Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët midis kuotave dhe trafikantëve

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Pjesa më e madhe e refugjatëve që kërkojnë strehim gjithnjë e më shpesh bëhen viktimë të trafikut të njerëzve. Situata delikate, në të cilën ndodhen, i kthen në objekt tërheqës për trafikantët, të cilët premtojnë kundrejt shumave kolosale transferim në “tokën e premtuar” Evropë. Shpesh herë hapin e parë në territorin evropian refugjatët nga LM e bëjnë në Bullgari, duke kaluar në mënyrë ilegale kufirin turko-bullgar. Ndërsa fluksi i migrantëve nga Afrika prej kohe është kthyer  në një sprovë për Italinë dhe Greqinë. Zgjidhje të mundshme për problemin në rritje kërkoi Konferenca Ndërkombëtare në Sofje, organizuar nga Komisioni Kombëtar për Luftë kundër Trafikut të Njerëzve,  Këshilli i Evropës dhe Komisariati i Lartë i OKB për Refugjatët me pjesëmarrjen e një sërë organizatash joqeveritare nga më se 12 shtete.

Vala e refugjatëve nga Siria goditi  Bullgarinë para më se 3 vjetësh dhe e gjeti vendin të papërgatitur. Me gjithë se sot në qendrat e pritjes  situata është përmirësuar ndjeshëm, problemi vazhdon të jetë shumë i dhimbshëm dhe aktual. BE është përqendruar mbi procedurat për vlerësimin e kërkesave për dhënien e statusit të refugjatit  dhe mbi shpërndarjen e njerëzve që kërkojnë strehim në vendet e veçanta anëtare. Tani për tani në plan të dytë mbetet lufta kundër trafikut të këtyre njerëzve – trafikantët  e organizuar mirë vazhdojnë të grumbullojnë  miliona nga fati  i mjerë i  refugjatëve. “Bullgaria punon aktivisht si kundër trafikut të njerëzve, ashtu edhe për parandalimin e problemit – dha sigurime në kohën e konferencës Zëv/ministri i Punëve të Brendshme Cvjatko Georgiev. – Gjatë viteve të fundit Bullgaria si kufi i jashtëm i BE ndodhet nën presionin serioz të flukseve të përziera të emigrantëve: të njerëzve që u përgjigjen kritereve për mbrojte ndërkombëtare nga njëra anë, dhe emigrantëve ekonomikë, që vijnë nga shtetet ku nuk ka konflikt të armatosur, por që kërkojnë jetë më të mirë.”

Sipas fjalëve të Roland Weil, përfaqësues i Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatët për Bullgarinë, mbi gjysma prej emigrantëve që përpiqen me të gjitha mjetet e mundshme të vijnë në  Evropë, janë refugjatë, që janë bërë viktimë të trafikantëve.

“Në mungesën e mjeteve të ligjshme  për të shkuar në vendin e dëshiruar, shumë prej këtyre dhjetëra mijë njerëzve përdorin shërbimet e trafikantëve. Po thuaj 100% prej refugjatëve që hyjnë në Bullgari, e bëjnë në mënyrë ilegale me ndihmën e kontrabandistëve” – mendon Weil.

Trafiku i paligjshëm i njerëzve është kthyer në biznes fitimprurës. “Si problem me shumë dimensione ai kërkon strategji të integruar, e cila të përfshijë si vendet e origjinës, ato të transitit dhe vendin e destinacionit përfundimtar” – shton Weil.

Ndërsa dr. Konstantin Hrushka nga Këshilli Zviceran për Refugjatët pohon, se pjesë e pandashme e kësaj strategjie duhet të jetë  ofrimi i mundësisë legale refugjatëve për të kaluar përmes kufirit, përfshi edhe në vendet e BE. Sipas tij, zbatimi i kuotave të refugjatëve nuk do të zgjidhë problemin, sepse ndarja mekanike e njerëzve që kërkojnë strehim, nuk merr në konsideratë fatet dhe preferencat e tyre personale.

“Fluksi i migrantëve drejt Evropës aktualisht është ilegal, sepse  në fakt refugjatët nuk kanë mundësi tjetër – mendon dr. Hrushka. – Vite me radhë Zvicra u ofronte viza njerëzve që kërkonin strehim që të mund të udhëtojnë  legalisht  dhe të presin vendimin e organeve përkatëse për dhënien e statusit. Me kalimin e viteve kjo mundësi u hoq dhe ne mendojmë, se zbatimi i saj përsëri do të parandalojë refugjatët nga ndërmarrja e udhëtimit të rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e tyre, shpesh herë të organizuar nga trafikantët ilegalë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD