Më 22 qershor në Organizatën Botërore të Prodhuesve të Verërave në Paris do të organizohet degustimi i verërave bullgare. Aktiviteti u është adresuar specialistëve dhe përfaqësuesve të biznesit nga Franca, Spanja dhe Portugalia. Franca është e njohur si vendi, ku verërat gëzojnë një respekt të veçantë, por 58% prej tregut të saj është zënë nga produkte nga importi, thotë Drejtori i Agjencisë Ekzekutive të Verërave dhe Vreshtave Krasimir Koev dhe shton:
“Shpresoj, se në djepin e prodhimit ë verërave do të arrijmë të gjejmë vend me sasi më të mëdha të verës bullgare, e cila përveç cilësisë së lartë dallohet edhe me çmim relativisht të ulët. Degustimi do të japë mundësi për prezantime, ofrimin e kampioneve dhe për lidhjen e kontratave midis prodhuesve bullgarë dhe tregtarëve francezë. Dua të theksoj, se në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm përfaqësues të të gjitha qendrave të mëdha tregtare, si dhe të restoranteve dhe hoteleve të mëdha. Ata do të vlerësojnë verërat bullgare nga pikëpamja e potencialit të tyre tregtar.”
Me datë të sotme Bullgaria eksporton për vit rreth 3-4 mln litra verë për në tregun francez. Përveç kërkimit nga ana e tregtarëve dhe distributorëve, Krasimir Koevi po pret interes edhe nga ana e prodhuesve. Ne vendin tonë ka tre kompani franceze dhe një kompani të përbashkët franceze-gjermane, të cilët disponojnë sipërfaqe me vreshta dhe kapacitete prodhuese dhe prodhimi i tyre eksportohet për tregun evropian, komentoi ai. Zoti Koev pret gjithashtu se do të rritet interesi i investitorëve të huaj ndaj sektorit në vendin tonë.
“Gërshetimi i favorshëm i klimës, sipërfaqeve me vreshta, krahut të punës relativisht të lirë dhe tatimet e ulëta, tërheqin interesin e huaj ndaj Bullgarisë. Subvencionet evropiane deri në 75% për krijimin e sipërfaqeve të mbjella me vreshta po kështu janë atraktive, sepse në Francë stimujt në këtë sektor janë rreth 50%. Përveç kësaj, në kuadrin e Programit Operativ “Zhvillimi i rajoneve rurale” ofrohen subvencione për ndërtimin e ndërmarrjeve për prodhimin e verës. E gjithë kjo do të lejojë për rinovimin e kantinave ekzistuese dhe për ndërtimin e kantinave të reja të verës. Aktualisht në proces të ndërtimit janë 21 kantina të reja.”
Ideja është qe deri në vitin 2018 të tërhiqet kapital me qëllim rehabilitimin e sipërfaqeve të vjetra dhe krijimin e sipërfaqeve të reja me vreshta në territorin e Bullgarisë. Para vitesh varietetet e rrushit për verërat e bardha mbilleshin kryesisht në Bullgarinë Veriore, ndërsa ato për verërat e kuqe – në Bullgarinë Jugore, por ky lloj kufizimi tashmë nuk ekziston me qëllim rritjen e aftësive të konkurrencës në sektor.
Bullgaria është një destinacion tërheqës në sferën e prodhimit të verës, saktëson zoti Koev, ndërsa kapitalet e huaja në sektor nuk janë vetëm nga BE. Shumë shpejtë pritet që në vendin tonë të vijë investitor kinez, me program për investime, i cili përfshin veprimtari si eksport dhe krijimin e sipërfaqeve të mëdha me vreshta në rajonin e qyteteve Pazarxhik dhe Plovdiv nëpërmjet krijimit të një shoqërie të përbashkët bullgaro-kineze. Planet e shoqërisë parashikojnë dhe blerjen e ndërmarrjes së prodhimit të verës. Ky nuk do të jetë investimi i parë kinez në sektor. Nga viti i kaluar një investitor tjetër kinez menaxhon rreth 4 000 dynymë me vreshta në rajonin e qytetit Llom.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë..