Grupi, i cili gërsheton stilet xhaz, fjuzhën, fënk, pop... Tingëllon në mënyrë të njohur, aq më shumë se, “Funky miracle” po kështu janë shtatëshja e shkëlqyer si idhujt e tyre nga “Akaga”. Historia e djemve të rinj fillon nga shkolla muzikore në Sofje, ku ekzekutojnë në big bend nën drejtimin e xhazmenve Mihaill Josifov dhe Vili Stojanov. Sot pjesa më e madhe prej tyre e vazhdojnë arsimin e vet në Akademinë Muzikore dhe në Universitetin e Ri Bullgar dhe gjejnë kohë të paraqiten në festivale si “A to Jazz” dhe “Brazzobrazie”, edicioni i të cilit veror po rrjedh aktualisht në Varna. Shfaqjet nuk janë aktiviteti i vetëm krijues i grupit. Cila është gjëja aktuale rreth tij, si dhe hollësira të tjera interesante, mësojmë nga pianisti Pllamen Dençev:
“Emri i grupit është “Funky miracle”, sepse ndërmarrja jonë e fënkit është me përpjesëtime të gjera. Pëlqejmë të gërshetojmë stile të shumta, sepse secili prej nesh ka shije të ndryshme. Disa prej nesh dëgjojnë më shumë rok dhe blus, kurse të tjerë pop, fënk dhe xhaz. Kështu lindin dhe idetë tona – nga dëgjimi i muzikës së shumtë. Çdo një stil jep diçka unikale, më në veçanti në qoftë se je muzikant, duhet të kesh njohuri të gjera. Na konsiderojnë si fënk bandë, por kombinojmë stile të ndryshme. Kemi 5-6 këngë prej autori, kurse kohët e fundit incizuam dhe video për një prej tyre-“Me njerëzit e mi”. Kënga është një singëll veror, kurse videoja ka një gjendje shumë zbavitëse detare. Dy kompozicionet e tjera prej autori janë më eksperimentale, me tingëllim xhaz dhe fjuzhën. E para prej tyre – “Breath in”, lëshuam përpara rreth një jave bashkë me një video në studio. Tani shpejt do të dalë dhe “You don’t have to go”.Që të dyja këngët tingëllojnë në mënyrë jo komerciale, por shpresoj që t’u pëlqejnë vlerësuesve të muzikës eksperimentale.”
Por kur të presim diskun debutues nga “Funky miracle”?
“Duam të grumbullojmë më shumë material prej autori. Kemi ndërmend të botojmë album, i cili të tregojë atë që bëjmë në skenë, prandaj ai do të përmbajë kryesisht “muzikë të gjallë” – është përgjigja e grupit.
“Vokalit tonë Simo i shkon më shumë tekstet në gjuhën angleze – tregon Pllamen Dençev, i cili është autori i dytë i teksteve të grupit. – Kur unë shkruaj gjithmonë më është më lehtë t’i hedh idetë e mia në gjuhën time të lindjes. Na frymëzojnë situata dhe ngjarje të ndryshme nga jeta. Për shembull teksti i “Breath in” është shumë i thellë, prek temën e madhe për kuptimin e jetës. Mesazhi të cilin duam ta transmetojmë me këngën “nuk është e nevojshme të ikësh”, është se njeriu duhet të ndjekë atë, të cilën e ka në zemër. Të shpreh vetveten më tepër nga ana emocionale, sesa në mënyrë pragmatike.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..