Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çështja me integrimin e romëve në Bullgari mbetet e pazgjidhur

Foto: BGNES
Java e kaluar ishte plotë me turbulenca rreth  të ashtuquajturës pakicë rome në Bullgari. Pranë tensionit të krijuar para pak kohe midis banorëve në fshatin Gërmen dhe romëve atje, të cilët rregullisht kanë grabitur ekonomitë e fshatarëve, u shtuan përleshjet gjatë kësaj jave midis banorëve të lagjes Orllandovci në kryeqytet dhe romëve. Banorët e lagjes u kanë bërë vërejtje disa romëve të cilët kanë dëgjuar muzikë me zë të lartë dhe ata u kanë  përgjigjur me fyerje dhe rrahje. Aktualisht aty qëndron policia dhe xhandarmeria. Tensioni është latent edhe në shumë vendbanime të tjera dhe nuk dihet kur dhe si mund të shkallëzojë. Në këtë sfond autoritetet lançuan hipotezën, se bëhet fjalë për skenar paraprak për krijimin e tensionit. Kryeministri Bojko Borisov, si ish zjarrfikës, paralajmëroi se “askush nuk duhet të luajë me zjarrin”, sepse ai vështirë shuhet. Ministrja e Brendshme Rumjana Bëçvarova deklaroi nga ana e saj, se po mendon  emërimin e romëve në strukturat e MPB si formë e integrimit të tyre. Ndërsa Komisionarja evropiane Kristalina Georgieva tha nga Brukseli, se mbi 55 milionë euro nga fondet e reja evropiane janë parashikuar posaçërisht për integrimin e romëve në Bullgari.

Siç duket, problemi me romët ka dy aspekte. I pari është social-kulturor: pohoj me plotë gojë, se pavarësisht nga përpjekjet e autoriteteve për integrimin e tyre më shoqëri, shumica e romëve nuk e dëshirojnë dhe kjo është pjesë e sistemit të tyre të vlerave. Përveç kësaj, nuk ka geto të romëve, siç pohojnë mediat, por ka enklavë romë, në të cilat ligjet bullgare nuk janë të vlefshme, aty janë në fuqi vetëm vendimet e këshillit të pleqve. Këta enklavë janë shembull për “komunizmin real” – atje uji dhe korrenti përdoren pa pagesë, shtëpitë ndërtohen pa leje, nuk paguhen tatime. Nga ana tjetër popullsia rome në Bullgari thith  resurse të konsiderueshme nga financat publike nëpërmjet ndihmave për papunësi, për amësi, nëpërmjet shërbimeve shëndetësore falas, pa pasur sigurime shëndetësore etj.

Aspekti tjetër është politik: është sekret publik, se romët pa hezitim janë gati t’ia shesin votën e tyre “në tender” , me gjithë se kjo sipas ligjeve bullgare është krim, cilit do qofsh formacioni politik në kohën e zgjedhjeve ose më saktë atij që paguan më shumë. Sipas të dhënave të fundit, romët në Bullgari  janë rreth 500 mijë dhe nuk duhet të nënvlerësohet numri i atyre që kanë të drejtën e votës. Të mos harrojmë, se pas 4 muajsh në Bullgari do të zhvillohen zgjedhje për pushtetin vendor.

Çështja me integrimin e romëve në Bullgari do të mbetet e pazgjidhur deri sa autoritetet nuk e shohin në mënyrë të shëndoshë realitetin e hidhur. Çfarë do qofsh skenarë për tensione të lançohen, statukuoja rome është e qartë: pjesa dërmuese e kësaj pakice nuk dëshiron të arsimohet, nuk dëshiron të punojë dhe preferon të mbijetojë me vjedhje. Kjo statukuo mund të ndryshohet vetëm kur  me dorë të fortë ligjet dhe rregullat në shoqërinë bullgare do të zbatohen për të gjithë, pa përjashtim. Për një gjë të tillë, ndër kohë, bëjnë thirrje dhe disa liderë të romëve.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD