Një nismë e re me titull “Në qoftë se ke dhënë” tashmë mbledh shumë përkrahës në Sofje. Ideja është e Stefan Çollakovit – pronarit të një restoranti, i cili mendon se hedhja e mbetjeve të ushqimit në plehra pas fundit të ditës së punës të restoranteve është një krim. Pamja tronditëse e një njeriu, i cili kërkonte ushqim në koshin e mbeturinave, e bëri atë të mendonte, se po të siguronte darkën e vetëm një të varfëri, përsëri do të ishte një gjë e mirë. Kështu kryeqytetasi filloi t’u dhuronte ushqim njerëzve të moshuar, të cilët jetojnë në varfëri për shkak të pensioneve të tyre të ulëta, të papunëve apo atyre që jetojnë në rrugë. Pranë restorantit ai vendosi një frigorifer, ku edhe fqinjët filluan të linin ushqim sipas shembullit të Stefanit. Ai i ka dhënë emër frigoriferit – “Help corner” dhe tashmë shumë nëna me fëmijët e tyre shkojnë atje për të lënë ëmbëlsira të gatuara në shtëpitë e tyre. Sipas fjalëve të Stefan Çollakovit ideja pranohet me entuziazëm dhe dhuruesit bëhen gjithnjë e më shumë:
“Para tri muajve, kur pastrova kuzhinën, duhej të hedhja disa porcione. Dhe atëherë premtova vetveten se asnjë herë tjetër nuk do ta bëjë këtë. Nga njëra anë – sepse vlerësoj punën time për përgatitjen e ushqimeve, nga ana tjetër – sepse produktet janë shumë të mira, unë gjithmonë zgjedh më të mirën për restorantin tim. Më parë fillova t’i ndihmoja një gruaje të varfër, e cila jeton me më pak se 100 euro për muaj. Pastaj, pas orës tetë të mbrëmjes, kur përfundojmë punë, edhe njerëz të tjerë filluan të vinin. Kur fqinjët kuptuan për nismën time, ata vetë filluan të dhuronin ushqim. Kështu ushqimet u bënë aq shumë, se kishte nevojë për një frigorifer të posaçëm, prej të cilit njerëzit mund të marrin produkte pas mbylljes së restorantit. Me siguri ne ndihemi mirë kur ndihmojmë, kjo është pjesë e natyrës sonë. Restoranti im ndodhet në një pjesë prestigjioze të Sofjes. Njerëzit që jetojnë në afërsi dhe dhurojnë ushqime kanë profesione të ndershme – mjekë, tregtarë, rentierë. Ka edhe njerëz të thjeshtë që ndihmojnë – blejnë fasule, thjerrëz dhe i sjellin në restorant. Ata që dhurojnë nuk janë vetëm njerëz të pasur, ata janë njerëz të mirë.”
Për tre muajt, në të cilat merret me këtë veprimtari, ai ka vërë re se pak nga pak ndryshohet dhe statusi financiar i njerëzve në nevojë. Disa prej tyre kanë filluar punë dhe bile tashmë dhurojnë produkte për kuzhinën. “Me ta numri i dhuruesve u rrit akoma më shumë – thotë Stefan Çollakovi. – Askush prej nesh nuk është siguruar. Gjërat e këqija ndodhen papritmas në jetën e njeriut dhe bile ata që janë aktivë në një moment mund të kenë nevojë për ndihmë. Për fat të keq ne përpiqemi të jemi individualistë dhe të konkurrohemi. Mendimi im është se shoqëria duhet të përpiqet të kujdeset për anëtarët e saj. Në se ne ndihmojmë njeri-tjetrin me siguri do të ndihemi më mirë dhe do të jemi më të fortë. Tani ne kryejmë veprimtarinë tonë bamirëse pavarësisht nga shteti, jashtë ligjeve të tij dhe pa ndihmën e tij. Nuk e fsheh këtë se ajo nuk është në përputhje me ligjin, i cili përkufizon bamirësinë. Nuk mund të vendoset tatim 20% mbi të gjithën, që dhurohet. Tani në restorantin tonë ne dhurojmë ushqime dhe nuk e deklarojmë këtë veprimtari askund. S’ka kuptim të krijomë një organizatë juridike për nismën tonë, pasi ligji nuk na lejon këtë. Do të mbetemi vetëm një grup njerëzish të bashkuar ndërmjet internetit, të cilët ndihmojnë me gjerat, me të cilët kemi mundësi. Tashmë jemi 20 mijë veta dhe nuk i përkasim asnjë organizate juridike. Secili kush merr nga ne ushqim dhe e çon atë në shtëpinë e ndonjë invalidi, bëhet pjesë e nismës. Ka edhe njerëz, të cilët para se të shkojnë në pushim jashtë qytetit, zbrazin frigoriferin e tyre dhe sjellin produktet në “Help corner”-in tonë për të varfrit.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..