Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trajnimet e radhës detare Bullgaria – NATO-ja

Jens Stoltenberg
Foto: arkiv

Këtë verë, ndoshta edhe gjatë stinëve në vijim, do të jemi dëshmitarë të një serie trajnimesh ushtarake në Bullgari në det dhe tokë. Bëhet fjalë për dhjetëra trajnime të tilla gjatë tërë vitit, siç njoftoi para pak kohe Ministria e Mbrojtjes. Tashmë filloi trajnimi ushtarako-detar “Briz 2015”, ku marrin pjesë njësi të Forcave Ushtarako-Detare të Bullgarisë dhe të vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Në seri do të paraqiten situata të ndryshme luftarake. Në njoftimin zyrtar thuhet gjithashtu se “trajnimi ka qëllim përsosjen e nivelit të përgatitjes së personelit të Forcave Ushtarako-Detare në planifikimin dhe zhvillimin e operacionit detar në formatin e koalicionit, si dhe ngritjen e nivelit të koordinimit me organizata dhe institucione qeveritare dhe joqeveritare në reaksionet në raste krizash dhe mbrojtjeje të popullsisë".

Ja pak të dhëna statistikore, që nuk mund të mos bëjnë përshtypje. “Në Briz 2015” marrin pjesë 30 anije luftarake dhe anije trajnimi, kurse në serinë e vitit të kaluar “Briz 2014” morën pjesë 15 të tilla. Në “Briz 2015” janë përfshirë 1700 veta personel, kurse në “Briz 2014” u përfshinë 1000 veta. Përfundimet janë të dukshme.

Tanë për tani, në dallim të vitit të kaluar, Moska nuk jep shenja se do të ndjekë me vëmendje trajnimin e filluar të NATO-s në Detin e Zi. Le të rikujtojmë se “Briz 2014” ishte nën vëzhgimin e përhershëm të manovrave të mëdha ruse që zhvilloheshin në të njëjtën kohë në Detin e Zi. Ndoshta Moska e ka ndryshuar taktikën. Në mes të majit anije luftarake ruse dhe kineze zhvilluan trajnimet e tyre të para të përbashkëta në pjesën lindore të Detit Mesdhe – shumë afër bazave ushtarako-detare amerikane dhe të NATO-s në akuatori.

Në ekonominë e tregut nuk ka drekë falas. Kështu qe është logjike pyetja “Sa kushtojnë seritë “Briz” dhe kush i paguan, a është ky tatimpaguesi bullgar?” Në qoftë se këto shpenzime janë sekret ushtarak, a duhet të jetë kështu? Në trajnimet ushtarako-detare, nga ana tjetër, sigurisht që janë përzier portet e Brugasit dhe të Varnës. Në bregdetin e tyre shtrihen dhjetëra vendpushime, por nuk është pa rëndësi nëse çlodhesh në rërë, duke e ditur sa rreth teje ka, ose nuk ka peshkaqenë, apo trajnime ushtarake.

Edhe të verbrit mund të shohin se të gjitha këto trajnime ushtarake “të planifikuara që prej shumë kohe”, siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, kalojnë nën shenjën e “rrezikut nga agresioni nga ana e Rusisë”, siç deklarojnë disa vëzhgues. Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, siç duket, nuk është i këtij mendimi, sepse ditën e enjte ai vuri në dukje në Bukuresht se aleanca nuk sheh “kërcënime të drejtpërdrejta” nga ana e Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s. “Ne po shohim një Rusi më këmbëngulëse, e cila përpiqet t’i trembë fqinjët” – shtoi butësisht Stoltenberg para bashkëfolësve të tij rumunë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD