Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për jetën e përditshme të bashkisë së Trojanit

БНР Новини

Për shumicën e bullgarëve Trojan dhe vendbanimet rreth tij janë vende shumë të përshtatshme për pushime dhe turizëm. Mirëpo, kjo pjesë e malit Stara Pllanina është e njohur si një qendër industriale e së kaluarës. Para ndryshimeve demokratike këtu ishin përqendruar ndërmarrjet më të mëdha farmaceutike dhe të industrisë së drurit të vendit, të cilat siguronin një pjesë të konsiderueshme të vendeve të punës. Mirëpo, sot kriza dhe rënia demografike e kanë ndikimin e vet. Megjithatë bashkia e Trojanit arrin të “dalë në sipërfaqe” me sukses, duke shpresuar kryesisht te turizmi dhe sipërmarrësia e famshme e vendasve.

СнимкаRakia e kumbullës është një prej emblemave të qytetit. Emblema tjetër është mali dhe natyra e bukur, burimet minerale dhe shtigjet, të cilat gjarpërojnë lart, drejt majave të virgjra. Trojan është i njohur gjithashtu për zanatet e tij dhe kryesisht për shkollën e tij unikale të qeramikës, e cila është me tradita të pasura. Qyteti ballkanik mirëpret rreth 120 mijë turistë në vit dhe shumica e tyre janë bullgarë. Dhjetëra hotele familjare me pishina në të hapur, ose të brendshme dhe qendra spa, restorante, baza sportive etj. kanë një biznes të suksesshëm, duke e shndërruar rajonin në parajsë për adhuruesit e pushimeve malore. Ka dhe diçka tjetër:

Снимка“Për ne turizmi është diçka shumë e rëndësishme – thotë kryetarja e bashkisë së Trojanit Donka Mihajllova. – Prandaj përpiqemi për ta reklamuar Trojanin në çdo një mënyrë, sepse për fat të keq krahina jonë është ende e panjohur në hartën turistike të Evropës. Po bëjmë përpjekje për organizimin e festave dhe festivaleve të ndryshme. Më e njohur është festa e kumbullës, e cila kohët e fundit u bë pjesë e një projekti të Komisionit Evropian me emrin “Evropa për festivalet, festivalet për Evropën”. Përpiqemi që çdo një të shtunën dhe të dielën ta organizojmë aktivitete të ndryshme. Kështu vizituesit e qytetit do të mund të shijojnë jo vetëm ushqimin e shijshëm, hotelet, ujin mineral dhe malin, por edhe kulturën e trojanasit.”

СнимкаMirëpo, Trojan nuk është vetëm natyrë e bukur, turizëm, festa dhe dëfrime. Çdo ditë baskia e Trojanit ndeshet me probleme të ndryshme. Këto janë varfëria, lindshmëria e ulët, mungesa e perspektivës për të rinjtë... Shumica e tyre e kërkojnë fatin e tyre diku tjetër dhe nga kjo vuan ekonomia vendase. Megjithatë ka dritë në fund të tunelit. “Jemi krenarë se gjatë 3-4 viteve të fundit arritëm ta pakësojmë papunësinë deri më 6.5 për qind. Në të njëjtën periudhë papunësia rinore u ul nga 17 në 11 për qind” – thotë Donka Mihajllova. Mirëpo, në të njëjtën kohë ajo pohon se në qytetin e Trojanit, në të cilin banojnë rreth 22 mijë banorë, njerëzit e rinj me kualifikim të lartë janë duke kërkuar mundësi për t’u realizuar jashtë qytetit, ku mund të marrin të ardhura më të larta.

Снимка“Sot punësia në Trojan varet nga njëra anë nga zanatet, nga ana tjetër – nga lidhja me malin – na shpjegon kryetarja e bashkisë. – Disa prej banorëve të qytetit e nxjerrin bukën e gojës në firmat për prodhim mobiliesh, të cilat janë shpërndarë në territorin e tërë bashkisë. Punësimi sigurohet edhe nga dy uzina kryesore farmaceutike. Prodhimi i tekstilit gjithashtu është paraqitur mirë. Ndërmarrja më e madhe e tekstilit siguron 1200 vende pune. Në qytet ka edhe një ndërmarrje për prodhim makinash dhe motorësh.”

СнимкаNjë prej ambicieve të pushtetit vendas është që të përmirësohen kushtet e jetesës të njerëzve. Për këtë qëllim shpresohet kryesisht te fondet evropiane. Gjatë periudhës së fundit programore bashkia, me gjithsej 21 vendbanime, arriti të absorbojë 72 mln leva, të cilat u harxhuan për meremetimin e disa shkollave, të kopshteve të fëmijëve, për rinovimin e pajisjeve mjekësore në spitalin e bashkisë, për ndërtimin e një qendre kulturore-informative etj.” – na tregon kryetarja e bashkisë, duke shtuar se në krahasim me bashkitë fqinje trojanasit kanë absorbuar më shumë mjete evropiane – 1730 leva për frymë të popullsisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD