Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1990: Koha është jona?

БНР Новини
Mitingu paraelektoral i Bashkimit të Forcave Demokratike në Urën e Shqiponjave të Sofjes më 7 qershor të vitit 1990

“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës “Ekogllasnost”. Gjatë vitit 1990 zhvillimet rrjedhnin jo si një përrua, por vërsuleshin si ujërat e një lumi të harbuar. U shpërnda Këshilli i Ministrave, shteti falimentoi, në pushtet njëra pas tjetrës erdhën tri qeveri, Republika Popullore e Bullgarisë u bë Republika e Bullgarisë.

Megjithëkëtë tranzicioni bullgar ishte i qetë. Ai u kontraktua rreth Tryezës së Rrumbullakët. Konsultimet politike u propozuan nga opozita në nëntor të vitit 1989. Partia në pushtet në fillim refuzoi, por mitingu i organizuat më 14 dhjetor të vitit 1989, greva politike shpallur nga Konfederata e Punës “Podkrepa” dhe ngjarjet në Rumani, ndryshuan qëndrimin e saj. Nga data 3 janar deri më 15 maj të vitit 1990 Tryeza Kombëtare e Rrumbullakët kuvendoi 19 herë. Mbledhjet transmetoheshin drejt për së drejti nga programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare.

Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhen incizime nga hapja e Tryezës së Rrumbullakët me pjesëmarrjen e zotërinjve Georgi Pirinski dhe Zhelju Zhellev.

СнимкаZoti Georgi Pirinski deklaroi:

Misioni historik i Tryezës Kombëtare të Rrumbullakët është të arrihet marrëveshje konkrete si bazë për zgjidhjen e problemeve më të ngutshme politike dhe social-ekonomike të vendit. Ato do të jenë kryesisht probleme, lidhura me rrugët, etapat dhe afatet për heqjen e strukturave totalitare komuniste të mohuara nga vet jeta dhe me demokratizimin e shoqërisë, me idetë dhe parimet kryesore që kanë të bëjnë me projekt ligje të reja dhe akte të tjera normative, të cilët sigurojnë mundësi për hapa të shpejtë dhe vendimtar për arritjen e qëllimeve mbarëkombëtare. Ky rol i rëndësishëm i Tryezës Kombëtare të Rrumbullakët mund të garantohet vetëm në kushtet e mirëbesimit reciprok, konstruktivitetit dhe përgjegjësisë.

СнимкаZoti Zhelju Zhelev theksoi:

Teksti, që u hartua në grupin e kontaktit për Tryezën e Rrumbullakët, na duket se nuk është mjaftë kategorik në disa drejtime. Disa prej pikave të veçanta, që duhet të tingëllojnë në mënyrë më kategorike, kanë më tepër një karakter urimi. Mendojmë, se duhet të ketë të paktën një fjali, në të cilën në mënyrë kategorike të shprehet statusi dhe autorizimet e Tryezës së Rrumbullakët.”

Tryeza e Rrumbullakët u përqendrua mbi suazat politike të ndryshimeve dhe pothuajse nuk diskutonte reformat ekonomike dhe ndërrimin e pronësisë. Nga pikëpamja e sotme, kjo konsiderohet si një nga e metat e saj.

Arritjet kryesore e Tryezës së Rrumbullakët Bullgare ishin heqja e nenit të parë të Kushtetutës i cili garantonte rolin udhëheqës të Partisë Komuniste Bullgare, vendosja e institucionit presidencial, depolitizimi i ushtrisë, policisë, gjyqit dhe diplomacisë, caktimi i zgjedhjeve për Kuvendin e Madh Popullor dhe shpërndarja e degës së Sigurisë Shtetërore, që luftonte kundër diversionit ideologjik dhe shfaqjeve kundër shtetit. Më 12 mars pjesëmarrësit e Tryezës së Rrumbullakët nënshkruan tri dokumente – për rolin dhe statusin e Tryezës së Rrumbullakët, për sistemin politik dhe për garantimin e tranzicionit paqësor.

Në mitingun paraelektoral më 7 qershor të vitit 1990 në Urën e Shqiponjave Bashkimi i Forcave Demokratike mblodhi më se një milion veta, të prirë nga shpresa, se ndryshimet në vend do të sjellin një jetë më të mirë. Më 10 qershor të vitit 1990 u zhvilluan zgjedhjet e para të lira në Bullgari. Si rezultat Partia Socialiste Bullgare fitoi 211 vende në parlamentin 400 anëtarësh. Reagimi kundër rezultateve nuk vonoi. Përkrahësit e Bashkimit të Forcave Demokratike ishin të sigurt, se bëhej fjalë për manipulimin e rezultateve, gjë që u vendos në vitin 1997 nga Kryeprokuroria. Filluan protesta në masë me barrikada nëpër bulevardet e mëdha. Më 4 korrik filloi një grevë të ndenjur, e cila pak më vonë u shndërrua në një kamp me tenda me emrin “Qyteza e së vërtetës”. Grevistët nguleshin këmbë, që Partia Socialiste Bullgare të pranonte falsifikimin e zgjedhjeve dhe të lajmëronte pronën e saj, të caktohej një datë për hapjen e procesit kundër ish liderit Todor Zhivkov. Më 6 korrik Petër Mlladenovi dha dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, pas shprehjes skandaloze “më mirë tanket të vijnë” thënë gjatë bllokimit të Kuvendit Popullor më 14 dhjetor të vitit 1989. Gjatë verës së vitit 1990 Kuvendi Popullor mori vendim të demontoheshin simbolet e pushtetit komunist. Partia Socialiste Bullgare u pajtua të hiqetpentagrami nga maja e Pallatit të Partisë.

Pallati i Partisë në flakëU ndez Pallati i Partisë, gjë për të cilën u akuzuan protestuesit nga “Qyteza e së vërtetës”. Kjo i dha arsye policisë që të shpërndante protestuesit dhe të hiqte tendat e qytezës, edhe pse e vërteta për zjarrin të ishte krejt e ndryshme. Nga filmi “Proces i përfunduar për shkak të kalimit të afatit ligjor” me regjisoren Malina Petrova bëhet e qartë, se Pallati i Partisë u ndez qëllimisht, ndërsa qëllimi ishte diskreditimi i Qytezës së të vërtetës. Një mister edhe më sot mbetet çfarë u bë me dokumentet që ruheshin aty – a u dogjën ose paraprakisht u morën dhe u fshehën nga shoqëria. Është fakt, se edhe më sot nuk dihet çfarë shkruhej në to. Ndoshta ato dokumente do të zbuloheshin gjëra jo aq të mira për pushtetarët deri në vitin 1989. Në këtë situatë të ndërlikuar më 12 korrik të vitit 1991 megjithë protestat kundër, Kuvendi i Madh Popullor miratoi Kushtetutën e Re Bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..

botuar më 15-08-15 12.30.MD

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD