Kriza me emigrantët ilegalë nga LM dhe Afrika çoi në krijimin edhe të një vije tjetër ndarëse midis shteteve-anëtare të BE dhe i vuri në sprovë disa prej vlerave kryesore të Bashkimit. Në fund të qershorit në kohën e takimit të liderëve evropianë në Bruksel u zhvilluan debate për skemën për zhvendosjen e refugjatëve, të propozuar nga KE. Pas mbledhjes që zgjati 7 orë, Kryetari i KE Donald Tusk deklaroi, se vendet-anëtare do të pranojnë rreth 60 mijë refugjatë. Hungaria dhe Bullgaria të cilët janë prekur më shumë nga fluksi i migrantëve, do të trajtohen si rast specifik, kur vjen momenti për përcaktimin e numrit të refugjatëve që duhet të priten. Një muaj pas kësaj Këshilli i BE mbi Drejtësie dhe Punët e Brendshme mori vendim, qe vendi ynë do të pranojë rreth 500 refugjatë nga ata që gjenden në Itali dhe Greqi. Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka kanë të drejtën të mos marrin pjesë në skemën e zhvendosjes së migrantëve. Me gjithë atë, disa prej tyre do të presin migrantë që kanë mbërritur në shtete jashtë BE, të tjerë – në zhvendosjen e refugjatëve të mbërritur në Itali dhe Greqi. Hungaria është i vetmi vend në BE, i cili nuk do të pranojë asnjë të huaj nga dy skemat. Austria është e vetmja që nuk do të pranojë asnjë të huaj, të mbërritur në Itali dhe Greqi, por do të strehojë 1900 veta, që janë vendosur përkohësisht jashtë BE.
“Raporti i fundit i “Amnesti International” tregon, se me gjithë buxhetet në rritje në ndihmë të zhvillimit, afro 50 milionë veta janë kthyer në refugjatë”, thotë sociologia Evelina Sllavkova. “Kuptohet, kjo nuk është vetëm për rajone të lidhura me konfliktet ushtarake në LM, por edhe në Afrikë, ku mënyra e jetesës është jashtëzakonisht e vështirëm, vazhdon ajo. Bashkë me këtë valë refugjatësh që vihet re në kuadrin e BE, ka dhe valë të emigrantëve ekonomikë. Ata kërkojnë mënyrë më të mirë të jetesës, që mund të gjejnë në Evropë. Ky është problem, i cili do të tregojë ndarje jo vetëm në shtetet-anëtare të BE, por edhe në përpjesëtime botërore.”
Nuk duhet të çuditemi, se gjithnjë e më shume shtete në Evropë filluan të ngrenë mure dhe gardhe.
“Ky proces filloi në Spanjë, e cila u përpoq të ndalojë fluksin e refugjatëve nga Afrika me një gardh, saktësoi Evelina Sllavkova. Gardhe të tilla të ngjashme kemi edhe në kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë dhe Bullgarisë dhe Turqisë. Gjatë muajit të kaluar u zhvilluan debate të gjallëruara në lidhje me vendimin e Hungarisë të ndërtojë mur në kufirin e saj me Serbinë. Kështu reagojnë shoqëritë, që ndihen të rrezikuar. Kur mungon një strategji unike për zgjidhjen e një problemi serioz në përpjesëtime botërore, siç janë flukset e migracionit, shohim, qe secili shtet vendos vetë në nivel kombëtar si të reagojë. Në se problemet e BE me Greqisë dhe Britaninë e Madhe nuk mund të shkaktojnë ndarje serioze në BE, migracioni mund të përfundojë këtë proces.”
Në qoftë se kthehemi tek stina e kaluar politike, në Bruksel u harxhuan shumë energji dhe emocione në diskutimet për kuotat e detyrueshme. Tashmë po ngrihen zëra për diskutimin e ri të “Konventës së Dublinit” (në bazë të së cilës vendet i kthejnë refugjatët në atë shtet, ku kanë hyrë për herë të parë në territorin e BE). Në qoftë se ajo nuk do të ndryshohet, shtetet periferike si Greqia, Bullgaria, Italia, Spanja vështirë do të përballojnë fluksin e emigrantëve. Shumica e refugjatëve që vendi ynë i pranon, kanë nisur për shtet tjetër evropian. Ndryshe nga Italia, e cila i pranon, pa i regjistruar, Bullgaria ruan seriozisht rolin e rojës së kufijve evropianë. Sipas Evelina Sllavkovës, në debatet për refugjatët dhe migracionin në BE del një parim kryesor, i cili do të jetë prijës edhe për vendimet vijuese të BE: mos vetëm në shtëpinë time!
“Përfytyrimi që krijohet, se refugjatët janë kërcenim për vendet e punës dhe për jetesën e njerëzve do të rritë gradën e tensionit dhe jo pa arsye. Kjo do të çojë në krijimin e më shumë partive nacionaliste. Gjithnjë e më qartë do të bëhet, se mbrojtja e kufijve të BE dhe solidariteti ndaj refugjatëve është oksimoron.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të njohur hip-hop DNA, që synonte të ishte një festë në jetën e qytetit të vogël të Koçanit, u kthye në..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës..
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i..
Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të..