Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Erë e bojës së freskët dhe e talenteve në Galerinë e Arteve në Sofje

БНР Новини

“KUJDES: Bojë e freskët!” – me këtë titull Galeria e Arteve në qytetin e Sofjes çeli ekspozitën e saj verore, e cila do të jetë e hapur deri më 6 shtator. Boja është “e freskët”, sepse autorët e ekspozitës janë të rinj të moshës 30 vjeçare. Ata janë 33 dhe merren me pikturë. Për mendimin e kritikes së artit Vladia Mihajllova veprat e piktorëve të rinj janë në dobi të galerisë, e cila e ka imazhin e muzeut dhe të koleksionuesit të artit bashkëkohor. Nuk është e rastit se Galeria e Arteve në qytetin e Sofjes ndjek me vëmendje proceset e fundit artistike. Në radhë të parë, sepse është e rëndësishme të kuptohet koha aktuale e krijimit të veprave. Dega e galerisë “Vaska Emanuilova” koleksionon vepra të piktorëve të rinj, sepse shumica prej tyre shkojnë jashtë shtetit dhe dikush duhet të kujdeset për gjurmët e tyre në kulturën bullgare.

СнимкаNë ekspozitë ka piktorë të cilët i kanë kryer studimet në Bullgari. Të tjerët kanë studiuar jashtë shtetit – në Vjenë, Berlin, Londër, Kanada. Disa piktorë kanë frekuentuar shkollat artistike në Bullgari dhe pas kësaj janë larguar nga vendi. Në ekspozitë mund të shihen kryesisht vepra të piktorëve, të cilët kanë studiuar në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje.

СнимкаZnj. Mihajllova, a do të bëni krahasim mes veprave, të krijuara në Bullgari, dhe atyre të krijuara jashtë shtetit?

“Gjëja pozitive është se për shkak të lëvizshmërisë së artistëve të rinj zhduken kufijtë, të cilët kufij për brezat e mëparshëm e ndanin hapësirën këtej-andej. Bullgaria dhe bota, Bullgaria dhe Evropa Lindore, Bullgaria dhe Amerika. Duke udhëtuar herë pas here piktorët e rinj janë këtej dhe po ashtu andej. Kufijtë e kulturës kombëtare, të mjedisit konkret, nuk janë kaq të dukshëm se sa ishin në të kaluarën. Ndërsa gjëja negative është se kushtet në Bullgari nuk janë mjaft të favorshme për artistët e rinj. Këta të fundit nuk kanë shanse të ngrenë shkathtësitë e tyre profesionale në vend, sepse shteti nuk interesohet për atë që bëjnë”.

СнимкаZnj. Adelina Fileva, duke qenë ju drejtoreshe e Galerisë së Arteve në qytetin e Sofjes, pse organizoni ekspozita me vepra të piktorëve të rinj?

“Galeria e Arteve interesohet për periudhat e ndryshme artistike dhe për të gjithë brezat e piktorëve. Vazhdimisht pasurojmë koleksionet e galerisë. Kemi më se 8 mijë vepra. Prej kohërash galeria blen vepra dhe jo vetëm të piktorëve të njohur, por dhe të piktorëve të rinj. Disa nga pikturat e ekspozitës verore i kemi dhe në fondin e galerisë. Ne ndjekim procesin e zhvillimit të artistëve të rinj. Disa prej tyre kanë paraqitur vepra të tyre për herë të parë pikërisht në galerinë “Vaska Emanuilova”. Galeria e Arteve në qytetin e Sofjes ekspozon zhanre të ndryshme të brezave të ndryshëm: art figurativ, grafikë, art bashkëkohor, fotografi, skulpturë. Më vjen mirë se pikërisht autorët e rinj ekspozojnë këtë verë. Sepse publiku do të njihet me tendencat aktuale, duke mësuar më shumë rreth veprimtarisë dhe biografisë së këtyre piktorëve. Publiku po ashtu do të mësojë për udhëtimet e artistëve të rinj, të cilët përbëjnë një brez të ndryshëm të të menduarit të lirë. Dhe ky brez është prekur si nga problemet në Bullgari, ashtu dhe nga ato të botës”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Master of Art Film Festival

“Master of Art” fillon në kinemanë “Lumiere”

Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..

botuar më 25-02-07 5.00.PD

Festivali ndërkombëtar "Sofia Film Fest" tregon një numër rekord të titujve bullgarë

Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..

botuar më 25-02-04 1.09.MD

Një student bullgar prezanton shkronja origjinale në trienalen e tipografisë në Poloni

VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..

botuar më 25-02-02 11.05.PD