Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia e këngës “Danubi i qetë dhe i bardhë”

БНР Новини
Foto: detstvoto.net

Më 2 qershor – dita në të cilën nderojmë kujtimin e poetit-revolucionar Botev, çetarët e tij dhe dëshmorët për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, zgjodhëm t’ju tregojmë historinë e një kënge të dashur dhe shumë të njohur. “Danubi i qetë dhe i bardhë valëzohet...” – kështu fillon teksti, i krijuar më 20 maj 1876 nga patriarku i letërsisë bullgare Ivan Vazov. Sipas fjalëve të tij personale – “gjatë lajmit të parë për kalimin e Botjos tek Kozlloduji”. Në kujtimet e tij ai shkruan: “Të gjithë qemë të entuziazmuar, hollësirat për trimërinë burrërore dhe sikurse të marrë nga ndonjë legjendë transmetoheshin si ndonjë legjendë gojë më gojë. Nën përshtypjen e kësaj ngjarjeje unë shkrova vjershën time “Danubi i qetë dhe i bardhë valëzohet”, shumë shpejt pas kësaj e bërë jashtëzakonisht e njohur, e formuar si këngë. Nëpër kafet, nëpër rrugë, nëpër pijetore, aty ku takoheshim, flitej vetëm për këtë. Bisedat nisnin dhe përfundonin me Botevin”. Titulli origjinal i poemës është “Radecki” – në bazë të emrit të anijes, me të cilën Botevi dhe çeta e tij arrijnë bregun bullgar. Kënga, e krijuar në bazë të këtyre vjershave interpretohet me një numër të ndryshëm kupletesh. Kurse në krijimin origjinal letrar ato janë mbi 20.

Lidhja midis dy krijuesve të mëdhenj bullgar ka historinë e vet interesante. Mezi 15 vjeç, Vazovi bëhet ndihmës-mësues në qytetin Kallofer, tek dhaskali Botjo Petkov – babai i revolucionarit. Shpesh dëgjon shqetësimet e mësuesit të vet. Ato janë të shkaktuar nga temperamenti i tij i papërkulur dhe tepër i bujshëm të djalit të tij Hristo, i dëbuar nga gjimnazi në Odesa. Më vonë ka rast që personalisht të njihet me të. Botevi bile arrin që të fitoj Vazovin me idetë e veta revolucionare. Por, para së gjithësh me forcën e poezisë së vet, kuptohet.

Melodia e parë, në të cilën këndohet kënga “Danubi i qetë dhe i bardhë” (dhe për të cilën flet në kujtimet e veta Vazovi) dhe është nga një autor i panjohur. Sipas disa burimeve, kompozitori i muzikës, me të cilën është e njohur sot, po kështu është anonim. Por në biografinë e Ivan Karaxhovit është shkruar, se pikërisht ai është krijuesi i saj. Karaxhovi një veprimtar i njohur revolucionar bullgar dhe aktivist shoqëror paraqitet në këtë botë një vit përpara vdekjes së Botevit. Fshati i tij i lindjes është afër qytetit të sotëm Bllagoevgrad, gjatë asaj kohe në kufijtë e perandorisë Osmane. Përfundon gjimnazin bullgar të meshkujve në Selanik, aty bashkohet me VMRO-në (organizata revolucionare e brendshme e Maqedonisë). E vazhdon arsimin e vet në shkollën Perandorake korale në Sankt Peterburg, diplomohet gjatë vitit 1902. Një bashkëkohës i tij e përshkruan si një “bashkëbisedues i mirë dhe i këndshëm, një njeri shpirtgjerë, një bullgar i madh, i gllabëruar nga ideja për çlirimin dhe bashkimin e fisit bullgar...” Si një mësues në lëndën e këndimit dhe të shkrimit të notave në gjimnazin të cilin e ka përfunduar, shkruan muzikë në bazë të vjershave të Vazovit. Viti është 1909. Interpretuesi i parë është orkestra shkollore e frymëmarrjes. Krijimi i tij i sjellë mosmarrëveshje me autoritetet, e ndjekin, e dënojnë, e transferojnë në një gjimnaz tjetër. Deri në fund të jetës së tij (gjatë vitit 1934) Ivan Karaxhovi mbetet një pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftërat e VMRO-së.

Sot kënga “Danubi i qetë dhe i bardhë” është një pjesë e pandarë nga repertori i koreve të ndryshme për nga përbërja e tyre dhe orkestra të frymëmarrjes. Interpretohet në festa kombëtare dhe si një pjesë nga programet e koncerteve. Kjo këngë e shkëlqyer patriotike është këngë e dashur si për të mëdhenjtë ashtu dhe për të vegjlit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD