Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Greqia mbajnë përgjegjësi për sigurinë dhe stabilitetin në regjion

БНР Новини
Foto: BTA

Si vende-anëtare të BE-së dhe të NATO-s, Bullgaria dhe Greqia mbajnë përgjegjësi për sigurinë dhe stabilitetin në regjion. Po zhvillojmë një politikë koherente në përkrahje të integrimit evropian dhe euroatlantik të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke zbatuar kriteret përkatëse, përfshi këtu mirëmbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Këtë e deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov në një konferencë të përbashkët për shtypin me homologun e tij grek Nikos Kotzias, i cili ishte për vizitë pune te ne.

Vendet e regjionit ndodhen para disa sfidave të përbashkëta dhe duhet t’i zgjidhin problemet e tyre sipas parimit të solidaritetit, shtoi Ministri Mitov, kurse nga ana e vet Ministri Kotzias nënvizoi se në Ballkan duhet të aplikohen dy rregulla kryesore: superioriteti i ligjit dhe kultura e kompromisit. Sa i përket integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor Ministri Kotzias ripohoi rolin e Greqisë për zgjerimin e BE-së gjatë viteve 90-të, kur vetë ai zhvillonte bisedime me vendet skandinave dhe Austrinë. Të dy ministrat nënvizuan se popujt e Bullgarisë dhe të Greqisë kanë përvojën, vullnetin dhe aftësinë për të marrë pjesë së bashku në krijimin e së ardhmes evropiane.

Një prej çështjeve kryesore, që u shqyrtua në takim ishte ndërtimi i korridorit vertikal të gazit midis Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Mbi këtë temë Ministri Mitov vuri në dukje:

“Për palën bullgare ideja për realizimin e korridorit vertikal të gazit përmban potencialin më serioz për sigurinë energjetike të Evropës Juglindore dhe të tërë BE-së” – tha Ministri Mitov dhe nënvizoi se sipas tij diversifikimi energjetik dhe bashkimi energjetik evropian fillojnë nga interaktiviteti midis Bullgarisë dhe Greqisë.

Urgjenca e korridorit vertikal të gazit u mbrojt edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë: “Korridori vertikal i gazit duhet të realizohet sa më shpejt dhe në mënyrë efektive, sepse të gjitha projektet infrastrukturore, në vendet tona dhe në përgjithësi në Ballkan, përbëjnë njëfarë indeksi për stabilitetin në regjion, tha ai dhe sqaroi se, duke thënë projekte infrastrukturore, ai ka parasysh pikat e reja të kalimit kufitar, vëzhgimin e ujërave, përkrahjen ndaj turizmit, tregtisë dhe investimeve.”

Në këtë kontekst Ministri Mitov vuri në dukje se këmbimi i mallrave midis Bullgarisë dhe Greqisë kap shumën mbi 3 mlrd euro, kurse fqinja jonë jugore është në një prej vendeve të para për nga investimet dhe pjesëmarrjet në sektorin bankar bullgar. Mbi këtë bazë Bullgaria është interesuar nga një vendim i leverdishëm reciprokisht, i cili ta vendosë përsëri Greqinë në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD