Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpër gjurmët e natyrës shpirtërore – Mali i Shenjtë i Sofjes

БНР Новини
Manastiri i Zemenit “Shën Joan Teologu”
Foto: BGNES

Rrethi i manastireve, i cili e rrethon kryeqytetin tonë rreth 2 milionësh, quhet Sveta goraja e Sofjes (Mali i Shenjtë i Sofjes). Asnjë nuk e di numrin e saktë të kishave, vendeve të shenjta, kishëzat, ajazmave dhe faltoreve të përhapura si një gjerdan rruazash prej perlash në luginën e Sofjes. Disa prej tyre janë të restauruar, kurse të tjerë janë të zhytur në shkatërrim dhe haresë... Kurse vizitat deri në këto qendra shpirtërore u sjellin një qetësi shpirtërore besimtarëve. Për të tjerët njohja e tyre është një shkak i shkëlqyer të afrohen deri në thellësitë e trashëgimisë tonë shpirtërore dhe të mësojnë diçka më shumë për historinë shumëshekullore të krishterimit nëpër këto toka.

Manastiri “Shën Ivan Rillski”Në synimin e vet të mund të popullarizoje turizmin e pelegrinazhit, bashkia e kryeqytetit, bashkërisht me Fakultetin Teologjik të Universitetit të Sofjes, merret me përpunimin e itinerareve të specializuara, të cilat çojnë deri tek disa nga manastiret më emblematike të të ashtuquajturit Mali i Shenjtë i Sofjes.

Në Mesjetë, qyteti i dikurshëm Sredec ka qenë një nga qendrat më të mëdha fetare nëpër tokat tona. Kjo shpjegon dhe përqendrimin e lartë të kishave dhe vendeve të shenjta në rajon. Në jug nga kryeqyteti gjendet manastiri “Shën Ivan Rillski” – manastiri më i madh dhe më i njohur bullgar, i cili pavarësisht se nuk është pjesë nga Mali i Shenjtë i Sofjes, është njëri nga objektet më të vizituara fetare tek ne. Prandaj njerëzit, të cilët ndërmarrin udhëtime të tilla pelegrinazhi, fillimisht shkojnë tek ai. Ai është i ndërtuar gjatë shekullit të XIX dhe i është kushtuar mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Një itinerar gjashtëditor me këmbë i cili niset nga bazilika e afërt “Shën Sofia” në qendër të kryeqytetit, çon deri në vendin e shenjtë të Rillës. Përpara kësaj njerëzit kalojnë përmes 3 maleve – Vitosha, Verilla dhe një pjesë nga mali Rilla. Por jo shëtitja dhe shikimi i kureshtjeve kulturore dhe historike nëpër rrugë, është qëllimi i këtij udhëtimi shpirtëror.

Bazilika “Shën Sofija” “Bëhet fjalë për një përkujtim, lidhur me transportimin e eshtrave të shenjtorit në vendin e shenjtë nga nxënësit e tij – sqaron Cvetelin Mihajllov nga ndërmarrja bashkiake “Turizëm” pranë Bashkisë së kryeqytetit. – Në të gjitha kishat dhe manastiret gjatë kohës së udhëtimeve të pelegrinazhit, zhvillohen shërbesa kishtare, sepse me pelegrinët ecin dhe priftërinj. Në fakt, kjo është ideja me qenë se nuk bëhet fjalë thjesht për praktikumin e një lloj turizmi dhe kapërcimin e maleve! Në vendet e ndryshme gjithmonë ka lutje të mëngjesit dhe të natës ku ndalojmë dhe qëndrojmë në ndonjë kishë. Si tërësi njerëzit, të cilët përfshihen në rrethet tona turistike, nuk interesohen kaq nga ana historike ose nga arkitektura e këtyre vendeve, por më tepër duan të kenë përjetime shpirtërore, një spastrim. Këta njerëz duan të bëhen një pjesë nga jeta kishtare, e cila vlon në këto qendra shpirtërore dhe mjerisht mbetet e padukshme për shumicën.”

“Shën Treshja” e EtropolesëNjë plejadë e tërë manastiresh në një distancë shumë të vogël nga kryeqyteti tërheqin çdo vit njerëz të cilët bëjnë pelegrinazhe nga të gjitha skajet e Bullgarisë. Disa përfshihen në itineraret turistike të të huajve me një interes drejt turizmit fetar – kryesisht miq nga Izraeli, Rusia dhe Ukraina. Perla të shkëlqyera të arkitekturës ortodokse kishtare janë për shembull manastiri i Zemenit i cili gjendet afër Sofjes “Shën Joan Teologu” nga shekulli i II, i cili u restaurua kohët e fundit ose “Shën Treshja” e Etropolesë, i quajtur akoma Varovitec për shkak të gurëve gëlqeror, me të cilët është i ndërtuar gjatë shekullit të XII. Në periudhën e Pashkës u organizua një kalim pelegrinazhi deri në manastirin e Llozenit “Shën Spas”, i themeluar mbase gjatë shekullit të XI-XII. Në fakt ky është manastiri më lindor nga vargu i manastireve të cilat formojnë Malin e Shenjtë të Sofjes. Kurse në festën e Rrëshajave (që bie në ditën e 50 nga Lartësimi i Shpirtit të Zotit) zhvillohet një pelegrinazh deri në manastirin në Divotino “Shën e Treshja”. Ai është i ndërtuar gjatë vitit 1046 dhe është një nga më të vjetrit dhe të ruajtur në rajon.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD