Rajoni “Shën Petka” në afërsi të fshatit Çavdar ruan në vet vete gjurmët e kulturave më të lashta të zbuluara e deri më sot nga shkencëtarët. Gërmimet arkeologjike afër lumit Topollnica në rajonin e malit Sredna Gora, vazhduan nga viti 1968 e deri më 1980-tën. Zbulimet dëshmojnë, se në këtë këndë piktoresk ekzistonte jetë që para 7000 vitesh. U gërmuan rrënojat e banesave të kohës së neolitit, qeramika dhe ena të pikturuara të cilat nuk e kanë shokun. Ato sende datohen nga neoliti. Aty sot ndodhet Parku Arkeologjik “Topollnica”, i cili hapi dyert për vizitues në tetor të vitit 2012. Ai u krijua sipas projektit evropian. Në park ka një muze i kushtuar kulturës së neolitit, ku nëpërmjet tabelave, pllakateve, fotografive vizituesit njihen me historinë e rajonit, me tumulën dhe me rrënojat e vendbanimit, që ekzistonte aty para mijëra vitesh. Pranë parkut u rregullua dhe një ekspozitë, në të cilën prezantohet historia e fshatit Çavdar.
Aty pranë godinës së muzeut ka pesë shtëpi nga epoka e neolitit, ku është i rikrijuar jeta e njerëzve në të kaluarën e lashtë. Banesat janë kopje të banesave autentike dhe u lejojnë turistëve të zhyten në kulturën e moçme. Ata që janë më kureshtar kanë mundësi, në se dëshirojnë, të kalojnë një natë në njërën prej këtyre banesave. Kështu që ata nga afër njihen me jetën e stërgjyshërve nga epoka e neolitit. Ndër atraksionet është edhe punishtja e enëve prej deltine dhe vegla të ndryshme për punë shtëpiake, që datojnë nga epoka gurore. Ajsum Mehmedova, e cila është eksperte në Parkun Arkeologjik “Topollnica” prezanton zbulimet më interesante:
“Këtu mund të shihet diçka nga neoliti. Para zbulimit të metaleve të gjitha veglat e punimit ishin prej guri, prej eshtrave të kafshëve, prej druri dhe prej lëndëve të tjera natyrore. Ka ena të ndryshme, një mulli të vogël dore, rrota poçari e të tjerë.”
Pranë Kompleksit Arkeologjik në pikën më të lartë të kodrinës ngre shtat kisha e vogël “Shën Petka”, që u ndërtua në vitin 2008. Që atje hapet një pamje e mrekullueshme te Parku “Topollnica” dhe te fshati Çavdar. Pikërisht aty ditët festive mblidhen banorët e rajonit, që të mbajnë të gjallë traditat e lashta.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Lluiza Llazarova
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..