Para disa ditësh nga Shqipëria u kthye ekspedita e 40-të speleologjike bullgare. Dashuria e adhuruesve bullgarë të shpellave ndaj Shqipërisë daton që nga viti 1991. Organizatori dhe udhëheqësi i udhëtimit Aleksej Zhallov na tregoi:
“Kjo ishte ekspedita e katërt e organizuar nga klubi “Heliktit”. Në fakt ajo është e dyzeta për speleologët bullgarë. Në vitin 1991 isha ndër të parët, që studionin objektet atje dhe jam shumë i lumtur se organizova udhëtimin jubilar. Ekspedita u zhvillua në Malin e Lurës. Në pjesën e tij të lart nuk ka shpella, ka vetëm liqene akullnajore, por periferia është shumë interesante dhe pothuaj e pastudiuar. Akoma në vitin 1993 shkova atje, në rajonin e qytetit Kurbnesh. Atëherë studiuam një shpellë – Mërkurë, me gjatësi rreth gjysmë kilometër. Kësaj radhe ekspedita u zhvillua në pjesën lindore të malit – nga ana e Peshkopisë dhe fshatit Çidhën. Një shoku im shqiptar na çoi atje akoma në vitin 1995, ku na tregoi shpellën e madhe ujore Seponik. Akoma atëherë ajo më dukej shumë interesante. Më vonë atje organiuzuam disa ekspedita dhe gjithmonë më vështirë zhvilloheshin studimet pikërisht në këtë shpellë – Seponik. Sivjet punuam gjithashtu në shpellën e Rusit që në fakt është një humnerë vertikale, përsëri në rajonin e Çidhënit. Ekspedita e mëparshme atje u zhvillua në vitin 2013, kur nuk arritëm fundin e shpellës së Rusit, atëherë kaluam vetëm 60 metra dhe sivjet vazhduam punën. Pas përfundimit të ekspeditës tashmë kemi arritur 200 metra dhe akoma fundi i shpellës nuk shihet. U bë e qartë se në disa sektorë kjo shpellë është shumë e gjerë dhe e pasur atje ka stalaktite, stalagmite, xhevahire – gjithçka që mund të shihet nën tokë. Është një shpellë shumë e bukur.
Në Seponik situata ishte më e vështirë – pak pas fillimit të punës arritëm një vend plot ujë. Ne, speleologët i quajmë këto galeri “sifone”. Gjetëm mundësi të hynim përsëri në shpellë përmes një hyrje tjetër dhe kësaj radhe ecëm kundër rrymës, por pasi kaluam 20-30 metra përsëri arritëm një sifon tjetër. Në grup kishim një zhytës, i cili vazhdoi më tej, por pas akoma 30 metrash u bë e qartë se nuk mund vetë të vazhdonte më tej. Gjithçka është hartografuar. Zoologu ynë mori shumë prova nga shpellat dhe po presim rezultatet e analizave.”
Aleksej Zhallov është speleolog i shquar në Bullgari, një nga njerëzit më aktivë në këtë fushë. Punon në shumë organizata, ndër të cilat është Shoqata Speleologjike Bullgare dhe klubi “Heliktit”. Është kryetar i Bashkimit Ballkanik të Speleologëve, ish zëvendës sekretar i Federatës Evropiane të Speleologjisë, anëtar i Komisionit për Mbrojtjen e Shpellave dhe pranë Federatës Evropiane të Speleologjisë, anëtar i komisioneve për studim dhe për bibliografi pranë Bashkimit Speloeologjik Ndërkombëtar pranë UNESKO-s. Është autor i 9 librave dhe 250 artikujve.
Libri më i ri i tij është me titull “Studimet speleologjike bullgare në Shqipëri 1991-2013” (“Bulgarian Speleological Studies in Albania 1991-2013”, botuar sivjet në anglishte). Libri prezanton ekspeditat bullgare dhe bullgaro-shqiptare atje në këtë periudhë. Prej 269 shpellave të studiuara, studimi ofron përshkrime të hollësishme për 52, të cilat janë më të rëndësishme – BB-30 (-610 m), Ru (-580 m), Shpella e Celikokave (-505 m), dhe Maja e Arapit 431 m (+363/-50 m). Të dhënat për të gjitha ekspeditat ndërkombëtare janë pasqyruar në tabela. Në libër janë përfshirë rezultatet e studimeve bullgare në lidhje me rajonimin gjeologjik, tektonikën, klimatologjinë shpellore dhe biospeleologjinë. Përveç kësaj mund të lexoni një shqyrtim të hollësishëm për speleologjinë në Shqipëri dhe bibliografi të plotë.
“Pa miqtë tanë shqiptarë nuk do të mundeshim të organizonim këtë udhëtim – këta janë njerëzit nga klubi speleo-alpin “Korabi” – Peshkopi, me udhëheqës Kujdes Haka. Ai dhe biri i tij Gentian na ndihmuan akoma në fazën e përgatitjes së ekspeditës dhe gjatë tërë kohës, kur ishim në Shqipëri ishin pranë nesh – tregoi Aleksej Zhallov. – Njerëzit nga fshati Çidhën gjithashtu ishin të mrekullueshëm dhe bënë kështu, që të ndiheshim sikur të ishim në shtëpinë tonë. U ndamë me premtime se do të kthehemi përsëri. Krijuam miqësi të reja dhe kjo për mua është më e rëndësishmja. Për këtë e dua Shqipërinë – për njerëzit e mirë. Isha atje me kolegë të rinj, të cilët vizituan Shqipërinë për herë të parë. Dhe mendoj se ky me siguri nuk do të mbetet udhëtimi i tyre i fundit atje.”
Fotografitë janë ofruar nga klubi “Heliktit” dhe Aleksej Zhallov
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..