Ditë të numëruara pas koncertit të madh për katër piano “Xhazi takon klasiken” në sallën numë 1 të Pallatit Popullor të Kulturës, bisedojmë me një nga pjesëmarrësit – Zhivko Petrov. Ai ishte “nga ana e xhazit”, bashkë me Angjell Zaberskin-bir. Klasiken e prezantuan Ivan Janëkov dhe Gjeorgji Çerkin.
“Midis botëve” është albumi i tretë i JP3. Në fillim lindi piesa me të njëjtin titull, të cilën e shkrova përpara një viti, bashkë me të parën “Renesans”. Përgjithësisht 9 piesa hynë në albumin tonë të ri. Ftuam “Arena kuartet” në përbërjen: Pllamena Zhekova dhe Orlin Cvetanov – violinë, Valentin Gerov – violë dhe Hristo Tanev – violonçel. Filluam një turne kombëtare, në të cilën paraqesim albumin. Interesantja është se Eko për herë të parë shkruan muzikë për trion. Kështu albumi u bë me më shumë ngjyra – temat janë më të gjata nga ai i mëparshmi “It’s a Dream”. Për herë të parë kemi piesë në një përmasë të pabarabartë-renditen 7+9. Qyet “Slent steps”. Ekoja u frymëzua nga macja e tij, që ta shkruaj e ka vërejtur sesi pi ujë dhe ka vendosur të bëj piesë me po këtë pulsim. Kompozicioni i fundit “One Daj in Paris” është një nga piesat tona të para, e cila pati hyrë në DVD-në e vitit 2006. Aty jemi vetëm trioja, kurse tani e kam ri aranzhuar për kuartet dhe tingëllon shumë mirë.”
Në album ka edhe një piesë nga Vaselin Veselinov-Eko “Senjor Astror”, të ndikuar nga stili i Astor Piacillës.
Vetëm katër muaj punë kanë qenë të mjaftueshme për realizimin e albumit “After 4”(Pas katrës). Në të Zhivko Petrovi e drejton vëmendjen e dëgjuesit drejt muzikës klasike, nga e cila merr frymëzim.
Kompozitori tregon dhe përshtypjet e tij nga turneu i trios jashtë shtetit, si dhe për skenat verore, të cilat i presin në Bullgari.
“Pasi krijova “After4”, me trion kishim turne nëpër Kanada. Ekzekutuam në shumë xhaz klube në Monreal, Toronto, Kallgari, Otava. Ishte shumë bukur, publiku na priti dhe klubet ishin të përmbushura. Kuptohet se kishte shumë bullgarë. Në Monreal biletat ishin të shitura akoma që ditën e mëparshme. Pronari çuditej sesi ka rastisur kjo, pasi vijnë persona krejtësisht të panjohur për të. Duket se muzika ka rëndësi. Tani po e vazhdojmë turneun tonë nëpër Bullgari. Skenat dhe qytetet verore në të cilat do të tingëllojë grupi janë Burgas dhe Varna, kur me koncertin tonë e përfundojmë “Verën e Varnës”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..