Borshoshit, drejtor i Pallatit Kombëtar të Kulturës, një godinë, që është lidhur me festivalin që prej shumë vitesh, edhe të dy filmat janë shumë të mirë.

“Shpresoj se në këtë mënyrë do të tregojmë jo vetëm se e kërkojmë publikun e gjerë, por do të paraqitim gjithashtu një kinema elitare dhe cilësore, një kinema për të cilën të gjithë njerëzit kanë nevojë” – shënon ai. – Kemi zgjedhur shumë filma cilësorë. Jemi në pritje bashkë me ekipin e “Kinomania”-s për ta parë festivalin në Venecie, sepse atje do të ketë premiera, të cilat ndoshta do të jenë shumë të përshtatshme për “Kinomania”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD