Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ta lesh dëshpërimin pas shpine

БНР Новини
Foto: BGNES

Një përkrahje të ulët për partitë politike të afirmuar, një përfshirje të dobët të njerëzve të rinj në fushatat zgjedhore, mos kënaqësinë e të rinjve nga elita politike dhe gatishmërinë e mbi 40% prej tyre të emigrojnë-shkurtimisht këto janë konkluzionet bazë nga studimi i fondacionit politik gjerman “Fridrih Ebert” mes brezit të tanishëm të ri të Bullgarisë. Rezultatet përbëjnë një farë portreti sociologjik të të rinjve në Bullgarinë e sotme-25 vjet pas fillimit të ndryshimeve politike dhe pothuajse 8 vjet pas aderimit të vendit ndaj Bashkimit Evropian.

Me një punë të ndershme në Bullgari nuk mund të arrish asgjë”. Këtë e pohon një student në ekonomi 22 vjeç në Sofje. Përgjigja e tij është treguese për 42,5% nga të rinjtë në Bullgari, të cilët e shikojnë të ardhmen e vet jashtë shtetit. Shkaqet për gatishmërinë e një numri kaq të madh të rinjsh të ikin nga vendi i përgjithëson Michaela Mahler nga fondacioni “Friedrich Ebert”.

Në vend të parë është kërkimi i një pune më të mirë, dhe më mirë të paguar. Pas pranimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2007, për njerëzit e rinj u hapën mundësi të reja në tregun e punës në Evropën Perëndimore. Por ndaj kësaj shtohet dhe fakti se, sipas të rinjve situata politike në Bullgari nuk është stabile. Ata mendojnë se, në vend ka një dozë të madhe të deficitit të demokracisë. Këtu akoma nuk është ndërtuar një shoqëri stabile demokratike. Diçka më tepër-ata mendojnë se, kjo do të rastisë shpejt. Elita e vjetër akoma është në postet drejtuese në shtet dhe i tërheqin penjtë në të gjitha fushat e jetës.

Në qoftë se deri në pranimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2007 shkaku bazë për emigracionin qenë kriminaliteti i zgjeruar dhe pasiguria sociale, por kjo sot mund të përshkruhet me një fjalë-një dëshpërim i madh. Kjo ndjenjë, si dhe mos kënaqësia nga jeta zakonisht lindin një aktivitet politik, më në veçanti mes njerëzve të rinj.

Por në Bullgari, kjo nuk është kështu” - thotë Michaela Mahler. “Mjerisht në Bullgari karriera politike akoma nuk shikohet si një mundësi të ndryshosh jetën në vend, sepse sipas të rinjve partitë janë të zbrazura nga përmbajtja dhe idetë. Këtu ka mjaft njerëz të rinj politikisht aktiv, të cilët duan të ndryshojnë vendin e vet, por ata janë më tepër një përjashtim. Mes të tjerëve dominon qëndrimi skeptik ndaj politikës. Një rrugë drejt karrierës politike kërkohet vetëm, kur qëllimi është vetëm suksesi personal, dhe jo të ndryshosh ose të ndërtosh shoqërinë. Thjesht përvoja gjatë viteve të fundit tregon se është shumë e vështirë, por të mos thënë e pamundur, të arrish ndonjë farë ndryshimi përmes një angazhimi politik. Kurse kjo i shtyn mjaftë të rinjtë”.

Pavarësisht se protestat antiqeveritare përpara 2 vjetëve çuan deri në dorëheqjen e kabinetit Oresharski, të rinjtë në Bullgari nuk mendojnë, se ato qenë të suksesshme. Zhgënjimi i tyre vjen nga fakti se, shumë nga kërkesat e ngritura mbetën të pakryera. Protestat nuk sollën një ndryshim të dukshëm në shoqëri, kurse vala qytetare kështu dhe nuk çoi deri në hapa të ardhshme politike. Sipas Malerit ky është një shkak dytësor për emigracionin në vazhdim të të rinjve –një temë mjaft e dhimbshme për Bullgarinë. Por, jo të gjithë të cilët ikin nga vendi janë të kualifikuar lartë dhe të kërkuar në tregun e punës jashtë shtetit. Një nga konkluzionet në studimin e fondacionit “Fridrih Ebert” është tepër domethënës: Të rinjtë të pa punë preferojnë të jenë të papunë në Perëndim, në vend se në Bullgari.

Kur nuk je i aftë si konkurrent në tregun bullgar, nuk je i tillë dhe në atë gjerman. Ekziston një mit, se këta njerëz i thithin sistemet sociale të vendeve të cilat i pranojnë, por kjo nuk është kështu. Kur ndonjë mbërrin në Gjermani dhe nuk mund të gjejë punë, kjo nuk do të thotë se, automatikisht ka të drejtë të fitimeve sociale. Shtypi ndërkombëtar preferon ti paraqesë gjërat në mënyrë kthesë.

Mes autorëve të studimit derdhja e truve përbën një problem serioz për Bullgarinë, e cila ka nevojë pikërisht prej kuadrove të reja dhe të kualifikuara, të cilët ti venë në veprim ndryshimet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i BNR-së Milen Mitev (majtas) me Akademikun Julian Revallski

Radioja Kombëtare Bullgare dhe Akademia Bullgare e Shkencave do të bashkëpunojnë në promovimin e botimeve për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..

botuar më 24-09-12 4.49.MD

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD