Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët – në mes të luftës dhe shpëtimit

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

45 milionë veta pa shtëpi dhe atdhe, mërgimtarë në vende të largëta në mbarë globin. Kjo statistikë e tmerrshme u regjistrua më 20 qershor, në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Çdo refugjat e ka historinë e vet. Disa prej tyre tashmë e kanë gjetur atdheun e ri, por të tjerët ende bredhin gjithë botën, duke vuajtur dhe duke ëndërruar një jetë të re.

Z. Mehti Zamani është nga ata refugjatë të grupit të dytë. I rrahur rëndë nga policia e një regjimi represiv, ai është nisur për në Bullgari, duke e konsideruar vendin të vetmin shans për ekzistencë. Ky refugjat ka lënë pas vetes një Iran jo-demokratik dhe të gjithë familjarët e tij. Mehtiu ka dy vjet që pret të marrë statusin e refugjatit, duke ëndërruar të ushtrojë punën e tij të rrobaqepësit dhe modeluesit.

“Kur erdha në Bullgari, mendoja se do të jetoja më mirë, por nuk u bë ashtu, kujton Mehtiu. – Duhej të ikja në një vend tjetër ku do ta më jepnin statusin e refugjatit. Në intervistën për Agjencinë e Refugjatëve përmenda se prej Bullgarisë pres vetëm paqe dhe jetë të denjë. Desha të marrja statusin e refugjatit për të qëndruar në Bullgari. Por, për fat të keq ma refuzuan atë.”

Sot gjëja më e mirë është krahu i zgjatur i një miku. Me flokë të fryrë, tatuazhe dhe vathë të mëdhenj. Në shikim të parë, ky s’duket të jetë miku më i ngushtë i refugjatit në nevojë. Miku i Mehtiut quhet Teodor Cvetkov.

“Interesi për të komunikuar me refugjatët ka të bëjë me skenën muzikore, ku të gjithë ne përkrahim idenë për tolerancën dhe integrimin, thotë Teodor Cvetkov. – Ne nuk e dallojmë njeriun për nga etnosi apo ngjyra e tij. Takimet me refugjatët m’i zgjerojnë horizontet. U njoha me shumë njerëz, si me të huaj, ashtu dhe me bullgarë, të cilët ndajnë idetë e mia për përparimin e shoqërisë sonë.”

Në Bullgari kampet e refugjatëve janë gjashtë. Në to janë vendosur 3 700 veta. Për mendimin e kryetares së Shoqatës së Komunikimit Progresiv dhe të Hapur, znj. Allbena Drobaçka refugjatët kanë probleme serioze. Dhe këto nuk janë hapësira e vogël, sjellja ndaj tyre, as procedurat e ngadalta të marrjes së statusit të refugjatit, as mungesa e punës, ose kujdesi i pamjaftueshëm mjekësor.

“Problemi i vërtetë i refugjatëve është se janë larguar nga atdheu dhe se fëmijët e tyre ende kanë ëndrra të këqija, thekson znj. Allbena Drobaçka. – Në Bullgari bëhemi dëshmitarë të një tensioni në bazë etnike dhe fetare, të një kundërshtimi dhe kërkimi të konfliktit. Bashkë me kolegët e mi nga shoqata mendojmë se e gjithë kjo është rezultat i mungesës së informatave. Dhe ja pse organizojmë takime ku diskutojmë këto çështje, këndojmë dhe vizatojmë së bashku. E bëjmë atë me idenë që t’i evitojmë qëndrimet ksenofobike dhe raciste.”

Rodi Ibrahimi është 24 vjeçar, refugjat sirian në Bullgari. Djali ka lindur në rajonin Hasaka të Sirisë, por para një viti u detyrua të largohet nga atdheu i tij. Ja dhe historia e Rodi Ibrahimit:

“Isha ushtar, por dezertova nga armata për ta shpëtuar veten time, kujton Rodiu. – Shkova në Turqi në mënyrë të paligjshme, ku qëndrova gjashtë muaj dhe pas kësaj erdha në Bullgari. Nuk e kam fare të lehtë të falsë për këtë temë, megjithëse kaloi gati një vit pasi i pagova një trafikanti për të më nxjerrë nga Turqia. Por me rëndësi është që të tjerët të kuptojnë se ç’ka po ndodh me ne dhe përse. Unë jam njëri nga mijërat refugjatë qysh nga fillimi i ngjarjeve në Siri. Të gjithë, ne e patëm arsyen e vet të largimit nga atdheu dhe të gjithë ne e dimë se variant tjetër s’ka.”

Z. Ibrahimi, si ndiheni në Bullgari?

“I jam mirënjohës Bullgarisë që më pranoi, thotë Rodi Ibrahimi. – Këtu ndihem mirë, jam i qetë dhe jam i lumtur se e mora statusin e refugjatit. Në Bullgari po bëj një jetë të denjë. Unë jam specialist kompjuteri dhe shpresoj të gjej punë. Ëndërroj që t’i jepet fund luftës.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Spas Tashev

Dr. Spas Tashev prezanton një hulumtim të ri mbi diasporat bullgare në Shqipëri dhe Kosovë

Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..

botuar më 25-04-23 6.10.PD
Papa Françesku

Reagimet në Bullgari pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD
Mitropoliti Grigorij i Vracës

Gjatë Javës së Ndritshme lavdërojmë Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëreshën Mari

Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..

botuar më 25-04-21 11.01.PD