Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e Mogerinit në Bullgari – mesazhe të reja ndaj vendeve të BE-së

Zonja Mogerini në Bullgari
Foto: BGNES

Këtë të enjte në Sofje u zhvillua takimi i zakonshëm vjetor i Ministrit të Punëve të Jashtme Daniell Mitov me ambasadorët bullgarë në botë. Për herë të parë një mike e posaçme në takim ishte përfaqësuesja supreme e BE-së për çështjet e punëve të jashtme dhe të politikës së sigurimit Federika Mogerini. Para diplomatëve tanë, më vonë edhe në kuadrin e konferencës ndërkombëtare me temë: “Bashkimi Evropian në mjedisin global, që po ndryshon”, Mogerini bëri disa mesazhe të reja ndaj vendeve nga BE-ja, të lidhura me strategjinë evropiane për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Duke pasur parasysh dy aksente shqetësuese në gjendjen bashkëkohore ndërkombëtare dhe pikërisht presionin e forcuar të migracionit në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe krizën ukrainase, Mogerini deklaroi se Bullgaria është në udhëkryq jo vetëm për shkak të gjendjes së saj gjeografike, por edhe sa u përket këtyre dy sfidave. “Në fakt këto sfida janë për tërë BE-në”, shtoi Mogerini. Sipas fjalëve të saj “sot më shumë se kurrë deri tani Evropa duhet të jetë unike dhe e fuqishme, sepse asnjë vend-anëtar nuk është mjaftë i madh dhe i fuqishëm, që t’u përgjigjet këtyre sfidave”.

Mogerini i falënderoi autoritetet bullgare për vendimin për të mirëpritur 500 migrantë nga të gjithë 32 mijë migrantët, që ndodhen në Itali dhe Greqi, që duhet shpërndarë në BE, dhe në këtë lidhje ajo bëri mesazhin: “BE-ja bazohet gjithahstu te vlerat e solidaritetit”. Ky mesazh u duk deri diku edhe si qortim ndaj vendeve-anëtare, të cilat kategorikisht hodhën poshtë për të pranuar madje një prej këtyre migrantëve. Tjetër është çështja me sa vendimi i autoriteteve bullgare është adekuat dhe në përputhje me faktin se edhe Bullgaria, si një kufi i jashtëm i BE-së, ndodhet nën një presion të madh nga ana e migrantëve dhe se ajo nuk ka përvojë të pasur në punën me refugjatët. Mirëpo, kjo është tema e një bisedimi tjetër.

Sa u përket ngjarjeve në Ukrainë, përfaqësuesja supreme për punët e jashtme dhe politikën e sigurimit bëri apel ndaj të gjitha vendeve nga BE-ja për të punuar së bashku për parandalimin e krizës, sepse, siç vetë ajo tha, askush nuk ka interes që “Rusia të mbetet e izoluar”. Mogerini saktësoi se vendimi i BE-së për t’i vazhduar sanksionet kundër Moskës akoma 6 muaj nuk mjafton dhe ka nevojë që të punohet për fillimin e bisedimeve midis vendeve të veçanta.

Në sfondin e “moratoriumit” të shpallur nga kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker mbi zgjerimin e BE-së, fjalët e Mogerinit se “Bahskimi Evropian nuk do të jetë i tërësishëm pa aderimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor” tingëlluan shumë optimiste.

Federika Mogerini shfrytëzoi vizitën e saj në Bullgari, që të takohet me Kryeministrin Bojko Borisov, me Kryetaren e Parlamentit Cecka Caçeva dhe me Presidentin Rosen Plevneliev. Gjatë bisedimeve ndër çështjet e diskutuara ishin aderimi i shumëpritur i Bullgarisë në Hapësirën Shengen, bashkëpunimi regjional, si dhe sigurimi energjetik dhe diversifikimi i vendit.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD