Përfundimet e gabuara të Komisionit Evropian se rajonet rurale në Bullgari janë kërcënuar me “përjashtim nga Interneti” u bënë shkak për financim të panevojshëm në vlerë 20 mln euro. Këtë e bëri me dije zyrtari Todor Galev nga Fondacioni “Hulumtimet e aplikuara dhe komunikimet”. Fondet janë lëshuara nga Programi operativ “Zhvillimi Rajonal” i BE-së vitin e kaluar. Të dhënat e sondazhit janë të vitit 2013 dhe sipas tyre akses në Internetin e shpejtësisë së lartë ka mezi 0.2 për qind e popullsisë në vendbanimet e vogla në Bullgari. Për t’u përmendur është fakti se sondazhin nuk e ka bërë Shërbimi Statistikor i Bashkimit Evropian “Eurostati”, por një agjenci e analizave të tregut. Pra, është bërë një gafë, sepse firmat ofruese të Internetit në Bullgari janë shumë për nga numri, afro 700, në raport me vendet e tjera të BE-së, ku tregu, qoftë në vendbanimet e mëdha, qoftë në ato të vogla mbulohet nga më pak firma. Sondazhi i “gabuar” ka anketuar vetëm 12 ofrues të mëdhenj të Internetit në Bullgari, të cilët ofrues mbulojnë vendbanimet e mëdha dhe jo ato të vogla. Të dhënat e sondazhit “të gabuar” janë cituar nga Ministria e Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacioneve e Bullgarisë në një dokument zyrtar – “Strategjia e menaxhimit digjital 2014-2020”. Pra, ministria nuk ka marrë parasysh situatën reale në Bullgari, ku akses në Internet ka dhe në vendbanimet e vogla. Çfarë do të ndodhë? Për mendimin e zyrtarit Todor Galev, me fondet evropiane do të ndërtohet një rrjet i cili dublon atë ekzistues.
Krahas sondazhit të agjencisë së analizave të tregut Fondacioni Bullgar “Hulumtimet e aplikuara dhe komunikimet” ka bërë një sondazh të pavarur. Të dhënat e atij të fundit tregojnë se vitin e kaluar rreth 90.3 për qind e popullsisë bullgare ka pasur akses në Internetin kabllor të shpejtësisë së lartë, dhe 99 për qind e bullgarëve kanë pasur akses në Internetin mobil.
“80.5 për qind e rajoneve rurale në Bullgari përdorin pakon bazë të Internetit, pra mbi 2 MB. Ndërsa Internetin mbi 30 MB për sekondë e përdorin 58.7 për qind e bullgarëve në rajonet rurale, dhe 78.2 për qind e bullgarëve në përgjithësi. Kjo do të thotë se Bullgaria është mbi mesataren e BE-ës”, sqaron zyrtari Todor Galev.
Çmimet e Internetit me bandë të gjerë në Bullgari janë duke filluar nga 2.5 cent në muaj për 2 MB për sekondë, dhe arrijnë deri në 400 euro për 1 Gbps për sekondë. Sondazhi tregon se falë aksesit në Internet teknologjia e informacionit dhe e komunikimit në Bullgari është zhvilluar kaq mirë. 6-7 vitet e fundit avancimi i shërbimeve inovative me TVSH-në të lartë, të quajtura dhe autsorsing, ka të bëjë pikërisht me aksesin masiv në Internet. Shpeshherë ndodh që kompani të huaja të sektorit të IT-së të hapin degë të tyre në Bullgari, pasi që e kanë blerë biznesin e partnerit bullgar. Specialistët bullgarë realizohen shumë mirë në tregun e huaj, duke punuar me bazat e të dhënave. Ka mjaft dëshmi se firmat bullgare gëzojnë sukses të madh në përpunimin e aplikacioneve mobile dhe të softuerit për tankerë etj.
Me fjalë të tjera Interneti i shpejtësisë së lartë është shkak i padyshimtë për zhvillimin e sektorit të IT-së në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..