Në kohën e iniciativës “Rezidenca gjyshe” 80 të rinj jetuan në vazhdim të një muaji në katër fshatra të malit Rodope pranë qytetit Llëki – Xhurkovo, Drjanovo, Jugovo dhe Manastir. Qëllimi ishte të linden ide, të cilat në plan afatgjatë t’i ndihmojnë këto fshatra në zgjidhjen e problemeve të tyre. Këto ide do të ndahen në mesin e nëntorit në kohën e zhvillimit të “Empatheast” – forumit për ndryshim social në Evropën Lindore nëpërmjet empatisë. Përpara kësaj të rinjtë do të punojnë me mentorë dhe do të ndihmohen nga rrjeti i “Fabrikës për ide”, nga njerëz me eksperiencë në sfera të ndryshme në varësi të idesë, që ajo të mund të realizohet deri në pranverën e ardhshme.
Janina Taneva, udhëheqëse e projektit, thotë, se pjesëmarrësit janë larguar nga fshatrat me shumë ide, mbi të cilat duhet të mendojnë.
“ Njëra prej vajzave që jetoi në fshatin Xhurkovo tha, se gjëja më e çmueshme që ka mësuar nga ky qëndrim është se jetesa me njerëzit e moshuar ta shtyn të mendosh për vlerat e jetës kur vdekja është shumë afërt, të vlerësosh jetën dhe qëndrimin e këtyre njerëzve ndaj saj. Shpesh herë qëndrimi i tyre është më i ndritshëm dhe më vital nga përfytyrimet tona rinore. Mendoj, se kjo është gjëja më e vlefshme që njeriu mund të gjejë. Ky është kuptimi i jetës kur përleshet me pleqërinë. Gjëja tjetër që dëgjova nga rezidentët tanë është se kanë kuptuar se ka rëndësi t’u kushtojnë më shumë vëmendje gjysheve të tyre personale dhe të përpiqen të mësojnë diçka prej tyre. Kuptuam, se lidhjet midis brezave janë të mundshme, kur konsiderohen si të nevojshme nga të dyja palët. Të moshuarit në njërin prej fshatrave mësonin përmendsh fjalë që përdoren nga të rinjtë dhe këmbyen kundrejt tyre shprehje nga krahina e tyre. Ky ishte një shkëmbim prej të cilit të gjithë kanë dobi."
Ne secilin prej fshatrave janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.
“ Në Xhurkovo pjesëmarrësit ndihmuan për ndreqjen e furrës së vjetër dhe piqen në të mbi 600 bukë të cilat i shpërndan mes njerëzve në ditën e festës kishtare Fjetja e Hyjlindëse. Në fshatin Manastir njerëzit tanë rikrijuan momentin e shpërnguljes së banorëve të Davidkovos, kur kufiri ka ndarë territoret e çliruara bullgare nga ato që mbetën prapa tyre. Ata e kanë bërë me kuaj, këmbët e të cilëve ishin mbështjell me lecka që të mos dëgjohen dhe të kalojnë qetë përmes kufirit. Atje ata dhuruan kambanë paraklisit, sepse ajo e vjetra ishte vjedhur para 3 vjetësh. Në Drajnovo markuam një shteg mbi fshatin, prej të cilit hapet një panoramë e mrekullueshme, ky shteg mund të jetë i dobishëm për secilin turist që shëtit në malin Rodope. Përveç kësaj njerëzit atje organizuan bashkë me grupin vendas koral në Drjanovo një festë për fshatin, në të cilën të rinjtë u mësuan të gatuajnë specialitetet tipike rodopase. U krijua një atmosferë e mrekullueshme, një komunikim midis brezave, që la mbresa në zemrat e njerëzve."
Të rinjtë kanë mësuar të endin, të përgatitin stoli tradicionale për këtë krahinë me gurrëza blu.Kanë mësuar të kositin, kanë zierë reçel prej mjedrave, u kanë ndihmuar të moshuarve në punët e tyre shtëpiake. Ishte rivendosur edhe ura e vjetër romake deri në fshatin Jugovo.
Çfarë tjetër parashikon projekti “Rezidencë gjyshe”?
“Kemi ide të incizojmë një CD me grupin muzikor pranë vatrës së kulturës në Drjanovo, i cili ruan një folklor unik . U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të rinj që kanë dëshirë të vijnë këtu dhe të ndihmojnë, që të mund të udhëtojnë këto gra dhe të popullarizojnë folklorin e tyre. Ishin ftuar në tubimin e krijimtarisë popullore në Koprivshtica, por nuk kanë pasur mundësi të shkojnë. Do të kemi nevojë për më shumë vullnetarë. Do të kërkojmë njerëz për nxjerrjen e patateve, për përgatitjen e ajvarit dhe për shumë veprimtari të tjera për periudha më të shkurtra – për dy ditë në fund të javës. Dimri është stinë, gjatë të cilit do të nevojitet ndihmë, sepse këto fshatra gjatë dimrit të fundit në vazhdim të pesë ditëve mbetën pa rrymë elektrike. Dëshirojmë të bëjmë dhurim dhe me mbledhim me ndihmën e gjithë fansave të projektit para për akumulatorë për çdo një fshat, sepse atje janë vetëm njerëz të moshuar dhe kur 5 ditë mbeten pa dritë kjo mund të jetë fatale. Vitin tjetër fshatrat duhet të kandidojnë për njerëz të rinj, sepse sivjet ata që shfaqën dëshirë të marrin pjesë ishin më shumë se fshatrat, me të cilat planifikuam të fillojmë. Gjatë edicionit tjetër do të zgjerojmë përmasat e projektit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..