Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rezidenca gjyshe” ose çfarë mund të bëjnë të rinjtë për fshatin bullgar

БНР Новини
Foto: “Rezidenca gjyshe”

Në kohën e iniciativës “Rezidenca gjyshe” 80 të rinj jetuan në vazhdim të një muaji në katër fshatra të malit Rodope pranë  qytetit Llëki – Xhurkovo, Drjanovo, Jugovo dhe Manastir. Qëllimi ishte të linden ide, të cilat në plan afatgjatë t’i ndihmojnë këto fshatra në zgjidhjen e problemeve të tyre. Këto ide do të ndahen në mesin e nëntorit në kohën e zhvillimit të “Empatheast” – forumit për ndryshim social në Evropën Lindore nëpërmjet empatisë. Përpara kësaj të rinjtë do të punojnë me mentorë dhe do të ndihmohen nga rrjeti i “Fabrikës për ide”, nga njerëz  me eksperiencë në sfera të ndryshme në varësi të idesë, që ajo të mund të realizohet deri në pranverën e ardhshme.

Снимка

Janina Taneva, udhëheqëse e projektit, thotë, se pjesëmarrësit janë larguar nga fshatrat me shumë ide, mbi të cilat duhet të mendojnë.

“ Njëra prej vajzave  që jetoi në fshatin Xhurkovo tha, se gjëja më e çmueshme që ka mësuar nga ky qëndrim  është se jetesa me njerëzit e moshuar ta shtyn të mendosh për vlerat e jetës kur vdekja është shumë afërt, të vlerësosh jetën dhe qëndrimin e këtyre njerëzve ndaj saj. Shpesh herë qëndrimi i tyre është më i ndritshëm dhe më vital nga përfytyrimet tona rinore. Mendoj, se kjo është gjëja më e vlefshme që njeriu mund të gjejë. Ky është kuptimi i jetës kur përleshet me pleqërinë. Gjëja tjetër që dëgjova nga rezidentët tanë është se kanë kuptuar se ka rëndësi t’u kushtojnë më shumë vëmendje gjysheve të tyre personale  dhe të përpiqen të mësojnë diçka prej tyre. Kuptuam, se lidhjet midis brezave janë të  mundshme, kur konsiderohen  si të nevojshme nga të dyja palët. Të moshuarit në njërin prej fshatrave mësonin përmendsh fjalë që përdoren nga të rinjtë dhe këmbyen kundrejt tyre shprehje nga krahina e tyre. Ky ishte një shkëmbim prej të cilit të gjithë kanë dobi."

Снимка

Ne secilin prej fshatrave janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

“ Në Xhurkovo pjesëmarrësit ndihmuan për ndreqjen  e furrës së vjetër dhe piqen në të mbi 600 bukë të cilat i shpërndan mes njerëzve në ditën e festës kishtare  Fjetja e Hyjlindëse.  Në  fshatin Manastir njerëzit tanë  rikrijuan momentin e shpërnguljes së banorëve të Davidkovos, kur kufiri ka ndarë territoret e çliruara bullgare nga ato që mbetën prapa tyre. Ata e kanë bërë me kuaj, këmbët e të cilëve ishin mbështjell me lecka që të mos dëgjohen dhe të kalojnë qetë përmes kufirit. Atje ata  dhuruan kambanë paraklisit, sepse ajo e vjetra ishte vjedhur para 3 vjetësh.  Në Drajnovo markuam një shteg mbi fshatin, prej të cilit hapet një panoramë e mrekullueshme, ky shteg mund të jetë i dobishëm për secilin turist që shëtit në  malin Rodope.  Përveç kësaj njerëzit atje organizuan bashkë me grupin vendas koral në Drjanovo  një festë për fshatin, në të cilën të rinjtë u mësuan të gatuajnë specialitetet tipike rodopase. U  krijua një atmosferë e mrekullueshme, një komunikim midis brezave, që la mbresa në zemrat e njerëzve."

Снимка 

Të rinjtë kanë mësuar të endin, të përgatitin stoli tradicionale për këtë krahinë me gurrëza blu.Kanë mësuar të kositin, kanë zierë reçel prej mjedrave, u kanë ndihmuar të moshuarve në punët e tyre shtëpiake. Ishte rivendosur edhe ura e vjetër romake deri në fshatin Jugovo.

Çfarë tjetër parashikon projekti “Rezidencë gjyshe”?

“Kemi ide të incizojmë  një CD me grupin muzikor pranë vatrës së kulturës në Drjanovo, i cili ruan një folklor unik . U bëjmë thirrje të gjithë  njerëzve të rinj që kanë dëshirë të vijnë këtu dhe të ndihmojnë, që të mund të udhëtojnë këto gra  dhe të popullarizojnë folklorin e tyre. Ishin ftuar në tubimin  e krijimtarisë popullore në Koprivshtica, por nuk kanë pasur mundësi të shkojnë. Do të kemi nevojë për më shumë vullnetarë. Do të kërkojmë njerëz për nxjerrjen e patateve, për përgatitjen e ajvarit dhe për shumë veprimtari të tjera për periudha më të shkurtra – për dy ditë në fund të javës. Dimri është stinë, gjatë të cilit do të  nevojitet ndihmë, sepse  këto fshatra gjatë dimrit të fundit  në vazhdim të pesë ditëve mbetën pa rrymë elektrike. Dëshirojmë të bëjmë dhurim dhe me mbledhim me ndihmën e gjithë fansave të projektit  para për akumulatorë për çdo një fshat, sepse atje janë vetëm njerëz të moshuar dhe kur 5 ditë mbeten pa dritë kjo mund të jetë fatale. Vitin tjetër fshatrat duhet të kandidojnë për njerëz të rinj, sepse sivjet ata që shfaqën dëshirë të marrin pjesë ishin më shumë se fshatrat, me të cilat planifikuam të fillojmë. Gjatë edicionit tjetër do të zgjerojmë përmasat e projektit.

Снимка


Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë:“Rezidenca gjyshe”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD