Tendenca aktuale botërore e prodhimit të kraft-birrës ndikoi edhe tregun bullgar. Bullgaria ka një traditë të prodhimit të birrës që është relativisht e re – më pak se një shekull e gjysmë dhe ky fakt vështirëson imponimin e shijeve të reja të birrës, por nga ana tjetër mund të them se e lehtëson këtë në krahasim me shtetet, në të cilat birra ka tradita shumë të forta – si Çekia, Gjermania, Belgjika dhe Britania e Madhe.
Mjeshtri belgjik, i cili punon në një nga fabrikat e para në Bullgari që prodhon kraft-birrë në qytetin malor Trjavna (Mali Stara Planina) ishte i pari që guxoi të eksperimentojë me erëza tradicionale bullgare, si shtërmeni dhe mori miratimin e adhuruesve të shijeve jo tradicionale. Përgjigja e konkurrencës nuk vonoi – një nga prodhuesit më të mëdhenj të kraft-birrës lëshoi një seri të limituar me përzierje shijesh – rrepë, panxhar, selino, rozmarinë dhe bahar. Përsëri mori duartrokitjet e adhuruesve. Ndërkohë ata që prodhojnë birrë në kushte shtëpiake vazhdojnë të eksperimentojnë me bimë të ndryshme si hithra dhe shqopa, përdorin gjithashtu tharm të egër me rrush të zi francez dhe mund të thuhet se shpeshherë rezultati është befasues bile për vetë prodhuesit.
Por tabloja e arritjeve të bullgarëve do të jetë e paplotë pa një nga nismat më serioze në një nga qendrat e padiskutueshme të birrës – Londër. Rose Brew me emrin e vet thotë gjithçka për krijuesin – Ivaillo Penev nga qyteti Stara Zagora (Bullgari Qendrore). Prej shumë vitesh ai jeton në Londër dhe bën tregti me ujë trëndafili, i prodhuar nga një shok i tij nga qyteti Kazanllëk (Bullgari Qendrore). Pas pak hezitimesh ai dhe ortakët e tij filluan aventurën me birrë bjonde me ujë trëndafili. Fabrika e tyre është ndër të paktët që kanë certifikatë për prodhues organik – diçka që menjëherë e vendos birrën në një kategori më të lartë, përfshirë edhe nga pikëpamja e çmimit. Ata janë gjithashtu ndër pak prodhuesit, të cilët fermentojnë birrën në enë të hapura, “si në Mesjetë” – bën shaka Ivaillo:
“Birra është si një organizëm i gjallë. Është pak e paparashikueshme. Nganjëherë nuk bëhet siç dëshirojmë. Dy herë më ka ndodhur – ziej birrën me përmbajtje normale të sheqerit, me ekstrakt, temperatura kontrollohet nga pajisjet elektronike dhe pavarësisht nga kjo fermentimi nuk zhvillohet në kohën e duhur.”
Tani për tani prodhoj tri lloje birre me ujë trëndafili, të cilat pothuajse i përkasin stileve të tyre: White Rose (wit– birrë bjonde belgjike), Pink Rose (IPA – birrë specifike të zier me sumbullare dhe me malt) dhe Black Rose (stout – birrë të zezë). Sasia e ujit të trëndafilit është e ndryshme për birrat e ndryshme – nga një lugë çaji në një shishe White Rose, deri në gjysmë lugë çaji në një shishe Black Rose. Por gjërat nuk janë aq të thjeshta siç duken.
“Uji i trëndafilit përforcon shijet e tjera, por në se sasia është e përshtatshme. Në fillim vura më shumë sepse isha si imunizuar ndaj aromës së tij.”
Birra që është shumë e njohur në Britaninë e Madhe dhe blihet posaqërisht për festën e Shën Valentinit përsërit recetën e çokollatës me trëndafila. Kjo është stauti (stout) me çokollatë. Me hapjen e shishes ndiejmë një tufë aromash e pastaj...
“Pastaj gjërat balancohen dhe kjo është interesantja. Birra nuk është “e mërzitshme”, çdo një gëlltitje ka shije të ndryshme. Përveç kësaj ka një efekt qetësues, të bën të ndihesh mirë. Gjithashtu është e dobishme për barkun.”
Natyrisht trëndafili ka një joshje më romantike në krahasim me sumbullaren, por ai nuk jep ndonjë shije të ëmbël, por përkundrazi – përforcon hidhërimin e birrës. Me këto veçanti, ajo vlerësohet lartë edhe nga burrat, edhe nga gratë. Vlerësimet për birrat me trëndafil në sajtet e specializuara për degustatorë të birrës nuk janë të njëjta. Stauti merr më shumë miratime (18,5 nga 20 pika). Më pak pëlqehet birra bjondje dhe shpesh e krahasojnë me llokum turk. Ajo merr 12 nga 20 pika. Vlerësimet e ulëta nuk shqetësojnë Ivajllon dhe bile provokon humorin e tij:
“Varret nga shija personale. Njerëzit e ndryshëm ndiejnë shijet në mënyrë të ndryshme. Për disa shija e trëndafilit në të vërtetë mund të jetë e tepruar – ata thanë se pinë shampo”.
Për fat të mirë shumë femra, të cilët zakonisht nuk pinë birrë, pëlqejnë këtë shije. Kështu prezenca bullgare në prodhimin e kraft-birrës në Ishull bëhet gjithnjë e më e dukshme.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë nga arkivi personal i Ivaillo Penevit
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..