Këshilli i Ministrave pohoi vendimin e vet të mëparshëm nga dhjetori i vitit 2014 për rritjen e pagës minimale – 180 euro për muaj nga 1 janari dhe 190 euro nga 1 korriku. Rritja është minimale – nga dhjetë euro dy herë në kuadrin e këtij viti. Ky hap duket formal dhe jo i rëndësishëm, por në fakt provokoi shumë reagime kontradiktore në shtet.
Sipas ligjit vendime të tilla të rëndësishme sociale dhe ekonomike duhet të pranohen dhe të miratohen nga Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin marrin pjesë qeveria, sindikatat dhe punëdhënësit. Ministri social Ivajllo Kallfin nga partia e majtë ABV nuk mori përkrahje nga ana e biznesit. Në fund të fundit Gjykata Administrative shfuqizoi dekretin e Këshillit të Ministrave për rritjen e pagës minimale pikërisht për shkak të mungesës së miratimit të Këshillit Trepalësh. Mirëpo ministri nuk hoqi dorë nga ideja e vet dhe arriti pranimin e dekretit të dytë për rritjen e të ardhurave minimale të nëpunësve në Bullgari. Argumenti i tij kryesor ishte se paga minimale nuk mund të jetë nën pragun e varfërisë, i cili për këtë vit është 143 euro për person.
Këto shifra mund të duken absurde për shumë prej njerëzve që jetojnë në shtetet më të pasura të Evropës, por ky është realiteti në Bullgari. Pothuaj gjysma e popullsisë së Bullgarisë jeton me të ardhura nën 180 euro për muaj. Pas disa ditësh punëdhënësit do të duhet të rritin pagat me të paktën 10 euro, ndryshe do të sanksionohen. Në shumë shtete paga minimale nuk ka rëndësi aq të madhe, por në Bullgari ajo është shumë e rëndësishme sepse ndikon shumë njerëz. Aq më shumë se ajo përdoret për llogaritjen e ndihmave sociale dhe për saktësimin e taksave të ndryshme.
Me rritjen e pagës minimale, qeveria hyn në konfrontim me rrjetin e afaristëve. Me siguri punëdhënësit do të përpiqen të gjejnë ndonjë mënyrë për ta shmangur ligjin. Ministri social Ivajllo Kalfin është bindur se rritja do të ketë një ndikim pozitiv mbi ekonominë bullgare. Nga ana e vet kryeministri Bojko Borisov e përkrah fort Ivajllo Kallfinin sepse është përfaqësues i partnerit qeveritar ABV. Dhe nuk është pa rëndësi potenciali elektoral i këtij formacioni – të mos harrojnë se pas pak kohe tek ne do të zhvillohen zgjedhje lokale. Përveç kësaj Bojko Borisovin shpesh e kritikojnë për pandjeshmërinë e tij sociale dhe me këtë hap ai fiton miratimin e elektoratit të majtë dhe të atij më të varfër.
Në fakt rritja e pagës minimale do të ketë një efekt minor për buxhetin dhe për shpenzimet shtetërore, sepse aktualisht të ardhurat janë të larta dhe qeveria mund të harxhojë më shumë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..