Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

БНР Новини
Foto: arkiv

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi fitoi zgjedhjet më 18 dhjetor të vitit 1994, Partia Socialiste Bullgare formoi një qeveri të re me ekspertë pa parti, anëtarë të Klubit Politik “Ekogllasnost” dhe bujq nga Bashkimi Popullor Agrar Bullgar. Mirëpo, çfarë ndodhi gjatë qeverisjes së këtij kabineti?

Anëtarët e tij nuk arritën të vazhdojnë reformat ekonomike, gjë që u bë shkak për një dështim ekonomik dhe për hiper inflacion në fund të vitit 1996. Politika e qeverisë kishte për qëllim të rimëkëmbë ndërmarrjet shtetëror, por kontrollonte çmimet e prodhimit. Kështu ndërmarrjet, prodhimi i të cilëve iu bazohej kryesisht importit të resurseve, filluan të shënojnë humbje. Mungesa e kontrollit mbi bankat lejoi, që ato të lëshojnë hua të pasiguruara, hapa këta të cilët u bënë shkak për falimentime të shumë bankave. Qeveria nisi një privatizim në masë nëpërmjet të ashtuquajturve libreza bono. Në vitin 1996 shumë bullgarë bënë gabimin të blejnë bono, me të cilat merreshin aksione ose bëheshin pjesë në menaxhimin e ndërmarrjeve të privatizuara. Mirëpo, dy vite më vonë ato u shndërruan në kompani, disa prej të cilave falimentuan ndërsa akcionarët minoritarë humbën të hollat. Ju ofrojmë një diskutim i kryeministrit të atëhershëm Zhan Videnov, që ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare. Fjalët janë nga një konferencë për shtypin organizuar në lidhje me përvjetorin e parë të qeverisjes së kabinetit të tij.

“Do t’ju kujtoj, se e majta demokratike mori qeverisjen e vendit, që ndodhej në një krizë pa precedentë ekonomike, rënien drastike të prodhimit, ndërmarrje në humbje, tregje të braktisura ose të pushtuara nga konkurruesit tanë, sistem bankar në kolaps. Njerëzit kishin nevojë për stabilitet. Mirëpo, doli që ai është një qëllim, i cili vështirë mund të arrihet. Në platformën paraelektorale u angazhuam t’i japin fund shkatërrimit dhe të rimëkëmbim Bullgarin. Dhe ky ishte qëllimi i madh strategjik, që duhej të arrinim nëpërmjet ndryshimeve në ekonominë, rimëkëmbjes së prodhimit, mbrojtjes së bujqve, rregullave të qarta në marrëdhëniet tregtare, privatizimit social dhe efektiv, integrimit ndërkombëtar. Premtuam ndryshime, drejtësi dhe siguri.”

Mirëpo, realiteti ishte krejt i ndryshëm. Në vitin 1995 për shkak të rendimenteve të këqija të drithërave në mbarë botën, BE-ja, SHBA-ja dhe Kanadaja kufizuan eksportin e drithërave. Mirëpo, kjo nuk ishte pengesë para Partisë Socialiste Bullgare të zgjaste afatin e eksportit të drithit dhe t’u lejonte tregtarëve të eksportojnë drithëra jo vetëm nga rendimentet e vitit të mëparshëm, por edhe të vitit në vazhdim. Kështu gjatë tetorit të vitit 1995 u shfaqën shenjet e para të deficitit. Rezerva shtetërore ishte përgjysmë, gjë që u bë shkak për rritjen pothuajse të dyfishtë të çmimit të drithit. Në mars të vitit 1997 filloi një hetim për këtë krizë me drithërat, gjë pas së cilës u hap një proces. Mirëpo, në vitin 2009 të gjithë të akuzuarit në këtë proces u shfajësuan. Gjyqi shpalli, se ministri i atëhershëm i bujqësisë, zëvendësit e tij dhe ish zëvendës kryeministri dhe ministër i tregtisë nuk mbanun përgjegjësi për krizën. Dhe megjithëqë nuk kishte të dënuar, kriza ishte fakt. Dhe kjo krahas falimentimit të 15 bankave dhe inflacionit të madh, që arriti më se 300 për qind. Të gjitha ato fakte u bënë shkak për proteste të shumta, të cilat e provokuan dorëheqjen e qeverisë së Zhan Videnovit. Partia Socialiste Bullgare refuzoi të formojë qeveri të dytë në kuadrin e mandatit që kishte. Krahas krizës, inflacionit dhe protestave, krimi i organizuar bëhej gjithnjë më i paarritshëm dhe i pakapshëm. Më 25 prill të vitit 1995 njeri prej krijuesve të grupazhit VIS – Vasill Ilievu vra. Edhe më sot vrasësi nuk është i zbuluar. Dorëheqja e Videnovit paraqitur më 21 dhjetor të vitit 1996 nga posti i kryeministrit dhe nga posti i liderit të socialistëve shënoi fundin e grindjeve brenda në parti “pro” dhe “kundër” qeverisë, grindje këto të cilat u kthyen në një armiqësi të pa fshehtë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor të vitit 1996.

Mirëpo, ka edhe një hipotezë tjetër për dorëheqjen e qeverisë së Vedenovit. Ajo ka të bëjë me konfliktin midis vet Videnovit si kryeministër dhe shefit të shoqatës “Topenerxhi” Andrej Lukanov. Lukanovi organizoi një fushatë kundër tij për shkak të këmbënguljes që Rusia të shesë gazin natyror me çmime më të ulëta, ndërsa rrjeti i gazsjellësve të jetë pronë e Bullgarisë. Pikërisht “Topenerxhi” ishte ndërmjetës midis firmave “Gazprom” dhe “Bullgargaz”, ndërsa Lukanovi ishte figura kryesore në zgjidhjen e çështjeve. Mirëpo, shumë shpejtë ai u shndërrua në problem pasi nuk lejonte, që firma private gjithashtu të bëhen ndërmjetës.

Sot 18 vjet më vonë qeveria e Zhan Videnovit është në histori, ndërsa vet ai nuk merret me politikë. Mirëpo, qeveria e tij do të mbahet mend dhe do të jetë si një shembull se si nuk duhet të qeveriset një vend. Ndërsa ne do të mbetemi me shpresë, se dimrat e pakënaqësisë sonë nuk do të përtëriten. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2006 – Stefan Gruev – Bullgaria tjetër

Bullgaria tjetër – këta janë mijëra bullgarët, të shpërngulur jashtë shtetit pas grusht shtetit prosovjetik më 9 shtator të vitit 1944. Të shpërndarë nëpër tërë botën ata jetojnë me imazhin e atdheut, me të kaluarën e tij kontradiktore, me të tanishmen..

botuar më 15-10-24 10.25.PD

Viti 2005 – Zëri i mijëvjeçarit – Gena Dimitrova

Në një letër të vet Xhuzepe Verdi shkruan: “Mos e mësoni këngëtarin si të këndojë. Në se ai e ka talentin, ai e di si”. Dhe sikur ato fjalë janë të thënë pikërisht për këngëtaren Gena Dimitrova – ylli operistik bullgar, i cili i pushtoi skenat botërore..

botuar më 15-10-17 11.35.PD

Viti 2004 – Magjistari i fjalës nga Kalimanica

“Pata nota të dobëta të gjuhës bullgare dhe të letërsisë. Dhe kjo, sepse kurrë nuk arrita të bëjë hyrje, ekspozitë, përfundim në një ese. Filloja, sa doja dhe përfundoja sa doja.” Këtë e rrëfeu para shumë kohe shkrimtari Jordan Radiçkov, për të cilin..

botuar më 15-10-10 11.35.PD