Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mungesa e lajmeve gjatë verës dhe besëtytnitë – një kombinim i mirë

Foto: arkiv
Mungesa e lajmeve  mund çojë  në gjëra më të çuditshme! Zakonisht në atë kohë të vitit në mediat dalin njoftime për ndonjë peshkaqen në gjirin e Varnës. Por sivjet kemi një sensacion tjetër.  Në vazhdim të një jave mediat bullgare janë përqendruar mbi pusin në kryeqytetin e vjetër bullgar Pliska,  i cili çuditërisht ka nxjerr  ujë. A është çudibërës? A është kurues?

Cilat janë fillesat e kësaj historie. Në fund të korrikut arkeologët kanë zbuluar ujë në një  pus të shterur pranë Bazilikës së madhe në Pliska. Ai ka qenë i shenjtë për trakët dhe bullgarët dhe ka funksionuar nga shekulli i VII deri në shekullin e XIX, kur osmanlinjtë e kanë mbushur me tonë dheu. 200 vjet më vonë uji “u zgjua”, që e shtyri një profesor të njohur të historisë të shpallë, se Bullgaria do të nisë të marr veten. Profesori mbështetet mbi profecinë e gjyshes Vanga, e cila përveç kësaj kishte thënë, se gjërat në Bullgari do të shkojnë për mbarë kur do të rivendosen kisha e Bojanës, kisha “ 40 Shenjtorët” në Veliko Tërnovo dhe Bazilika e Madhe në Pliska. Ja, kushti është zbatuar: kishat janë rivendosur, nga pusi në Pliska doli ujë. Tani mbetet që bullgarët duarkryq të presin që vendi i tyre të shndërrohet në një krahinë parajse. Ndoshta për të përforcuar parashikimin e gjyshes Vanga profesori në fjalë e spërkati me gjoja ujin e bekuar kryeministrin, sepse, sipas zakonit të vjetër bullgar, kjo do t’i sillte atij shëndet dhe mbarësi. Ndërsa ai nga e vet do të kujdeset për këtë që Bullgaria të prosperojë.

Dhe kështu në vazhdim të dy javëve tema për ujin nga Pliska nuk zbret nga ekranet televizive dhe faqet e gazetave. Në një kohë kur nuk ka fluks lajmesh interesante mediat janë në garë për të bërë prognoza për vetitë magjike të ujit. Ekspertët në fushën e shëndetësisë bënë kontroll të cilësisë së tij dhe konstatuan përmbajtje të  lartë të nitrateve që është e rrezikshme për shëndetin dhe se nuk mund të kurojë sëmundje. Ndërsa teologët filluan të sqarojnë para besimtarëve, se uji bëhet i bekuar, kur bekohet nga prifti.

Por kjo nuk i ndaloi turistët, të cilët nga një herë vendosën të vizitojnë kryeqytetin e vjetër bullgar dhe nuk e dinë këtë, sepse në shkollat bullgare nuk ka mësim fetar. Ata shëtitën nëpër kalldrëmin e nxehur nga dielli përvëlues të Pliskës dhe fshehurazi apo publikisht  kërkojnë pusin magjik për të pirë ujë prej tij.

Duhet të jesh shumëbesëtytnor që të pish nga ky ujë me ngjyrë kafe me shpresën se ai do të të japë shëndet dhe bereqet. Por ne, bullgarët, me siguri jemi shumë besëtytnorë – po thuaj se nuk ka traditë popullore e cila të mos jetë lidhur me besime mistike. Bile para pak kohe një kryetar bashkie hodhi sheqer nëpër rrugët e bashkisë  për të dëbuar forcat e këqija që janë shkaktarë për incidentet e  rënda automobilistike. ”Duke ndërmarrë këtë nismë, udhëheqja e bashkisë  u bazua mbi një legjendë të lashtë” – shkroi një njoftimin zyrtar ky kryetar bashkie.

Në qoftë se këto besëtytni shkaktojnë buzëqeshje tek disa, një gazetë e kryeqytetit indinjojë shumë të tjerë. Gazeta në fjalë vendosi të fitojë ndonjë levë, ajo mbushi shishe me ujin magjik dhe filloi t’i shesë me numrin e saj në ditën e  festës së madhe të krishtere të Hyjlindëses. Kryeministri shpërtheu me zemërim dhe në mbledhjen e rregullt të qeverisë ndaloi “çdo lloj veprimtarish komersiale” me gjetjet arkeologjike në Pliska. Tani ne në Bullgari duhet të presim dhe të shohim a do të realizohet profecia e gjyshes Vanga ose do të na realizojnë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD