Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi gjyqësor bie në zjarr të kryqëzuar

БНР Новини
Foto: arkiv

Kur në fundin e muajit janar deputetët në Kuvendin Popullor përkrahën me 200 vota (nga 240 deputetë në përgjithësi) aktualizimin e Strategjisë për Reformën Gjyqësore, populli besoi se më në fund do të bëhen hapa konkrete për ndryshimin e situatës në pushtetin gjyqësor. Kohët e fundit kjo shpresë gjithnjë e më shumë duket si mirazh. Javën e kaluar Komisioni i Përkohshëm Parlamentar për Ndryshimin e Kushtetutës hodhi poshtë me dy vota tekstet e reja që duhet ta reformojnë sistemin gjyqësor. Një ditë pasi ministri i drejtësisë Hristo Ivanov shpalli para mediave se “aktualisht tek ne vepron një mafie shumë e pushtetshme – ajo e udhëheqësve të përhershëm gjyqësorë”, ai ishte sulmuar në tri fronte. Nga Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkuan dorëheqjen e tij, akuza kundër tij u dëgjuan në Parlament dhe Prokuroria filloi një kontrollim në ministrinë e tij për shkak të një artikulli që doli në shtyp.

“Nuk është befasi fakti se tashmë sulmet kundër ministrit të drejtësisë kanë karakter personal – komenton Ivanka Ivanova, drejtorja e Programit të Drejtësisë të Institutit “Shoqëria e hapur”. – Është kështu sepse mungojnë argumente kundër reformës, për të cilën tani për tani ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë dhe në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor. Për të gjithët është e dukshme se ka probleme shumë të rënda me cilësinë e drejtësisë në Bullgari, se ka shumë shkaqe që e bëjnë reformën e kësaj sfere të domosdoshme. Ekspertët janë kategorikë se ka nevojë për ndryshime të Kushtetutës që do të lejojnë ndarjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor në dy kolegje të ndryshme – për gjyqtarët dhe për prokurorët, ka nevojë edhe për dhënien e mundësisë së të gjitha gjykatave t’i referohen drejtpërsëdrejti Gjykatës Kushtetutës. Ditët e fundit jemi dëshmitarë të shumë akuzave dhe sulmeve personale kundër ministrit të drejtësisë. Shkaku për to është mungesa e argumenteve të fuqive politike për shtyrjen e reformës gjyqësore. Ndryshimet në Kushtetutë janë parashtruar nga 130 deputetë nga partitë e koalicionit qeverisës. Për mua tani pyetja e madhe është si do të votojnë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe Partia Socialiste Bullgare, sepse pa përkrahjen e tyre nuk do të mund të arrihet shumica prej 160 votave që kërkohet për pranimin e reformave. Unë po shoh përveç një kundërshtimi kategorik nga ana e dy partive, por dhe një mëdyshje nga ana e partisë GERB, e cila është kryesorja në qeverinë e koalicionit. Dhe kjo mëdyshje ka të bëjë me reformën gjyqësore.”

Është për t’u përmendur fakti se para dy javësh Kryeministri Borisov propozoi që të shkurtohen proceset gjyqësore. Momenti nuk ishte i rastit. Një ditë pasi që Këshilli i Lartë i Avokatisë njoftoi në një reagim zyrtar se përkrahë reformat në sistemin gjyqësor, rastësisht apo jo, pikërisht avokatët dolën pjesën thelbësore të ciklit vicioz të krimit të lehtë.

“Më së fundi arritëm te propozimet për ndryshimin e sistemit gjyqësor dhe kemi shans për të ndërprerë lidhjen e ngushtë midis sistemit gjyqësor dhe elitës politike në Bullgari, vë në dukje znj. Ivanka Ivanova. – Por kur ndryshimeve të propozuara herë pas here u shtohen tekste të reja pa mendim ekspertësh, dhe sidomos kur atë e bën vetë kryeministri, atëherë kemi të bëjmë me një strategji e cila synon shtyrjen e vendimit.”

Kundër ndryshimeve të Kushtetutës janë Partia Socialiste Bullgare, “Alternativa e Rilindjes Bullgare” (ABV), e cila gjithashtu është parti e së majtës politike. Ndërsa “Lëvizja për të Drejta dhe Liri”, do të marrë pjesë në konsultimet kushtuar reformës gjyqësore. Këtë e bëri me dije lideri i saj Ljutvi Mestan në qytetin e Plovdivit ku së bashku me Bojko Borisovin, Kryeministër dhe njëkohësisht kryetar i partisë në pushtet GERB, demonstruan marrëdhënie miqësore. Mirëpo, z. Mestan theksoi se ndryshimet në sistemin gjyqësor nuk mund të ndodhin sipas modelit të Bllokut të Reformatorëve, partisë tjetër në pushet në koalicion me GERB-in, dhe e thërriti kryeministrin që ai ta marrë përsipër iniciativën. Në këtë lidhje Zëvendës kryetari i GERB-it, Cvetan Cvetanov tha: “Me rëndësi është që të bëhen reformat dhe këto të fundit t’i përkrahin të gjitha partitë, nuk ka nevojë për role kryesore, as për egoizëm partiak”. Nga data 22 deri më 24 korrik ndryshimet në Kushtetutë pritet të diskutohen në sallën plenare.

Përgatitën në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD