Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëshira për aderimin në Shengen mbetet e madhe, por është nën pikëpyetje

Foto: arkiv
Tema për aderimin e Bullgarisë në Shengen preokupon opinionin publik në vend. Kjo ishte konfirmuar gjatë javës së kaluar. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut – Zhan Aselborn, vendi i të cilit merr përsipër Kryesinë e BE në bazë të rotacionit me 1 korrik, e siguroi Zëv/kryeministren Meglena Kuneva, se vendi i tij mbështet kauzën e Bullgarisë për të hyrë në hapësirën për lëvizjen e lirë të njerëzve. Sigurime të tilla deri tani Sofja ka marrë edhe nga Kryesitë e mëparshme. Por bisedimet me Aselborn i dhanë znj. Kuneva arsye të supozojë, se aderimi më në fund do të bëhet deri në fund të këtij viti. Sinjale në përkrahje të përpjekjeve për në Shengen kohën e fundit qeveria ka marrë me raste të ndryshme dhe në nivele të ndryshme, gjithashtu nga Franca dhe Gjermania. Por nga herë sigurimet për përkrahje nga vendet partnere tingëllojnë si mirësjellje protokollare. Vetë Zëvendëskryeministrja Kuneva komentoi, se ndaj vendit tonë vazhdimisht shtrohen kërkesa të reja për aderimin tonë në Shengen  dhe në këtë kuptim aderimi sikur kthehet në një “nishan lëvizës”. Dhe në të vërtetë, po atë javë, gjatë secilës Sofja merrte sigurime për përkrahje nga kryesia e ardhshme e BE, Zëv/kryetari i parë i KE Frans Timermans paralajmëroi, se në raportin tjetër të komisionit për Bullgarinë, nuk do të ketë “mjegullim” për përparimin në drejtësinë dhe rendin e brendshëm dhe se vlerësimet e tij do të jenë të ndershme, edhe pse kjo  mund ta bëjë leximin e tij jo shumë të këndshëm. Deri tani KE përkrahte pranimin e Bullgarisë në Shengen me argumentet, se vendi ynë ka zbatuar kriteret teknike për këtë. Por deklarata e fundit e Timermansit, që përmbante aluzion për probleme në sferën e drejtësisë dhe rendin e brendshëm, flet për ndryshim. Dhe kjo nuk është në plan afatshkurtër, sepse Timermans  paralajmëroi, se edhe raportet e ardhshme do të jenë të tilla siç janë, pavarësisht a do të jenë të parehatshme për qeveritë e Bullgarisë dhe Rumanisë. Zhvillimet e fundit të ngjarjeve rreth Shengenit i detyruan disa vëzhgues të mendojnë, se me gjithë pohimet e qeverisë, se Bullgaria do të  hyjë në Shengen deri në fund të vitit, me siguri pranimi përsëri do të shtyhet. Me siguri ndryshim ka edhe në qëndrimet e qeverisëл Deri tani ajo pohonte, se zbatimi i kratereve teknike mjafton për aderimin në Shengen dhe përparimi mbi mekanizmin e monitorimit të KE për drejtësinë dhe punët e brendshme nuk duhet të lidhet me aderimin. Tani më qeveria mendon, se “është detyrë e rëndësishme të ketë rezultate në fushën e reformës së gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit”. Aderimi në Shengen nuk është bërë vetëm “nishan lëvizës”, siç u shpreh Zëv/kryeministrja Kuneva, por është për të mirë.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD