Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Flutura, orkide të egra dhe emocione të tjera ekologjike pranë fshatit Borino në malin Rodope

БНР Новини
Foto: BGNES

Fshati Borino  prej kohe gëzon interes në rritje ndër turistët për shkak të shtëpive të tij piktoreske për  mysafirë, gjellëve të shijshme dhe më në veçanti – për shkak të natyrës magnetike të malit Rodope. Karakteristike për këtë pjesë të malit janë  shkëmbinjtë e lartë  që prekin qiellin dhe shqiponjat që fluturojnë rreth tyre, grykat mahnitëse dhe shpellat, disa prej të cilave janë përshtatur për qëllimet e turizmit. Në periferi  shtrihen lëndina ngjyra-ngjyra nga dëgjohen zilet e kopeve që kulloten. Ndërsa mbi qilimat prej  luleve shumëngjyrëshe të egra  fluturat që fluturojnë formojnë një vello të tejdukshme.

Afër fshatit Borino gjendet rezervati natyror Kastrakli, ku vihet re përqendrimi  më i madh i fluturave shumëngjyrëshe. Këtu në sfondin e kodrave malore, të mbuluara me gjelbërim, fluturojnë mbi 450 lloje fluturash. Jeta e tyre është e shkurtër, disa  u gëzohen diellit dhe luleve për disa javë, të tjerë ngordhin disa orë pas lindjes. Specialistët pohojnë, se brenda 2 orëve, në radius prej 100 metrave, mund të shihen së paku 20 lloje fluturash, disa prej tyre janë jashtëzakonisht të rralla për këto gjerësi gjeografike. Për t’i vrojtuar dhe për t’i fotografuar këtu vijnë qytetarë të huaj. Për këtë arsye nga komuna e fshatit kanë vendosur  të ndërtojnë një muze të posaçme të fluturës, i cili do të hap dyer në vjeshtë. Në të do të vendoset një koleksion me  së paku 100 flutura të balsamuar si dhe shumë fotografi. Ndërkohë secili mund të vizitojë rezervatin dhe të njihet me habitatet e këtyre qenieve delikate. 

Снимка

“Në lokalitetin Kastrakli kemi rezervat biosferik për pishë të zezë dhe pranë pyllit gjendet një  sipërfaqe prej 1200 dynymësh  me livadhe dhe ara, ku gjenden këta flutura – shpjegon Kryetari i komunës në Borino Oktaj Aliev. Ne kemi ndërtuar shumë shtigje ekologjike, nëpërmjet të cilave mund të shkohet tek rezervati me këmbë, me biçikleta ose me veturë. Aktualisht  po përgatiten 3-4 njerëz nga fshati të cilët do të jenë ciceronë dhe do t’u shpjegojnë vizituesve gjithçka për fluturat dhe ku mund t’i shihen më mirë.”

Rajoni është një vend tërheqës për turistët, alpinistët, dashamirësit e shpellave dhe më në veçanti për fotografët. Fantazia e tyre nxitet nga lëndinat me orkidetë e egra në periferitë e fshatit. Mendohet, se ato janë nga llojet më të lashta të botës bimore. Orkidetë krijojnë formacione më të dendura dhe më të rralla kudo në natyrë dhe zbulimi i tyre është një aventurë  e vërtetë për adhuruesit e botanikës. Jo larg Borinos gjendet shpella Jagodinska – një prej më të bukurave dhe më të vizituarve në vendin tonë, si dhe shpella Djavollsko gërllo (Gryka e djallit) , e cila është lidhur me legjendën për Orfeun dhe Euridiçe. Rruga e asfaltuar që kalon përmes grykës së Trigradit shpie tek vendbanime dhe mëhalla të harruara nga qytetërimi, ku banojnë vetëm disa pleq. Rajoni është plot e përplot  me tablo pastorale të cilat ta shtyjnë të zbresësh nga makina për të nisur bisedë me njerëzit vendas,  për të shëtitur  nëpër lëndinat aromatike dhe për të fotografuar fluturat dhe lulet.

Снимка

“Këtu vijnë shumë mysafirë nga Franca, Polonia, Rusia, Sllovakia, Çekia – shpjegon Oktaj Aliev.- Ata mbërrijnë me fotoaparate cilësore që të mund të bëjnë fotografi të mira. Mësojnë për ne nëpërmjet internetit. Përveç kësaj kur vizitojnë një herë Bullgarinë, pas kësaj ndajnë përshtypjet e tyre me miq dhe kolegë. Kështu reklama përhapet mes njerëzve.”

Tani komuna po bën përgatitjet e fundit për Muzeun e fluturës, i cili do të jetë dhe një qendër për mbrojtjen e natyrës. Vendasit shpresojnë se nëpërmjet tij në fshatin Borino do të vijnë gjithnjë e më shumë adhurues të natyrës së egër.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD