Më 21 qershor më shumë se 170 shtete nëpër botë për herë të parë shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Jogës. Më 11 dhjetor 2014 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pranoi një rezolutë, e cila e përcaktoi këtë datë. Dokumenti është në përgjigje të propozimit, të bërë nga kryeministri i Indisë Shri Naredra Modi. Në sajtin e Ditës Ndërkombëtare të Jogës ka informatë për qindra qytete në botë, në të cilat organizohen ngjarje të ndryshme. Mes tyre janë Austria, Gjermania, Franca, Italia, SHBA, Qenia.
Një fakt interesant është se, festimi në Bullgari është një nga më të mëdhenjtë dhe padyshim që përfshin më tepër aspekte të një sistemi mijëvjeçar prej dijeve dhe praktikave. Më 21 qershor, kur është solstici i verës, nga ora 9:00 në mëngjes deri vonë në mbrëmje Pallati Kombëtar i Kulturës hap dyer për mësimin e lashtë. Përfaqësues të shkollave të njohura në jogën klasike nga e gjithë Bullgaria do të demonstrojnë praktika-jogë për fëmijët, jogë për gratë me barrë, jogë gjatë problemeve të ndryshme fizike. Shkencëtarë do të mbajnë leksione mbi tema, të cilat prekin thelbin e jogës, do të paraqitet dhe një shkencë holistike për shëndetin ajurveda. Marrin pjesë të gjitha shkollat dhe organizatat në Bullgari.
Cila gjë e bën këtë praktikë të lashtë kaq të njohur në botën moderne? Përgjigja është e Vera Zaharievës, kryetare e Federatës Bullgare të Jogës:
“Kjo është diçka, të cilën e dinë shumë mirë të gjithë të cilët e praktikojnë jogën. Gëzohemi se, dhe shoqëria botërore në personin e OKB-së e njohu jogën për një shkencë holistike, e cila jep dije për mënyrën e drejtë të jetesës, që jep mundësi për arritjen e një shëndeti më të mirë fizik dhe moral. Joga sjellë një bashkim harmonik të njeriut me natyrën, me makrokozmosin. Kjo është një metodë e arritshme, e cila mund të aplikohet nga çdo një njeri i zakonshëm. E para e cila duhet të mësosh është të jesh i mirë me veten tënde dhe me të tjerët, të jesh i pastër dhe nga jashtë dhe nga brenda – kjo përfshin mendime, ndjenja, sjellje. Nuk është e domosdoshme të jesh i shkëputur nga bota, që të praktikosh. Përkundrazi, të vënë përpara situatave të ndryshme dhe sfidave për minutë, ne mësohemi sesi të veprojmë drejtë, të bëjmë zgjedhjet e drejta. Joga na mëson t’i nënshtrojmë shqisat e veta, inteligjencës sonë, të ruajmë qetësi dhe të kemi mençuri në reagimet tona. Një nga qëllimet e njerëzve, të cilët merren me joga është të punojnë në favor të të tjerëve.”
Le të shtojmë se hyrja për të gjitha ngjarjet është e lirë gjatë gjithë ditës. Do të ketë dhe vende të posaçme të cilat propozojnë botime të shkollave të ndryshme të jogës, kujtime të vogla, paketa turistike për Indinë e të tjera. Pjesëmarrësit do të mund të provojnë dhe ushqimin vegjetarian të Indisë, një ushqim kontinental vegjetarian dhe vegën. Mbyllja është nga ora 19 me një shfaqje muzikore dhe të vallëzimit të valltares klasike nga India të kathak Svati Tivari dhe orkestra e saj. Festa do të shënohet dhe në qytetet Plovdiv, Svilengrad, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Pernik.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..