Delfinët e ngordhur në Detin e Zi janë rritur gjatë gushtit
Së paku tre herë janë rritur sinjalizimet për delfinë të gjetur në bregun e detit brenda 10 ditëve të para të gushtit, tregojnë të dhënat e Organizatës ekologjike “Ballkani i gjelbër”. Vazhdojnë të vijnë sinjalizime të reja, për këtë arsye të dhënat ende nuk janë të përgjithësuar. Nga fillimi i gushtit 2015 për raste të tilla në tere bregdetin bullgar ka pasur 32 sinjalizime. Rreth 80 % prej tyre janë për individë të vegjël të llojit mutkur. Përmasa e tyre zakonisht është 60-70 cm, që vërteton, se janë në moshë deri në një vit. Në gushtin e kaluar janë gjetur vetëm 4 delfinë të tillë të ngordhur. Sipas njërit version shkaku për nivelin e lartë të ngordhjeve janë stërvitjet ushtarake që zhvillohen në ujërat e Detit të Zi. Efekt të fortë negativ mbi kafshët detarë kanë dhe studimet sizmike, që është shkaku i dytë i supozuar. Në rrjetet sociale dhe në mediat menjëherë dolën dyshime, se ngordhja e kafshëve u detyrohet sondazheve për naftë në det. Por sipas informacionit zyrtar sivjet sondazhe të tilla nuk ka pasur.
Një taksi ekologjike lëvizet falas nëpër rrugët e Sofjes
Taksia e parë elektrike falas tashmë lëvizet nëpër rrugët e Sofjes. Makina është vetëm një, por transporton falas. Bëhet fjalë për një projekt pilot të kompanisë së taksive, e cila nga fillimi i gushtit teston modelin elektrik Kia Soul EV që të bëhet një taksi e rregullt. Aktualisht taksia karikohet falës në stacion prandaj është falas edhe për pasagjerët. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Kompanisë së taksive Kalin Kokosharov, taksitë elektrike kanë të ardhme, sepse përveç se ruajnë natyrën, ato janë më të leverdishme për shoferët.
Dashamirësit e pushimit në kampingje do të kenë më shumë komoditete
Nga stina e ardhshme verore ekonomitë pyjore do të sigurojnë kushte bazë për organizimin e kampingjeve në pyjet shtetërore në territorin e tërë vendit, premtuan nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve. Zbatimi i kushteve elementare nëpër pyjet e egra ku do të organizohen kampingjet do të jetë detyrim i të gjitha ekonomive pyjore. Vitin tjetër ata do të jenë të detyruar të sigurojnë WC kimike, vende të caktuara për të ndezur zjarr për skara, vende parkimi dhe për grumbullimin e mbeturinave. Kundrejt këtyre shërbimeve pushuesit do të paguajnë taksë minimale – rreth 2,5 euro dhe do të jenë të detyruar të regjistrohen.
Shkabat egjiptiane Boris dhe Xheni në projekt evropian
Boris dhe Xheni janë çift prej llojit të kërcënuar me zhdukje në Evropë - të shkabave egjiptiane. Aktualisht shpendët jetojnë në pjesën Lindore të malit Rodope dhe kujdesen për të vegjlit e tyre. Kjo u bë e njohur në saj të sinjalizimeve të transmetuesve, që ekspertë të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve, i kanë vënë shpendët në fund të korrikut. Dy shpendët e mëdhenj janë kapur në kuadrin e projektit “Ndihmë për shkabën egjiptiane” me ndihmën e ekspertëve të huaj. Informacioni i mbledhur me anën e transmetuesve do të japë më shumë hollësi për përdorimin e territoreve ku ata bëjnë fole dhe për sjelljen e zogjve. Mbrojtësit e natyrës shpresojnë në këtë mënyrë të kontribuojnë për ruajtjen më efektive të këtij lloji në Bullgari. Deri në këtë moment në kuadrin e projektit me transmetues të ngjashëm janë pajisur rreth 20 shkaba që jetojnë në vendet fqinje ballkanike. Numri i tyre ende nuk është i mjaftueshëm që të ndiqet me hollësi migracioni i tyre dhe shkaku për nivelin e lartë të ngordhjes së ekzemplarëve të moshuar.
Fluks i kandilave të detit në pjesën jugore të Dertit të Zi
Aktualisht është periudha е shumëzimit të kandilave të detit, por ekspertët janë të mendimit, se sivjet numri i tyre nëpër bregun e detit janë më i madhe se zakonisht. Në thellësinë e detit numri i tyre është edhe më i madh dhe notarët me përvojë shpesh herë ndeshen me ta. Sipas specialisteve gjatë gushtit rrjedhat e detit ndryshojnë drejtimin e tyre dhe nxjerrin nga thellësitë drejt bregut mijëra kandila të detit. Flukse të tilla edhe në ujërat e Detit Mesdhe shqetësojnë pushuesit në vendpushimet në Greqi, Turqi, Francë dhe Itali. Supozohet, se ndër shkaqet janë temperaturat e larta dhe ngrohja e ujerave të detit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..