Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjioni “Ballkania” shpreson edhe në turizmin e festivaleve

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Stina turistike verore në pjesën qendrore të malit Stara planina startoi me “Rok akademi”-në në qendrën e Trojanit, ku u prezantuan interpretues të dashur. Posaçërisht për koncertin në qytet erdhi dhe rok banda e njohur serbe “Pero Deformero”. Të mahnitur nga këngët e tyre të dashur njerëzit e mbledhur në shesh vazhduan dëfrimin deri vonë pavarësisht nga shiu i rrëmbyer i cili u derdh papritmas mbi ta. Banorët vendas ushqejnë shpresë se vera 2015 do të jetë e suksesshme dhe po përgatiten të presin mijëra dashamirës të natyrës dhe të turizmit alternativ.

СнимкаKur përpara rreth 10 vjetësh disa bashki në rajon i bashkuan përpjekjet e tyre në përgatitjen e produktit të përbashkët turistik, askush nuk priste, se nisma do të ketë një sukses të tillë të madh. Por ja, se regjioni “Ballkania” u imponua si një markë e ruajtur në turizmin vendas, ndërsa bashkitë Trojan, Teteven, Aprillci dhe Etropolle u kthyen në destinacione të kërkuara më në veçanti për pushime verore. Vendasit nuk shpresojnë vetëm në natyrën e bukur dhe në bazën e shtretërve, por në atraksionet suplementare. Janë përgatitur itinerare për biçikleta, ofrohet hipizëm, organizohen kalime me këmbë deri në rezervatet natyrore, team building etj. Ideja është që mysafiri të largohet plotësisht nga mjedisi i qytetit.

СнимкаPër shembull në fshatin Çiflik mund të kombinohen kalimet këmbësore në mal me procedurat relaksuese spa në hotelet e këtushme, të gjitha kanë pishina me ujë mineral. Fundjavën mund të kaloni në bregun e liqenit artificial Sopot, ku do të keni mundësi për peshkim ose të soditni panorama të bukura. Dhe e gjithë kjo pa tufat e mushkonjave të bezdisshme që janë karakteristike për të gjitha liqenet. Shkaku për këtë është se liqeni ndodhet në lartësi të madhe të malit dhe mungojnë këneta. Përveç kësaj, në qoftë se do të vini në këtë krahinë në Ditën e Shenjtoreve Petri dhe Pavli do t’ju gostitin me specialitetin “burri i bardhë” – i cilin përgatitet vetëm në atë kohë të vitit dhe i cili përbëhet nga djathë i bardhë i shkrirë, gjalpë dhe miell. Ndërsa në rezervatin “Kozjata stena” (Muri i dhive) organizohen kalime turistike nëpër shtigje të ndryshme që janë lidhur me përjetime ekstreme, ngjitja në maja të larta, zbritja me teleferik dhe qitja me hark. Zakonisht shëtitja nëpër mal përfundon  në tavolinën e shtëpisë malore “Hajdushka pesën” me raki kumbulle dhe shishqebap të pjekur në skarë.

Снимка“Njerëzit gjithmonë janë gati të përjetojnë diçka, të ndihen pjesë e një aktiviteti, prandaj ne përpiqemi të organizojmë aktivitete të ndryshme – festivale dhe gara sportive – tregon Darja Zariçinova nga Shoqata “Tur  Klub ReMark”. – Për shembull gjatë kësaj jave është festa tradicionale e bimëve mjekësore, malit dhe turizmit, të quajtur nga populli ynë Dita e Enjos, 24 qershor, e cila do të zhvillohet në fshatin Ballkanec pranë Trojanit. Gjatë muajit maj në bashkinë Aprillci u zhvillua gara “Bajkandxhii” – garë me biçikleta malorë, e cila mblodhi shumë miq nga tërë vendi. Më 28 dhe 29 korrik në bashkinë Etropolle do të zhvillohet festa e dhëndurëve, që sipas traditës është lidhur me shumë humor dhe rikrijimin e situatave komike. Sipas programit do të ketë parakalim karnavali.

СнимкаNë fillim të gushtit në Ribarica do të zhvillohet festa tradicionale e kostumeve popullore, në të cilën do të ketë garë për këngën më të mirë, vallen më të mirë dhe kostumin më të bukur popullor. Dhe të mos harrojmë Festivalin e kumbullës në fund të shtatorit në bashkinë Trojan, i cili vitet e fundit fiton popullaritet të madh. Në të organizohet ekspozitë kulinare e specialiteteve të kripura dhe të ëmbla, të përgatitur vetëm me kumbulla.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD