Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E kaluara antike e luginës së Danubit merr jetë të re

БНР Новини
Foto: BGNES

Danubi – lumi i dytë për nga madhësia në Kontinentin e vjetër, gjarpëron në territorin e Bullgarisë Veriore, duke përkufizuar kufirin tonë me Rumaninë fqinje. Lugina e tij ende është një territori që nuk është përfshirë në sferën e turizmit masiv, me gjithë se posedon pasuri të shumta që ia vlejnë t’i njohësh.

Nove

Ndryshe nga bregu rumun përtej, i cili është i ulët, kënetor dhe i braktisur, bregu ynë është zhytur në gjelbërim, ka shumë fshatra të varfra, por piktoreske, kuriozitete natyrore dhe më në veçanti – gjurmë nga antikiteti. Dikur Danubi ka qenë kufiri natyror i Perandorisë Romake, i cili duhej të ruhej. “Prandaj në sektorin tonë të rrjedhës së lumit ka pasur shumë stacione rrugore. Këto kanë qenë qytete kështjella, ku përveç trupave ushtarake, ka jetuar dhe popullsi civile” – rrëfen Stefan Prodanov nga Këshilli i Turizmit në qyteti Svishtov. Para pak kohe me ndihmën e financimit evropian tre bashki buzë Danubit – Svishtov, Belene dhe Cenovo, kanë përpunuar bashkërisht një itinerar që zbulon të kaluarën antike të rajonit. Ndërsa rrënojat e kështjellës Nove janë një prej vendeve më të frekuentuara këtu. Gjatë vitit 48 në periferitë e Svishtovit është dislokuar Legjioni i VIII i Avgustit. Deri në kohën tonë kanë mbetur muret e trasha me frëngjitë, të cilat kanë rrethuar kampin ushtarak. Në qendrën e tij ndodheshin godinat administrative, termat e legjioneve dhe spitali – që ka qenë më i madhi në kufijtë e perandorisë. Ishte ndërtuar nga perandori Trajan. Afër fshatit Krivina të bashkisë Cenovo turistët frekuentojnë kalanë Jatros nga koha e antikiteti i vonshëm. Supozohet, se themelet e saj janë vënë në fillim të shekullit të IV, ndërsa në një etapë më të vonshme në këtë vend është ngritur bazilikë e krishtere. Arkeologët kanë zbuluar dhe gjurmë të komplekseve të banimit dhe ekonomike. Në bashkinë Belene prej vitesh po studiohet dogana e lashtë Dimum, ku anijet e transportit kanë qëndruar për të zhdoganuar mallrat e tyre. “Në kohën romake Dimum ka pasur mure rrethues dhe port me tregti të zhvilluar” – shpjegon Stefan Prodanovi. Çfarë tjetër mund të shohim në rajonin piktoresk buzë lumit Danub?

Снимка

Parku natyror “Persina” me speciet e tij të rralla të zogjve dhe bimëve. Ky park ndodhet në territorin e tre bashkive. Ai tërheq shumë turistë të cilët kalojnë në itinerarin Eurovelo 6. Mbërrijnë më në veçanti biçikletistë nga Gjermani, Austria, Zvicra, të cilët mbeten të kënaqur sepse në këtë rajon ka mundësi të shumta për turizëm. Ndërsa Eurovelo 6 është itinerar evropian, i cili kalon përmes Evropës dhe nëpër rajonin tonë buzë Danubit. Turistët zakonisht qëndrojnë në hotelet vendase dhe në shtëpitë për mysafirë, sepse të tilla ka po thuaj se në çdo një fshat këtu.”

Si do të vendosësh të njohësh rajonin - me biçikletë, me këmbë ose me veturë nuk ka rëndësi. Sepse me gjithë infrastrukturën e keqe kjo krahinë duhet të njihet. “Më anën e turizmit lumor shumë njerëz mund të shohin trashëgiminë antike” – pohon Stefan Prodanov dhe shton: “Gjatë verës organizohet regata turistike. Atëherë shumë kanoe dhe kajak të evropianeve lëviznin nëpër lumë, qëndrojnë në çdo një qytet, duke organizuar kamp të tyre. Për fat të keq anijet e mëdha krociera që më shpesh nisin nga Vjena, ndalojnë në portin e Svishtovit, por pasagjerët nuk i njohin pasuritë e kësaj krahinë. Shumica prej tyre kalojnë 100 km në brendësi të vendit dhe vizitojnë qytetin Veliko Tërnovo dhe Arbanasi, pastaj kthehen në anije, pa ditur fare se kanë humbur mundësinë të njihen më me historinë e kësaj krahine” – nuk fsheh dëshpërimin e vet Stefan Prodanov.

Снимка

Me gjithë atë, kryetari i Këshillit të Turizmit në Svishtov nuk mund të ankohet nga mungesa e turistëve. Qyteti gjallërohet më shumë në fillim të qershorit, kur mbërrijnë dhjetëra mijë mysafirë për të qenë të pranishëm në Festivalin e trashëgimit antik “Shqiponja e Danubit”. Në edicionin e sivjetshëm mbi 300 pjesëmarrës nga Bullgaria, Italia, Rumania dhe Polonia u veshën me rrobat e legjionarëve dhe rikrijuan jetesën, kulturën dhe përleshjet ushtarake midis Romës perandorake dhe fiseve vendase.

Këto rikrijime që zhvillohen në mes të rrënojave të qytetit të dikurshëm Nove shkaktojnë interes të madhe. Për këtë arsye prej disa vjetëve festivali ka edicionin e tij edhe në vjeshtë nën emrin “Hardhitë e Noves”. Sivjet ai do të zhvillohet në shtator dhe për herë të radhës e kaluar e lavdishme antike do të ringjallet.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD