Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza me emigrantët ilegalë – një vijë ndarëse në familjen evropiane

БНР Новини
Foto: EPA / BGNES

Kriza me emigrantët ilegalë nga LM dhe Afrika çoi në krijimin edhe të një vije tjetër ndarëse midis shteteve-anëtare të BE dhe i vuri në sprovë disa prej vlerave kryesore të Bashkimit.  Në fund të qershorit në kohën  e takimit të liderëve evropianë në Bruksel  u zhvilluan debate për  skemën për zhvendosjen e refugjatëve, të propozuar nga KE. Pas mbledhjes që zgjati 7 orë, Kryetari i KE Donald Tusk deklaroi, se vendet-anëtare do të pranojnë  rreth 60 mijë refugjatë. Hungaria dhe Bullgaria të cilët janë prekur më shumë nga fluksi i migrantëve, do të trajtohen si rast specifik, kur vjen momenti për përcaktimin e numrit të refugjatëve që duhet të priten. Një muaj pas kësaj Këshilli i BE mbi Drejtësie dhe Punët e Brendshme  mori vendim, qe vendi ynë do të pranojë rreth 500 refugjatë nga ata që gjenden në Itali dhe Greqi. Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka kanë të drejtën të mos marrin pjesë në skemën e zhvendosjes së migrantëve. Me gjithë atë, disa prej tyre do të presin migrantë që kanë mbërritur në shtete jashtë BE, të tjerë – në zhvendosjen e refugjatëve të mbërritur në Itali dhe Greqi. Hungaria është i vetmi vend në BE, i  cili nuk do të pranojë asnjë të huaj nga dy skemat. Austria është e vetmja që nuk do të pranojë asnjë të huaj, të mbërritur në Itali dhe Greqi, por do të strehojë 1900 veta, që janë vendosur përkohësisht jashtë BE. 

Raporti i fundit i “Amnesti International” tregon, se me gjithë buxhetet në rritje në ndihmë të zhvillimit, afro 50 milionë veta janë kthyer në refugjatë”, thotë sociologia  Evelina Sllavkova.Kuptohet, kjo nuk është vetëm për rajone të lidhura  me konfliktet ushtarake në LM, por edhe në Afrikë, ku mënyra e jetesës është jashtëzakonisht e vështirëm, vazhdon ajo. Bashkë me këtë valë refugjatësh që vihet re në kuadrin e BE, ka dhe valë të emigrantëve ekonomikë. Ata kërkojnë mënyrë më të mirë të jetesës, që mund të gjejnë në Evropë. Ky është problem, i cili do të tregojë ndarje jo vetëm në shtetet-anëtare të BE, por edhe në përpjesëtime botërore.

Nuk duhet të çuditemi, se gjithnjë e më shume shtete në Evropë filluan të ngrenë mure dhe gardhe.

Ky proces filloi në Spanjë, e cila u përpoq të ndalojë fluksin  e refugjatëve nga Afrika me një gardh, saktësoi Evelina Sllavkova. Gardhe të tilla të ngjashme kemi edhe në kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë dhe Bullgarisë dhe Turqisë. Gjatë muajit të kaluar u zhvilluan debate të gjallëruara në lidhje me vendimin e Hungarisë  të ndërtojë  mur në kufirin e saj me Serbinë. Kështu  reagojnë shoqëritë, që ndihen të rrezikuar. Kur mungon një strategji unike për zgjidhjen e një problemi serioz në përpjesëtime botërore, siç janë flukset e migracionit, shohim, qe secili shtet vendos vetë në nivel kombëtar si të reagojë. Në se problemet e BE me Greqisë dhe Britaninë e Madhe nuk mund të shkaktojnë ndarje serioze në BE, migracioni mund të përfundojë këtë proces.

Në qoftë se kthehemi tek stina e kaluar politike, në Bruksel u harxhuan shumë energji dhe emocione në diskutimet për kuotat e detyrueshme. Tashmë po ngrihen zëra për diskutimin e ri të “Konventës së Dublinit” (në bazë të së cilës vendet i kthejnë refugjatët në atë shtet, ku kanë hyrë për herë të parë në territorin e BE). Në qoftë se ajo nuk do të ndryshohet, shtetet periferike si Greqia, Bullgaria, Italia, Spanja vështirë do të përballojnë fluksin e emigrantëve. Shumica e refugjatëve që vendi ynë i pranon, kanë nisur për shtet tjetër evropian. Ndryshe nga Italia, e cila i pranon, pa i regjistruar, Bullgaria ruan seriozisht rolin e rojës së kufijve evropianë. Sipas Evelina Sllavkovës, në debatet për refugjatët dhe migracionin në BE del një parim kryesor, i cili do të jetë prijës edhe për vendimet vijuese të BE: mos vetëm  në shtëpinë time!

Përfytyrimi që krijohet, se refugjatët janë kërcenim për vendet e punës dhe për jetesën e njerëzve do të rritë gradën e tensionit dhe jo pa arsye. Kjo do të çojë në krijimin e më shumë partive nacionaliste. Gjithnjë e më  qartë do të bëhet, se mbrojtja e kufijve të BE dhe solidariteti ndaj refugjatëve është oksimoron.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD