Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjallërohet propozimi i Bullgarisë për një qendër energjetike ballkanike

БНР Новини
Foto: arkiv

Në Luksemburg në mbledhjen e Këshillit mbi energjetikën, ministrat e resorit ripohuan përkrahjen e vet politike për nyjën e propozuar energjetike Bullgare të gazit. Duke pasur parasysh se në këtë mbledhje shqyrtohej Strategjia evropiane për sigurinë energjetike, “përkrahja politike” do të thotë se, Brukseli ka shikuar me një vëmendje më të madhe kartën e kontinentit dhe pozicionin e Bullgarisë aty, e pikërisht si një udhëkryq të infrastrukturës. Me fjalë të tjera politika jep një dritë të gjelbër të kalohet nga qëllimi drejt një faze eksperte dhe konkrete financiare. Kjo kuptohet nga ajo që u tha nga komisionari evropian mbi energjetikën Migell Arias Kanete se, “duhet të vazhdojë larmia e burimeve energjetike, të furnizuesve dhe itinerareve. Kjo do të thotë dhe projekte të reja të infrastrukturës, të financuar përmes Fondit Evropian për Investime Strategjike, partneritete të reja me prodhues dhe shtete transite në Mesdheun dhe në Azinë Qendrore”. Gjithë gjëra, të cilat janë të lidhura në mënyrë të natyrshme me pozicionin tonë gjeografik.

Ajo që ndodhi në Bruksel shkaktoi komente, se propozimi i Bullgarisë për një qendër ballkanike të gazit po gjallërohet. Por në fakt ideja bullgare për ndërtimin e një qendre të gazit rreth Varnës asnjëherë nuk ka dalë nga rendi energjetik evropian i ditës. Tani thjesht u nxor në një vend më të parë në këtë rend të ditës, qëkurse gjatë muajit shkurt kryeministri Bojko Borisov personalisht e prezantoi përpara komisionarit evropian mbi bashkimin energjetik Marosh Shevçoviç.

Interesi i Bullgarisë, e thënë në mënyrë më të përgjithshme është të kthehet drejtimi i lëvizjes së gazit natyror nëpër gazsjellëset evropiane në vend nga veriu në ju, nga jugu në veri, sepse pikërisht kjo me saktësi do të thotë të arrihet deversifikimi kaq i pritur i furnizimeve. Ja se përse gjatë kohës së një bisede në Sofje me të dërguarin e posaçëm mbi çështjet energjetike të Shteteve të Bashkuara Amos Hohstejn, kryeministri Borisov nënvizoi se, Bullgaria është e angazhuar fort me ndërtimin e interkonektorëve dhe më në veçanti të lidhjes së gazit me Greqinë, ku më i madh është përparimi mbi ndërtimin e tubit me Rumaninë dhe është i siguruar financimi për studimin para projektues të interkonektorit me Turqinë. Sipas Hohstejnit është me një rëndësi të madhe që lidhjet energjetike të jenë reversive, që të mund të sigurohet mundësi për një furnizim të dyanshëm të gazit natyror. Një vërejtje të shkurtër por jashtëzakonisht të rëndësishme. Le të shikojmë se çfarë do të thotë ajo:

Koncepti për realizimin e qendrës së gazit, të përpunuar nga “Bullgartransgaz”, tanimë është përfshirë në një plan dhjetëvjetor të Rrjetit evropian të operatorëve për transport të gazit natyror ENTSOG. Rrjeti tonë kombëtar është me një kapacitet 7,4 miliardë metra kubike gaz, një gjatësi e përgjithshme të gazsjellësve për një tension të lartë 1700 kilometra dhe 3 stacione kompresor. Vendi ynë përdor maksimum 3 miliardë metra kubike për vit. Rrjeti transit i gazsjellësit është me kapacitet 18,7 miliardë metra kubike gaz për vit, gjatësia e përgjithshme është 945 kilometra dhe 6 stacione kompresori. Nëpër të gjatë viteve të fundit tranzitohen nga rreth 15 miliardë metra kubike gaz natyror rus për vit drejt Turqisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Në qoftë se ai bëhet reversiv, do të jetë i mundshëm furnizim i gazit natyror jo vetëm nga Bullgaria drejt Turqisë dhe Greqisë, por dhe në drejtim të kundërt.

Rruga më e rëndësishme drejt pavarësisë energjetike të Bullgarisë është lidhja e rrjetit tonë transportues të gazit me ato fqinje përmes lidhjeve të gazit midis sistemeve ose interkonektorët e njohur. Ato me Greqinë dhe Turqinë do të jenë degëzime të Korridorit Jugor të gazit, mbi të cilin pas 5-6 vjetëve do të mundim të marrim gaz nga regjioni Kaspik-Azerbajxhan, Turkmenistan dhe mbase Irani. Në fazën më përparimtare është interkonektori me Rumaninë, përmes të cilit do të mund të marrim gaz nga Evropa Qendrore. Gjatësia e tij është vetëm 25 kilometra, kurse kapaciteti – 1,5 miliardë metra kubike gaz për vit. Me ndërtimin e stacionit të kompresorit në territorin rumun lidhja do të bëhet me dy pole ose reversive. Prandaj propozimi i Bullgarisë për ndërtimin e qendrës së gazit rreth Varnës po fiton një rëndësi logjike dhe pothuajse sigurisht jo vetëm përkrahje politike, por dhe financiare. Kjo do të forcojë dhe peshën strategjike energjetike të vendit tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD