Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kinema si në ëndërr ose fabrika për ëndrra në rrëzat e malit Vitosha

БНР Новини
Foto: Nu Boyana Film Studios

Kinemaja është një magji, iluzion, ikje nga realiteti, një përjetim plot emocione... Por dhe një industri për miliarda! Del se, një pjesë jo e vogël nga hitet, të cilat janë shfaqur nëpër ekranet botërore, janë xhiruar në rrëzat e malit Vitosha. Këtu në një hap nga kryeqyteti gjendet një nga fabrikat më të mëdha për ëndrra në Evropën Lindore, e njohur akoma si kinostudioja “Nju Bojana”.

СнимкаShtrëngo rripat, merr frymë dhe bëhu gati për përjetimin e radhës. Sepse në Hollivudin e Sofjes çdo gjë është e mundur. Si për shembull të udhëtosh mijëra vjet përpara ose mbrapa në kohë, që të mund të bëhesh dëshmitarë të një beteje të gladiatorëve në kolizeumin romak, të ndodhesh në qendrën e përleshjes së gangsterëve nëpër rrugët e Nju Jorkut ose të kapërcesh shkretëtirën Gobi, i rraskapitur nga etja dhe uria, në provë të ikësh nga kampi stalinist... Mundesh të takosh Sallman Hajek ekzotike në një qytet të vogël të largët ose të ndeshesh me Sillvestër Stalounin dhe Mell Gibsënin të armatosur deri në dhëmbë.

СнимкаGjatë viteve të fundit për ndërtimin e studiove, të dekoreve dhe blerjen e teknikës janë investuar mbi 50 milionë euro, ku deri në këtë moment Hollivudi i Sofjes ka qenë shesh për xhirime të mbi 180 produksioneve botërore. Në studiot në rrëzat e malit Vitosha janë bërë filma si “300: Rise of an Empire”, “Dalia e Zezë”, “Konan Barbari”, “Spartak”, “Getaway” tre pjesët e “The Expendables” dhe akoma, dhe akoma produkte të tjera hit,të cilat tërheqin tek ne yjet më të ndritshme nga kinemaja botërore. Kështu pak nga pak Sofja u kthye dhe në një kryeqytet të kinemasë.

Снимка“Qendra jonë e kinemasë nuk jep vetëm dekore dhe infrastrukturë, por dhe të gjithë ciklin prej shërbimeve teknike dhe krijuese, të domosdoshme për krijimin e një shiriti” – thotë Jariv Llërnër – drejtor ekzekutiv i “Nju Bojanës”. Por përse në ditët tona aset e mëdhenj të industrisë kinematografike e zgjedhin Sofjen për sheshin e vet për xhirim? Duket shkaku nuk është vetëm tek shpenzimet e ulëta. Ka dhe diçka tjetër.

Снимка“Sofja ka shumë godina të larmishme nga pikëpamja arkitekturore nga epokat e ndryshme – tregon Jariv Llërnër. – Përveç kësaj njerëzit nga dega janë shumë të mirë, kështu që po të kesh skena, tek të cilat duhet të hidhesh për shembull nga treni dhe të futesh në një helikopter, ky është vendi, kur mund t’i realizosh. Kurse për ndryshe ka shkaqe të ndryshme e të shumta që të xhirosh film këtu, por ai kryesori janë profesionalistët bullgarë. Ata janë shumë të talentuar dhe kontribuojnë në kthimin e kinemasë moderne në magji. Kohët e fundit hapëm një qendër arsimuese për profesionist të kinemasë, kështu që këtu gjërat do të zhvillohen akoma.”

Asistent-regjisorë, dublues, makijazhst, specialistë mbi efektet vizuale, teknikë kurse kohët e fundit dhe gjithnjë e më shumë aktorë – gjurma bullgare është e madhe në krijimin e filmave hit botërore tek ne. Vetëm mbi filmin “The Expendables 3” janë emëruar mbi 2 mijë veta nga pala bullgare.

СнимкаTë gjitha efektet e posaçme bëhen këtu – kjo është një vëllim i madh pune, e cili u jepet kryesisht ekipeve vendase – thotë Aleksandra Cvetkova nga “Nju Bojana”. – Për shembull “Shtatori në Shiraz” me Ejdriën Broudin është një projekt ndërkombëtar, i përfunduar krejtësisht këtu – që nga skenari deri tek ekrani. Në të gjitha nivelet, e lidhura me realizimin e tij, janë emëruar ekipe bullgare. Pjesa më e madhe e produkteve të kinemasë me një pjesëmarrje bullgare përdorin shërbimin e studios sonë. “Asnjë nuk e do natën” me Zhuliet Binosh dhe një produkt i tillë midis Bullgarisë, Spanjës dhe Francës.”

СнимкаKëtu epokat e ndryshme bashkëjetojnë krahë për krahë, kurse distancat gjeografike nuk kanë rëndësi. Përpara vështrimit tënd renditen rrugë nga Londra, një qytezë greke, një lagje mesjetare, një qytezë nga Lindja e Mesme, kurse në një hap anash gjendet kolizeumi antik. “Kemi dhe metro nga Nju Jorku, e cila mjerisht nuk është e lidhur me metronë e Sofjes” – bën shaka Aleksandra. Dekoret janë kaq reale, nuk ka gjë se janë të punuara prej kartoni dhe brenda janë bosh. Skenografët rregullisht i transformojnë dhe i përshtatin për nevojat e produkcionit ose efektet vizuale pikturohen më vonë në mënyrë virtuale.

Deri në fund të vitit “Nju Bojana” do të realizojë 12 projekte – këto janë gjithë filma me pjesëmarrjen e yjeve të njohura, disa nga të cilët e njohin shumë mirë Sofjen. Fabrika për ëndrra na përgatit akoma befasia të tjera!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD