Në Ditën e Fjetjes së Hyjlindëses Mëri mijëra të krishterë ortodoksë dhe katolikë do të vizitojnë kishën, që të japin nderin e tyre ndaj Nënës së Jizu Krishtit. Derisa në tërë vendin të krishterët do të shënojnë festën sipas kanunit kishtar, banorët e Kjusetndilit do të festojnë “Panagian”. Panagia është emri tjetër i Shën Mërisë. Në fakt Panagia përbën ndarjen rituale të bukës. Panagia përbën një medaljon me pamjen e Shën Mërisë. Panagia është emri i kishave, kështjellave dhe qyteteve.
Në “Panagia” gërshetohen traditat fetare dhe popullore. Rituali zhvillohet rreth kishave dhe të gjithë tempujve kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses Mëri. Një ditë para festës kishtare vajzat e veshura me kostume popullore i korrin të lashtat me drapërinj, duke kënduar këngë, kushtuar korrjeve. Gratë bëjnë bukë, ashtu, siç e kanë bërë gjyshet e tyre – me ujë të pastër nga pusi, në të gdhirë. Të gjitha rritet rreth bukës janë sakrale.
Sivjet rituali lidhur me gatimin e bukës me rastin e Fjetjes së Hyjlindëses Mëri do të mbahet në fshatin Piperkov Çiflig. Tradita popullore do të paraqitet rreth kishës “Shën Ivan Rillski”, ku gratë do t’i mësojnë vajzat se si gatuhet buka sipas metodave të vjetra. Pitet do të piqen në enë të vjetra nga e kaluara (enë të sheshta prej deltine) dhe do të ekspozohen para katedrales “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në Kjustendill. Pikërisht atje do të mbahet rituali i ndarjes së bukës “Panagia”:
“Buka ritiale është e ndryshme - na shpjegon Ljubljana Naçeva, eksperte në degën “Kultura dhe zhvillimi shpirtëror” në bashkinë e Kjustendilit. Sigurisht që produktet, me të cilat ajo gatuhet, gjithmonë janë të njëjta, por në rastin konkret rëndësia është në semantikë. Kështu qe buka rituale është më e ndryshme, sepse ajo ka qëllim pastrimin shpirtëror të njeriut, nëpërmjet lutjeve që i drejtohen Zotit nga nëna, para se ajo të fillojë ta gatuajë bukën, nëpërmjet ndezjes së qiriut, nëpërmjet temjanisjes. E bekojmë ujin, pas kësaj e bëjmë kryqin dhe shkojmë në kishë. Kështu jemi të sigurt se i kemi kryer të gjitha ritualet e domosdoshme para gatimit të bukës. Këtë e bëjmë jo vetëm me rastin e Ditës së Fjetjes së Hyjlindëses Mëri, por edhe me rastin e Pashkëve, Krishtlindjeve, Ditës së Shën Gjergjit dhe festave të tjera të krishtera."
Gatimi i bukës fillon me një lutje për mirëqenie, buka dekorohet me elemente të ndryshme prej brumi dhe sillet në tempull si shenjë mirënjohjeje ndaj Shën Mërisë. Kjo traditë ekziston edhe në vise të tjera, por në Kjustendill kuptimi i saj sikurse është më sakral.
“Gatimi i bukës në Kjustendill për festën e Shën Mërisë është një rit tipik, sepse kisha në qytet e ka emrin “Fjetja e Hyjlindëses Mëri”. Këtë ditë njerëzit e sjellin bukën e vet, që të bekohet, që të zbatohet rituali “Panagia”, i cili përbën një meshë private kishtare për çdo një familje, ose për çdo një njeri. Sa i përket forumit kulturor “Panagia”, ai ekziston tashmë tetë vjet. Nëpërmjet tij përpiqemi ta paraqesim kulturën e krishterë, idetë autentike të jetës së përditshme dhe etnografinë dhe ta kthejmë në përgjithësi bullgarin te traditat e vjetra.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: kultura-kn.info
Sipas besimeve popullore, ngjyra e kuqe zotëron fuqinë e diellit dhe i jep vitalitet çdo qenieje të gjallë, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe gëzimin. Shfaqja e fijeve të përdredhura të bardha dhe të kuqe të njohura si..
Rëndësinë më të madhe zanati e fitoi gjatë Rilindjes, kur gdhendja e drurit hyri në shtëpitë e bullgarëve si një mjet zbukurimi, ne mund ta gjejmë në kompozime komplekse arkitekturore, ikonostasa, por edhe në dekorimin e objekteve. Ta pikturosh..
Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..
Në fund të shekullit XIX, piktori dhe folkloristi çek Ludvík Kuba ndërmerr një udhëtim në trojet tona për të studiuar trashëgiminë bullgare të këngëve...