Shoqëria bullgare është tepër e indinjuar nga mospërputhja drastike midis çmimeve në ulje të naftës në tregjet botërore dhe çmimeve të pandryshuara të karburanteve në tregun e brendshëm. Nga sajti energy.eu, i cili përgjithëson informacionin për karburantet në të gjitha vendet e BE-së, shihet, se nafta në Bullgari është më e shtrenjtë në mbarë BE-në para tatimit me akcizat dhe taksën e vlerës së shtuar. Në të njëjtën kohë për shkak të tatimeve dhe taksave të larta, në 11 shtete të BE-së nafta në pikat e karburantit është më e shtrenjtë se sa në Bullgari. Po e tillë është situata me benzinën më të përhapur A-95. Nga çmimet e larta humb konsumatori, ndërsa nga akcizat e ulëta – thesarin shtetëror. Prodhues dhe distributorë në grupin e atyre që janë në humbje nuk ka. Ekspertët komentojnë, se nuk është e mundshme, se çmimet e ulëta në tregjet botërore të mos ndikojnë edhe në Bullgari, por tani për tani kjo nuk ndodh. Çmimet lëvizen sipër ose poshtë me nga 2 deri në 4 stotinka për litër, gjë që është skandaloze. Dhe kjo ishte aq skandaloze, se vet kryeministri nuk përjashtoi mundësinë, që pikat e karburanteve të kishin arritur kontrata midis kartelave, dhe kërkoi nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës të bëjë hetimin e duhur. Po këtë komision shpalli gjatë prillit të vitit 2012, se ka marrëveshje të kartelit midis kompanive të naftës “Lukojll Bullgaria”, “Rompteroll Bullgaria”, “Nafteks Petroll” dhe OMV Bullgaria. Mirëpo, tre muaj më vonë i bëri revizion këtij konkluzioni. Tani komisioni duhet të shprehë, a ka kartel midis pikave të karburanteve? Ndërsa bullgari çuditet, a nuk do të përsëritet situata që ndodhi para vitesh. Doemos çmimet mund të ulen me importin e karburanteve nga jashtë, ku ata janë më të lira. Mirëpo, sipas ekspertëve kjo do të jetë një punë e vështirë dhe e rrezikshme, për arsye të pozitave prej monopolisti të Rafinerisë “Llukojl” në Bullgari. Gjatë javës kryeministri Bojko Borisov derdhi vaj mbi zjarrin, duke urdhëruar që të vihen vula të reja mbi rezervuarët e të gjitha pikave të karburanteve tek ne. Kjo për arsye, se për shkak të vulave me cilësi të ulëta deri tashti mund të falsifikoheshin si përmbajtja, ashtu edhe sasia e karburanteve. Terpentina në disa prej tyre arrin 40 për qind, ndërsa gjatë kulmit veror të përdorimit të karburanteve, në vend që të rriten shitjet ulen. Shteti mund të ndërhyjë që të vendosen çmime më të balancuara në se ka vullnet për këtë. Mirëpo disa kanë frikë, se vullneti shtetëror është rob i rafinerive dhe i distributorëve. Kjo varësi është tepër e fortë në prag të zgjedhjeve gjatë vjeshtës. Mirëpo edhe logjika tjetër mund të jetë në fuqi, se një ndërrim i situatës do të favorizojë në zgjedhjet atë, që do ta arrijë. Sepse situata me çmimet e lëndëve djegëse në Bullgari është aq e shëmtuar që prej vitesh, se tashmë është e padurueshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..