Presidenti i Portugalisë Aniball Kavaku Sillva bëri një vizitë në Bullgari. Ajo përbënte një vazhdim i shkëmbimit dypalësh politik, të cilin si Sofja, ashtu edhe Lisbona e caktojnë si i shkëlqyeshëm. Zoti Kavaku Sillva është presidenti i tretë portugezë, i cili e viziton Bullgarinë brenda viteve të fundit. Edhe tre presidentë bullgarë bënë vizita në Portugali. Shkëmbim të rregullte realizojnë edhe qeveritë dhe parlamentet e të dy shteteve. Megjithëkëtë të dy palët evidentuan, se marrëdhëniet ekonomike nuk iu përgjigjen potencialit real të të dy shteteve.
Në fakt shkëmbimi i mallrave midis Bullgarisë dhe Portugalisë gjatë vitit 2014 ishte mezi 158.1 milion euro. Kjo shifër jo vetëm që është tepër e thjeshtë, por ajo tregon, se shkëmbimi i vitit 2014 në krahasim me vitin 2013 u ul me 18.8 për qind. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare për periudhën e viteve 1996-2014 investimet e tërhequra nga Portugalia në Bullgari janë në përmasë 26 milion euro. Për këtë arsye presidentët arritën marrëveshje, se që këtu e tutje shtimi i shkëmbimit ekonomik duhet të jetë në qendrën e bashkëpunimit dypalësh. Të dy shtetet duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e inovacioneve, studimeve shkencore, shërbimeve elektronike, arsimit dhe përgatitjes praktike të të rinjve në përputhje me nevojat e biznesit.
Duke marrë parasysh se orientimi i ri i marrëdhënieve ekonomike do të nevojitet përkrahje institucionale në programin e vizitës së presidentit Kavaku Sillva u përfshi edhe themelimi i Dhomës së Përbashkët Tregtare Bullgaro-Portugeze. Ajo do të ketë për detyrë edhe të inkurajojë kontaktet midis kompanive të të dy vendeve. Në kuadrin e vizitës u nënshkrua edhe një memorandum midis Agjencisë Bullgare për Inkurajim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe Agjencisë Portugeze të Investimeve në Bullgari dhe Agjencisë së Investimeve dhe Tregtisë së Jashtme të Portugalisë.
Interesa të përbashkëta Bullgaria dhe Portugalia kanë jo vetëm në plan dypalësh, por edhe në kuadrin e BE-së. Presidenti Plevneliev siguroi mikun, se për Bullgarinë interes përbën përvoja e Portugalisë në absorbimin e fondeve strukturore evropiane. Me bazë kreu i shtetit bullgar kujtoi, se në vitet pas aderimit në BE-në Portugalia quhej “nxënësi i shkëlqyeshëm i Evropës”. Si rezultat me fondet strukturore ajo arriti të realizojë një politikë për modernizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës urbane. Me rëndësi të dorës së parë si për Bullgarinë, ashtu edhe për Portugalinë, është formimi i Bashkimit Unik Energjetik. Të dy palët interesohen edhe për lidhjen e sistemeve kombëtare elektrike dhe të gazit. Përputhja e interesave në kuadrin e BE-së është një premisë serioze për zhvillimin e bashkëpunimit në planë të shumanshëm, sidomos gjatë kryesisë së ardhshme bullgare të rotacionit të BE-së në vitin 2018. Deri atëherë Bullgaria i vë vetes për qëllim të përfshihet në Hapësirën e Shengenit, në Mekanizmin e Mbikëqyrjes Unike Bankare dhe në Bashkimin Energjetik Evropian.
Nga bisedimet e zhvilluara në Sofje u bë e qartë, se pala bullgare e pret përkrahjen portugeze në realizimin e këtyre hapave. Kështu vizita e presidentit Kavaku Sillva në Sofje caktoi konsolidimin e bashkëpunimit jo vetëm në sferën ekonomike, por edhe në të politike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..