Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregtia bullgare me oreks të madh ndaj tregjeve jashtë BE-së

Foto: arkiv

Ministria e Ekonomisë shpalli, se ka ndërmend të krijojë përfaqësi tregtare të Bullgarisë në Kubë, Meksikë dhe në disa shtete të Afrikës Veriore. Mendohet gjithashtu dërgimi i atasheve tregtare në Singapor dhe Indonezi. Ky qëndrim vetëm zgjeron rrethi i tregjeve tashmë të menduara në Kubë dhe në Meksikë. Gjatë janarit Ministria e argumentonte riorientimin e përfaqësive tregtare te shtete në lindje me fjalët, se biznesi bullgar duhet të ndihmohet që të kapërcejë humbjet e embargos së BE-së mbi tregun rus. Ide analogjike në fillim të vitit 2014 përhapte edhe qeveria e Pllamen Oresharskit, por me argumentin, se tashmë nuk është e domosdoshme të mirëmbahen dikasteret tregtare në BE-në, pasi pas hyrjes në të marrëdhëniet tregtare me shtetet evropiane zhvillohen lehtë dhe janë të rregulluara që në nivel makroekonomik. Atëherë Bullgaria dispononte përfaqësi tregtare në 44 shtete dhe për ato shtete ishte 90 për qind prej eksporti bullgar. Mirëpo, qeveria e tanishme jo vetëm, që ka ndërmend të riorientojë përfaqësitë tregtare te vende jashtë BE-së, por ka ndërmend të përmirësojë përgatitjen dhe zgjedhjen e nëpunësve që do të emërohen në to. Krahas kësaj parashikohen ndryshime në shërbimet e Agjencisë së Sigurimit Eksportues, kështu që ato të bëhen më të leverdishme për eksportuesit bullgarë. Idetë e kabinetit përputhen me interesat dhe kërkesat e biznesit, i cili akoma mban mend kohën, kur Bullgaria eksportonte mallra të larmishme për vendet e Lindjes së Mesme. Në ekonominë bullgare sot dominojnë prodhuesit e imtë. Ja përse riorientimi i tregtisë te shtete jashtë BE-së, sidomos kur bëhet fjalë për shtete të mëdha si Kina dhe India, supozon kooperim të shumë prodhuesve të imtë nën një markë. Prandaj, në ekonominë e decentralizuar, siç sot është ajo e Bullgarisë, riorientimi te tregje të reja nuk është në varësi vetëm të pushtetit ekzekutiv, por edhe të bashkëveprimit të tij me biznesin. Lidhur me këtë Ministra e Ekonomisë mendon, se në se biznesi dëshiron të ketë atashe tregtare në vendet, ku ajo nuk parashikon të tillë, emërimi të bëhet nën formën e partneritetit publik dhe privat. Është e dukshme domosdoshmëria e riorientimit të tregtisë bullgare te tregje jashtë BE-së, pasi aq shumë qeveri e përhapin këtë ide. Mirëpo, tani për tani kjo është vetëm një politikë e parealizuar, për të cilën vetëm flitet.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD