Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Joga – rruga drejt harmonisë

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 21 qershor më shumë se 170 shtete nëpër botë për herë të parë shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Jogës. Më 11 dhjetor 2014 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranoi një rezolutë, e cila e përcaktoi këtë datë. Dokumenti është në përgjigje të propozimit, të bërë nga kryeministri i Indisë Shri Naredra Modi. Në sajtin e Ditës Ndërkombëtare të Jogës ka informatë për qindra qytete në botë, në të cilat organizohen ngjarje të ndryshme. Mes tyre janë Austria, Gjermania, Franca, Italia, SHBA, Qenia.

Një fakt interesant është se, festimi në Bullgari është një nga më të mëdhenjtë dhe padyshim që përfshin më tepër aspekte të një sistemi mijëvjeçar prej dijeve dhe praktikave. Më 21 qershor, kur është solstici i verës, nga ora 9:00 në mëngjes deri vonë në mbrëmje Pallati Kombëtar i Kulturës hap dyer për mësimin e lashtë. Përfaqësues të shkollave të njohura në jogën klasike nga e gjithë Bullgaria do të demonstrojnë praktika-jogë për fëmijët, jogë për gratë me barrë, jogë gjatë problemeve të ndryshme fizike. Shkencëtarë do të mbajnë leksione mbi tema, të cilat prekin thelbin e jogës, do të paraqitet dhe një shkencë holistike për shëndetin ajurveda. Marrin pjesë të gjitha shkollat dhe organizatat në Bullgari.

СнимкаCila gjë e bën këtë praktikë të lashtë kaq të njohur në botën moderne? Përgjigja është e Vera Zaharievës, kryetare e Federatës Bullgare të Jogës:

“Kjo është diçka, të cilën e dinë shumë mirë të gjithë të cilët e praktikojnë jogën. Gëzohemi se, dhe shoqëria botërore në personin e OKB-së e njohu jogën për një shkencë holistike, e cila jep dije për mënyrën e drejtë të jetesës, që jep mundësi për arritjen e një shëndeti më të mirë fizik dhe moral. Joga sjellë një bashkim harmonik të njeriut me natyrën, me makrokozmosin. Kjo është një metodë e arritshme, e cila mund të aplikohet nga çdo një njeri i zakonshëm. E para e cila duhet të mësosh është të jesh i mirë me veten tënde dhe me të tjerët, të jesh i pastër dhe nga jashtë dhe nga brenda – kjo përfshin mendime, ndjenja, sjellje. Nuk është e domosdoshme të jesh i shkëputur nga bota, që të praktikosh. Përkundrazi, të vënë përpara situatave të ndryshme dhe sfidave për minutë, ne mësohemi sesi të veprojmë drejtë, të bëjmë zgjedhjet e drejta. Joga na mëson t’i nënshtrojmë shqisat e veta, inteligjencës sonë, të ruajmë qetësi dhe të kemi mençuri në reagimet tona. Një nga qëllimet e njerëzve, të cilët merren me joga është të punojnë në favor të të tjerëve.”

СнимкаLe të shtojmë se hyrja për të gjitha ngjarjet është e lirë gjatë gjithë ditës. Do të ketë dhe vende të posaçme të cilat propozojnë botime të shkollave të ndryshme të jogës, kujtime të vogla, paketa turistike për Indinë e të tjera. Pjesëmarrësit do të mund të provojnë dhe ushqimin vegjetarian të Indisë, një ushqim kontinental vegjetarian dhe vegën. Mbyllja është nga ora 19 me një shfaqje muzikore dhe të vallëzimit të valltares klasike nga India të kathak Svati Tivari dhe orkestra e saj. Festa do të shënohet dhe në qytetet Plovdiv, Svilengrad, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Pernik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD