Një shpërthim gjatë një qitjeje eksperimentale me granatahedhëse këtë të shtunë në poligonin Anevo vrau një shtetas amerikan dhe plagosi katër veta të tjera, dy prej të cilave janë të huaj. Për fat të keq shpërthimet në Bullgari me armë ose municione të tjera janë një dukuri e shpeshtë. Incidenti i fundit ndodhi gjatë një qitjeje eksperimentale, por kjo nuk e bën këtë incident të izoluar, sepse pavarësisht nëse bëhet fjalë për qitje eksperimentale, ose përdorim municionesh, rezultati është viktima dhe dëme megjithë pjesëmarrjen e një personali të trajnuar. Këtë herë reaksionet dolën jashtë kufijve të ngushëllimeve të zakonshme dhe jemi dëshmitarë të politizimit të problemit.
Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare se duhet të ketë një ndryshim ligjor, pasi kaq shpesh ndodhen incidente gjatë përdorimit të armëve dhe municioneve. Ende po zhvillohet hetim, por sipas Ministrit po vëzhgohet mosrespektim i rregullave dhe procedurave dhe është bërë gabim me pasoja fatale. Një koment analogjik bëri edhe Presidenti dhe Kryekomandant i Forcave të Armatosura Rosen Plevneliev. Sipas tij pavarësisht nëse me këtë rast janë lidhur firma shtetërore apo private “po vëzhgohet shkelje e rregullave për prodhimin, kontrollin dhe përdorimin e lëndëve të rrezikshme djegëse dhe duhet të ketë të përgjegjshëm për këtë”. Partia Socialiste në opozitë bëri të ditur se duhet të ketë takim me ministrat e mbrojtjes, me ata të punëve të brendshme dhe me ata të ekonomisë në Parlament dhe për ndryshimin ligjor. Sipas socialistëve, ndryshimi duhet të përjashtojë të gjitha provat për liberalizimin e regjimit të përdorimit të armëve dhe municioneve, duke e ngarkuar me këtë përgjegjësi shtetin dhe duke përjashtuar mundësinë për pjesëmarrje të firmave private në procese. Sipas sindikatave, ka nevojë jo vetëm për ndryshime ligjore, por edhe për prevencën e shtetit dhe për kontroll nga ana e institucioneve kompetente, sepse ka dyshime edhe për veprimtari jokorrekte.
Këto janë reaksione të kuptueshme, por edhe të vonuara. Me rastin e një incidenti analogjik gjatë muajit prill të këtij viti Radio Bullgaria botoi titullin “Shpërthimet në objektet ushtarake po vazhdojnë. Pyetja “Pse” po mbetet.” Një vit para kësaj, gjatë muajit tetor përsëri Radio Bullgaria shkroi: “Seria e zezë e incidenteve shqetëson shoqërinë bullgare.” Argumentet në komentet për shpërthimin e fundit në poligonin në Anevo nuk ndryshojnë shumë nga ato të prezantuara në artikujt e mëparshëm të Radio Bullgarisë. Bëhet fjalë për një seri prej incidentesh tragjike në kuadrin e një veprimtarie shumë të rrezikshme, seri kjo e cila po vazhdon pa ndërprerje.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2015 duhet të asgjësohen 3 177 tonë municone të vjetra. Para një viti e gjysmë Bullgaria kërkoi nga SHBA-ja për të bashkëpunuar me ndihmë teknike në asgjësimin e 9 802 municioneve thërrmuese, të cilat aktualisht ruhen në depot e saj ushtarake. Bullgaria është një nga 94 shtetet, të cilat kanë nënshkruar në Oslo Konventën për Municionet Thërrmuese. Sipas kësaj marrëveshjeje ajo angazhohet për të asgjësuar të gjitha bombat e ngjashme, kurse afati përfundimtar është viti 2016 dhe ky afat nuk duhet shtyrë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..