Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mos dhëntë Zoti!

Foto: arkiv
Është thënë: mos e përdorni kot emrin e Zotit! Fetarë apo jo, shpesh herë e bëjmë pikërisht këtë. Për shembull, kur na konfrontojnë me kronikën e zezë për “luftën në rrugë”. Por jo vetëm atëherë, kuptohet. Ndër të tjerët lufta në rrugë është luftë botërore. Le të mos tingëllojë kjo si justifikim, sepse në vendin tonë kjo dukuri po merre përmasat e luftës civile.

Këto ditë Bullgaria ishte tronditur nga një incident, gjatë të cilit njeri prej dy idiotëve që bënin garë të paligjshme me veturë në një rrugë të drejtë, vriti dy adoleshentë  16 vjeçar. Mos dhëntë Zoti! Dy fëmijë vdiqën në mënyrë absurde dhe deri sa e asimilonim këtë fakt, dëgjuam edhe  lajme të tjera të ngjashme. Unë po e shtroj vetes pyetjen, çfarë është dallimi kur një grua e moshuar ka humbur jetën nga një automjeti që lëvizej me marsh të pasmë. Incidenti është në po këtë ditë. Dallimi është vetëm në moshën  e viktimës, kuptohet. Dhe shkaku nuk është “garë e paligjshme automobilistike”. Nuk është garë edhe kur ndonjë drejtues i paaftë përplas për vdekje njerëzit që qëndrojnë në stacionin e transportit urban. Raste të tilla kishte së paku tre brenda një viti.

Tani mësojmë, se Ministria e Punëve të Brendshme po mendon mbi idenë qe të inkriminohet organizimi i garave të paligjshme me automjete. Këtë e bëri të ditur Shefi i Policisë Rrugore Bojko Ranovski. Po mendohej dhe mbi mundësinë që të ndëshkohen edhe ata që marrin  pjesë në bastet, që shoqërojnë këto gara të paligjshme.

Sa i përket rastit në fshatin Lesidren, gjatë të cilit vdiqën dy fëmijë, në polici denoncime për këto gara automobilistike nuk janë bërë. Por nga intervistat vijuese dhe nga pasqyrimi i incidentit në mediat u bë e qartë, që secili në këtë fshat di, se gara të tilla të paligjshme organizohen pothuaj se çdo ditë. Me siguri  edhe policia është në dijeni. Por në të vërtet policët rrugor nuk mund të dinë ku dhe kur do të organizohet një garë e tillë.

Nga Policia Rrugore  raportojnë, se gjatë disa muajve të fundit janë regjistruar shumë shkelës të trafikut rrugor. Kjo u detyrohet kamerave që janë vënë në shfrytëzim, përfshi këtu edhe ato mobile që ka MPB. Efekti nga kontrolli i rritur me siguri do të vihet re pas disa muajve – kur policia do të dërgojë të dhënat për shkeljet e secilit shofer. Deri atëherë Zoti na ruajt !

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD