Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gurë pengese për reformën gjyqësore

Ditët e fundit rrugët e Sofjes përsëri janë plot me njerëz të pakënaqur që shpallin pozitën e tyre. Këtë herë protestuesit nuk janë aq shumë, siç ishin dy vjet më parë, kur çdo mbrëmje mijëra njerëz mblidheshin për të thënë se ishin kundër varësitë oligarkike në Bullgari. Tani, dy vjet më vonë, p;rs;ri flitet për interesat oligarkike në sistemin gjyqësor. Dhe pas “kompromisit historik” (sipas fjalëve të politikanëve) pengesat më të mëdha për reformimin e sistemit akoma nuk janë kapërcyer.

Çmimi i kompromisit është i lartë. Bashkëkryetari i Bllokut të Reformatorëve Radan Kënev jo rastësisht filloi të fliste për zgjedhje paraprake po të mos ishte arritur mirëkuptim. Sipas një shakaje të vjetër gazetare, shtylla telegrafike është një pishë e redaktuar mirë. Diçka e tillë u zhvillua me reformën e gjyqësorit, për të cilën flitej shumë edhe tek ne edhe në Bruksel. Nga ideja e saj fillestare në të vërtetë mbeti vetëm skeleti. Ndryshimi më i rëndësishëm – votimi i hapur për vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor u bë viktimë e kompromisit të arritur në momentin e fundit. Votimi i fshehtë mbetet dhe kështu mbeten dyshimet se magjistratët votojnë nën diktat të jashtë. Ideja kryesore e reformës ishte ndryshimi i modelit të udhëheqjes së sistemit të gjyqësorit, kështu që të ndërpriteshin varësitë brenda tij. Ashpërsia e reagimeve kundër reformës tregoi sa të fuqishëm janë ata që nuk e dëshirojnë atë. Kështu që redaktimet e fundit të reformës provokuan shumë pakënasësi në shoqëri. Duket se në situatën e krijuar ndryshimet në Kushtetutë nuk do të pakësojnë numrin e njerëzve, të cilët nuk i besojnë pavarësisë së gjyqësorit – tani përqindja e tyre është 90.  

Në të njëjtën kohë guri më i madh i pengesës është krejt tjetër – Pushteti gjyqësor tek ne që nga fillimi i ndryshimeve demokratike, nga viti 1989, është në duart e një elite të formuar atëherë. Kjo elitë e pëlqen statukuon dhe me të gjitha mënyrat përpiqet ta ruajë situatën e deritanishme. Dhe kjo nuk është e habitshme sepse sistemi gjyqësor është pjesa më rudimentare e jetës shoqërore të Bullgarisë postkomuniste. Ai modernizohet më vështirë sepse në fakt në vazhdim të 45 vjetëve ai nuk ekzistonte – gjatë kësaj periudhe çështjet gjyqësore ishin në duart e Partisë. Nga rrëzimi i komunizmit kanë kaluar vetëm 25 vjet dhe duket se kjo kohë është e pamjaftueshme për shfaqjen e një nevoje të brendshme për pavarësi në sistem. Dhe pikërisht kjo është gjëja që Brukseli pret nga qeveria bullgare.   

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD