Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Votimi i detyrueshëm dhe/ose blerja e votave

Foto: BULFOTO

Më 25 tetor zgjedhësit bullgarë ndoshta do të duhet të vendosin nëse në Bullgari të aplikohet votimi i detyrueshëm apo jo. Presidenti Rosen Plevneliev parashtroi në Parlament një propozim për zhvillimin e një referendumi, kushtuar kësaj çështjeje. Kreu i shtetit shpreson se në këtë mënyrë do të kontribuojë për një angazhim më të madh nga ana e qytetarëve ndaj procesit politik te ne, ku motivimi i njerëzve të marrin pjesë në zgjedhje po ulet gjithnjë e më shumë. Mirëpo, pavarësisht se si përpiqemi ta zbukurojmë idenë për aplikimin e votimit të detyrueshëm, një prej argumenteve kryesore është se votimi i detyrueshëm do të pakësojë në një mënyrë të konsiderueshme ndikimin e votave të blera mbi rezultatet zgjedhore. Për ndikimin e pakëndshëm “vota e blerë”, e cila siç duket, tashmë nuk na bën përshtypje, filloi të flitet përsëri, kur në Gërmen shpërtheu një konflikt midis popullsisë bullgare dhe minoritetit vendas rom. Megjithëse shkaqet për tensionin janë të tjera, tema është e pranishme në komentet e vëzhguesve politikë, por edhe të disa politikanëve nga koalicioni në pushtet. Bashkëkryetari i Bllokut të Reformatorëve Radan Kënev deklaroi haptazi se “getot në vend tolerohen kryesisht për shkak të zgjedhjeve nga forca të veçanta politike, të cilat pikërisht atje i blejnë votat në masë.”

Del se madje 25 vjet pas ndryshimeve politike te ne, ne, qytetarët, ende nuk vlerësojmë lirinë e zgjedhjes. Prandaj në vigjilje të zgjedhjeve vazhdojmë thjeshtë të vëzhgojmë qetë se si disa zgjedhës transportohen deri në seksione të veçanta, që të shesin votën e tyre për 20 euro. Megjithë zbulimet e medieve për blerjen e votave në masë, nuk ka të ndëshkuar. Çdo një hetim tjetër gazetaresk mbi këtë temë vetëm e thellon bindjen e atyre që nuk votojnë se vota e tyre nuk ka rëndësi. Të neveritur nga politika, njerëzit nuk duan të votojnë në zgjedhje. Pikërisht me këtë ide presidenti do që t’i prekë këta njerëz.

Mirëpo, para kësaj klasa politike duhet t’i bindë se duke votuar, ata bëjnë zgjedhjen e tyre, se ka përplasje interesash, me të cilat mund të identifikohen, se mesazhet e formuluara mirë në fushatën parazgjedhore nuk do të mbeten përsëri premtime. Që pas kësaj mund të shqyrtohet  nëse përveç së drejtës së votimit mund të shtohet dhe detyra e ushtrimit të saj. Sepse në qoftë se në njërën peshore janë qëllimet fisnike për neutralizimin e votës së blerë, atëherë në peshoren tjetër është ndjenja e pakëndshme se partitë në Bullgari në fakt janë të kënaqura për gjendjen e tanishme, kur votat e blera e garantojnë statukuon politike. Në këtë sfond debati në Parlament “pro” dhe “kundër” zhvillimit të referendumit do të jetë interesant.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD