Basi bullgar Martin Tzonev është vlerësuar lartë në skenën bullgare dhe po ashtu ka bërë debutim jashtë shtetit. Pesë sezone me radhë këndon në shfaqjet e Operës së Sofjes.
“Që nga moshë e vogël jam pasionuar pas operës, rrëfen Martin Tzonev. – Në Ruse, vendlindjen time, babai im punonte në operë. Dhe shpeshherë më merrte me vete në provat e artistëve. Fillimisht frekuentoja orët e pianos dhe më pas nisa t’i bija kitarës. U regjistrova në Akademinë Kombëtare të Muzikës në kryeqytetin e Sofjes. Gjatë studimeve pata mundësi t’i ngjita shpeshherë skenës. Pas kësaj i vazhdova studimet në Grac të Austrisë dhe në Amsterdam të Holandës. Aty pata mundësi të përmirësoja teknikën time vokale dhe praninë artistike në skenë. Debutova në operën “Atila” që në moshën 27 vjeçare. Para se të shkoja jashtë vendit, kisha interpretuar gati dhjetë role. Risku që mora përsipër në atë kohë ishte i madh, sepse jo të gjithë arrijmë të bëjmë karrierë solo. Që të jesh individualist, të nevojitet durim.”
Martin Tzonev ka obligime profesionale si në Bullgari, ashtu dhe në Gjermani. Ai është solist në Teatrin e Operës në Bon dhe ndërkohë bën ture në Itali, Francë, Spanjë dhe Holandë. Kur është në Gjermani, bullgari qëndron në Bon, vendlindjen e Betovenit. “Ky qytet i ngritur mbi lumin dhe i përfshirë nga atmosfera aristokrate, i ngjan vendlindjes sime Ruse” – thotë Martin.
Më 2010 basi bullgar ka debutuar në skenën e Operës së Sofjes. Drejtori Pllamen Kartallov e ka ftuar për rolin e Votanit në tetralogjinë “Unaza e Nibelungut” të kompozitorit gjerman Vargner. “Ta japësh këtë operë në skenë është rrezik i madh dhe njëkohësisht përgjegjësi e madhe” – thotë Martin. Gjatë shtatorit këngëtarët e operës do të bëjnë një tur në Gjermani.
Para turit në Gjermani Martin Tzonev do të interpretojë rolin që është ëndërr për çdo bas – atë të Boris Godunovit. Pas spektaklit nën qiell të hapur para Katedrales së Sofjes “Shën Aleksandër Nevski”, opera do të luhet në Kalanë “Carevec” në qytetin Veliko Tërnovo (më 31 korrik e 1 gusht).
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..