“Drejtoje veturën me kamerë” – kjo është iniciativa më e re kundër shkelësve në rrugë. Ideja është e Asociacionit të të Plagosurve në Aksidentet Rrugore. Sipas kësaj ideje të gjithë, që dëshirojnë, mund të pajisin veturat e tyre me kamera, kurse videot e xhiruara mund të publikohen në faqen zyrtare të fushatës në Facebook. Sinjalet duhet të dërgohen te Policia Rrugore, që të sanksionohen shkelësit. Iniciativa tashmë ka mbi 5000 përkrahës në rrjetin social. “Në qoftë se huliganët në rrugë e dinë se automjeti para tyre, ose pas tyre, disponon një pajisje të tillë dhe shkelja e tyre xhirohet, unë jam i sigurt se ata do të fillojnë së menduari para se ta shkelin rregulloren”, komentoi para Radios Kombëtare Bullgare Vlladimir Todorov nga Asociacioni i të Plagosurve në Aksidentet Rrugore. Policia Rrugore e përkrah idenë dhe apelon që vullnetarët të japin koordinatat e tyre, kështu qe “Policia rrugore” të lidhet me ta dhe ata të japin një sinjal me shkrim.
Kjo fushatë me siguri është më e arsyeshme sesa iniciativa e kryetarit të bashkisë së Nova Zagorës, i cili i mbuloi rrugët e bashkisë me 50 kg sheqer, që të prishet ndeshtrasha e zezë dhe të mos ketë katastrofa të rënda. “Kjo iniciativë e bashkisë bazohet te një legjendë e lashtë”, shkruan në njoftimin zyrtar kryetari i bashkisë Nikollaj Grozev.
Luftimi i luftës në rrugët e Bullgarisë me të vërtetë është shumë i rëndë. Që nga fillimi i vitit të vrarët në aksidentet rrugore janë mbi 250 veta. Ndër ta ka edhe shumë fëmijë. Shkaqet për këtë dihen që prej shumë vitesh – përdorimi i alkoolit, shpejtësia e lartë, drejtimi i rrezikshëm i veturës në disa segmente risku të rrugës. Në qytete çdo ditë bëhemi dëshmitarë se si ndokush e kalon semaforin me të kuq dhe të shumë shkeljeve të tjera, të cilat zakonisht janë shoqëruar me fjalë cinike, kërcënime për dhunë fizike etj. Të mos flasim për parkimin e paligjshëm në kopshte dhe trotuare.
Si në të gjitha fushat e jetës sonë, edhe në lëvizjen rrugore është në fuqi maksima – ligje ka, por ato nuk respektohen. Në këtë kuptim “Drejtoje veturën me kamerë” është fushata e radhës populliste. Videot e xhiruara nuk do të kishin peshë juridike në gjyq, në qoftë se arrihet te një proces, pasi ato nuk konsiderohen si provë. Këtu duhet shtuar edhe fakti se pas xhirimit të shkeljes duhet të lëshohet akt për konstatimin e tij, por pa praninë e “Policisë Rrugore”. Kështu fushata e radhës e pamenduar mirë po bëhet njëfarë mburoje e organeve të “Policës Rrugore”, të cilët siç duket nuk mund ta përballojnë problemin e shkeljes së rregullave në rrugë. Fushata nuk mund të konsiderohet edhe si shprehje e shoqërisë funksionuese civile, sepse detyra e shoqërisë civile është që të sinjalizojë për problemet, të cilat duhet të zgjidhen nga institucionet dhe jo shoqëria ta kryejë punën e këtyre institucioneve. Mund të fillojmë me një sinjal të tillë: në udhëkryqin e madh shumë afër Radios Kombëtare Bullgare në çdo dy minuta ka një kalimtar, i cili kalon semaforin me të kuq. Me gjobat me përmasë rreth 50 euro “Policia Rrugore” vetëm në kuadrin e një ore mund të grumbullojë një shumë, e cila është sa është paga mujore e dy nëpunësve të saj. Pa ndihmën e kamerave!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..