Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për standardet, sipas të cilave vlerësohen investimet

Niger – nafta është me e fuqishme sesa frika nga “Boko Haram”-i.
Foto: EPA/BGNES

Një anketë e radhës tregon se si Bullgaria nuk arrin të përballojë konkurrencën e tregut botëror dhe të fitojë interesin e investitorëve. Vendi ynë radhitet në pozitën e 47-të nga gjithsej 49 shtetet e studiuara për nga aftësia për tërheqjen e investimeve. Këtë e tregon një anketë ndër shikuesit e televizionit CNBC, të cilët kanë interes për investimin. Një fakt kureshtar sipas programit televiziv në fjalë është se para Bullgarisë radhiten disa vende si Nigeria dhe Peruja. Sa bukur! Anketat dhe statistikat janë diçka shumë e bukur. Mirëpo në rastin konkret CNBC-ja duhet të na informojë me çfarë lloj investimesh merren shikuesit e anketuar.

Dhe tani le të komentojmë Nigerinë dhe Perunë.

Nigeria është një shtet i pasur për nga resurset natyrore dhe është ndër 10 eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë. Pas një periudhe të gjatë të mungesës së stabilitetit politik sot Nigeria është një nga ekonomitë më të mëdha të Afrikës dhe është ndër shtetet, që zhvillohen më shpejt në botë. Ajo është një fuqi regjionale, ekonomike dhe ushtarake, por ende korrupsioni i madh i përhapur në tërë vendin dhe dhuna në disa rajone vazhdojnë të jenë një problem i vendit. Sipas të dhënave të OKB-së islamikët nga grupazhi terrorist “Boko Haram” kanë vrarë mbi 7300 veta civile në Nigeri dhe në vende fqinje që nga fillimi i vitit 2014, përfshi këtu dhe 1000 veta këtë vit. Rreth 1.5 mln veta janë shpërngulur që nga muaji maj i vitit 2013 në rajonet nën kontrollin e “Boko Haram”-it, grupazh ky i cili do që të krijojë një shtet islamik. Kështu që është e siguritë sa ka interes për investime në Nigeri. Po, patjetër, nafta është me e fuqishme sesa frika nga “Boko Haram”-i.

Peruja është një vend me 1.3 mln km katrorë dhe një popullsi prej 25.6 mln vetash. Atje nxirren shumë minerale (argjend, zink, bakër, plumb, kallaj, bismut, volfram, selen, ar), kurse jashtë sistemit periodik të elementeve të Mendelejevit – nafta, gazi natyror, llojet më të vlershme drusore, kauçuku dhe, kuptohet, guanoja. Mirëpo, një sërë regjimesh ushtarake dhe luftërash partizane gjatë disa dekadave të fundit e keqësuan gjendjen sociale të vendit. Sipas të dhënave të OKB-së 50 për qind e peruanëve jetojnë në varfëri të madhe. Problemet ekonomike çojnë në 7000 për qind inflacion. Por, sa për investimet, ka shumë vend për to. Kush interesohet për peruanët?! Kush interesohet edhe për ne? Po, por Bullgaria nuk është nga bota e tretë, por është anëtare e BE-së dhe fakti se investimet nuk mund të realizohen kryesisht në industrinë nxjerrëse, ku janë miliardët e shumtë, por në sfera më pak fitimprurëse, nuk tregon se e ardhmja jonë e investimeve është katastrofike. Përveç kësaj është e qartë se investimet u kufizuan në mënyrë globale pas krizës financiare në vitin 2008.

Për periudhën 2005-2014 investimet në Bullgari janë me vlerë të përgjithshme 35 mlrd euro, sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare, kurse Agjencia Bullgare e Investimeve ka certifikuar gjithsej 185 projekte investuese me vlerë të përgjithshme 13 mlrd euro. Këto janë 37 për qind e të gjitha investimeve në vend, dhe në të njëjtën kohë janë hapur 60 mijë vende të reja pune. A është shumë, apo pak kjo? Le të zhvillojë përsëri CNBC-ja një anketë dhe të përgjigjet! Ne i dimë problemet tona – këto janë sistemi i drejtësisë, korrupsioni, burokracia. Tani duhet t’i zgjidhim këto çështje! Sa për investimet, investime ka pasur dhe do të ketë, në qoftë se dikush shqetësohet kaq shumë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD