Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

T’i ndihmojmë “të padukshmit” të bëhen të dukshëm

БНР Новини

Gjetja e punës së përshtatshme është një sfidë e madhe për njerëzit me të meta. Akoma më e vështirë është ajo për të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale. Ata jetojnë në izolim me të drejta të shkelura njerëzore. Një prej të drejtave themelore është e drejta e punës. Akoma për këta njerëz mendohet se ata nuk mund të jetojnë normalisht dhe nuk mund të jenë të dobishëm për shoqërinë. Shumë janë organizatat, të cilat kuptojnë sa e rëndësishme është për ta që të gjejnë një punë të përshtatshme, por ende edhe punëdhënësit, edhe vetë njerëzit me të meta duhet të përballojnë vështirësi të mëdha. Fondacioni “Bota e Marisë” u krijua në vitin 2012 nga familja e një gruaje të re me kufizime intelektuale. Misioni i saj është përmirësimi i cilësisë së jetesës së këtyre njerëzve dhe të familjeve të tyre. Ajo përpiqet ta ndihmojë realizimin e tyre personal ndërmjet sigurimit të aksesit tek shërbime cilësore, arsim i përshtatshëm dhe vende të mira pune. Në qendrën “Botat” të fondacionit ofrohet kujdes për njerëzit me të meta me aktivitete të ndryshme dhe punë. Atje mund të arsimohen njerëz në moshë 18-35 vjeç. Në qendër ndodhet gjithashtu “kafeneja e parë e mbrojtur” në Sofje, ku mund t’i provoni ëmbëlsirat dhe biskotat e kripura të gatuara nga njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale. Ofrohet gjithashtu kafe aromatike dhe lëng i freskët i shtrydhur. Më shumë për veprimtarinë e qendrës “Botat” na tregoi udhëheqësja e saj Sonja Spasova:

“Shënuam ditëlindjen tonë të dytë me një ditë të dyerve të hapura. Erdhën shumë mysafirë. Në një konferencë shtypi treguam për arritjet e dy klienteve tona – Violeta dhe Nadezhda, të cilat tashmë punojnë me ne me kontrata pune. Historitë e tyre tregojnë se edhe njerëzit me të meta, edhe  punëdhënësit mund të kenë dobi në një situatë të tillë. Hapëm dhe një ekspozitë me titull “Së bashku në park – le ta vizatojmë ëndrrën” të fotografit Georgi Bozhkov. Në ekspozitë prezantohen takimet e klientëve tanë me artin në aktivitetet e organizuara në Parkun Jugor të kryeqytetit. Aktivitetet tona artistike financohen në kuadrin e programit “Evropa” të Bashkisë së Sofjes.”

Profesionalistët e qendrës “Botat” zbatojnë përvojën në fushën e shërbimeve sociale të shteteve si Britania e Madhe , Holanda, SHBA. Këtu njerëzit e rinj përvetësojnë aftësi të ndryshme – komunikim me të tjerët, higjienë personale, orientim në kohë etj. Këtu ata kanë mundësi të punojnë – gatuajnë, përdorin makinë rrobalarëse, përpunojnë qiri aromatike apo sapunë. Pyetëm Sonjën a shoqëria bullgare është përgatitur për komunikim dhe punë me këta njerëz? Ja se çfarë na përgjigj ajo:

“Dua të nënvizoj se këta njerëz nuk janë të sëmurë, ata janë një pjesë e barabartë dhe me vlerë të plotë e shoqërisë. Ne vetë duhet t’i pranojmë dhe t’u lejojmë atyre të tregojnë aftësitë që i zotërojnë. Shumë njerëz me të meta intelektuale janë pozitivë dhe të mirë, kanë ëndrra dhe dëshira dhe vetëm kanë nevojë t’i ndihmojmë.”

Iva Mlladenova është 26 vjeçare dhe rregullisht frekuenton qendrën “Botat” :

„Më pëlqen shumë këtu, sepse mësoj gjëra të dobishme. Ne nuk jemi të ndryshëm dhe dëshirojmë që të tjerët të fillojnë të na pranojnë si njerëz të zakonshëm” – komentoj me buzë në gaz Iva.

Ekipi i qendrës “Botat” çdo ditë provon se jeta e të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale mund të përmirësohet shumë me arsim të përshtatshëm, tregon si ata mund të bëhen “të dukshëm” për shoqërinë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Fondacioni “Bota e Marisë” dhe Bllagorodna Georgieva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD